BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut zhvillohen në një kontekst shoqëror dhe politik që vazhdon të jetë thellësisht i polarizuar, vlerësoi Zyra e OSBE-ODIHR në raportin paraprak për zgjedhjet lokale. Sipas Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve mosbesimi në institucione, perceptimet për përhapjen e korrupsionit dhe tensionet mbi identitetin kombëtar dhe përfaqësimin etnik vazhdojnë të formësojnë mjedisin zgjedhor.
Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, që zhvillohen më 19 tetor, garojnë gjithsej 309 kandidatë për 81 poste për kryetar komune. Regjistri i votuesve mbulon afërsisht 1.83 milionë persona me të drejtë vote, nga të cilët 1.72 milion jetojnë në vend.
Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kandidatët janë kryesisht burra 277 (89.6%), ndërsa gra janë vetëm 32 (10.4%). Kandidatja më e moshuar si anëtare e Këshillit të Komunës së Manastirit është 97 vjeç.
Në bllokun maqedonas gara kryesore po zhvillohet midis partisë në pushtet VMRO-DPMNE dhe opozitës së udhëhequr nga LSDM, ndërsa tek blloku politik shqiptar beteja kryesore po zhvillohet midis koalicionit në pushtet VLEN dhe opozitës AKI.
Gashi: Demokracia matet me dinjitetin e garës
Kryeparlamentari Afrim Gashi ka bërë një thirrje për zhvillimin e një gare të drejtë, demokratike dhe dinjitoze.Sipas tij zgjedhjet nuk janë thjesht një formalitet institucional, por një mjet thelbësor për qytetarët që të zgjedhin drejtues me integritet dhe vizion.
"Demokracia nuk matet me fitoren e një individi apo partie, por me dinjitetin e garës. Prandaj, pres me besim që ky proces zgjedhor të jetë një dëshmi e pjekurisë sonë demokratike dhe reflektim i aspiratave tona europiane”, tha kryetari i Parlamentit Afrim Gashi.
Vlerësimi i OSBE-ODIHR
ODIHR theksoi se zgjedhjet po zhvillohen në një kohë debatesh të intensifikuara mbi ndryshimet kushtetuese të nevojshme për përparimin drejt Bashkimit Evropian dhe në kushte pakënaqësie sociale të intensifikuara pas zjarrit tragjiknë një klub nate në Koçan, i cili dëmtoi më tej besimin në institucione.
Misioni i OSBE/ODIHR-it arriti në përfundimin, se media në Maqedoni mbetet e ndarë përgjatë vijave politike dhe etnike, duke vepruar në një treg të kufizuar reklamash dhe me kapacitete të reduktuara profesionale. Televizioni mbetet burimi dominues i informacionit për qytetarët, por ndikimi i mediave online dhe rrjeteve sociale është vazhdimisht në rritje, shpesh pa mbikëqyrje efektive rregullatore.
Analisti politik Xhelal Neziri thotë se arsyeja përse mbizotëron e ashtuquajtura fushatë negative është se rivalët politikë nuk ofrojnë alternativa reale dhe të besueshme për zgjedhjet. Mungesa e besimit te votuesit i detyron partitë të përqendrohen te fushata negative. Kjo formë e propagandës negative drejtohet nga motoja "unë jam i keq, por kundërshtari im është edhe më i keq”.
"Pavarësisht përpjekjeve për të prezantuar projekte të bukura dhe zgjidhje efektive për problemet e qytetarëve, është e vështirë t'i bindësh votuesit se ato do të realizohen. Shumica e kandidatëve kanë përvojë politike - gjë që tani i pengon ata të bindin publikun se do t'i mbajnë premtimet e tyre”, shpjegon Neziri.
Politologu Petar Atanasovski thotë se fushata negative është më e pranishme tek partitë politike maqedonase. Akuzat e ndërsjellta për çështje që nuk kanë të bëjnë fare me pushtetin lokal janë dominante në takimet me votuesit.
"Qytetarët, thjesht, janë mësuar me këtë lloj politike dhe për fat të keq, politikanët ua atë u servirin. Jo gjithçka është aq "e zezë” në këtë fushatë zgjedhore, ka kandidatë që po zhvillojnë një fushatë pozitive dhe që i bazojnë premtimet e tyre tek nevojat e qytetarëve në komuna”, vlerson politologu Petar Atanasovski. Këto do të jenë zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut në vitin 1991./DW
Komisioni Evropian ka propozuar dyfishimin e tarifave për importin e çelikut, përkatësisht në 50 për qind, për të mb...
Dy gra nga Austria, Doris Grunëald dhe Jessica Baumgartner, të cilat ishin ndërruar gabimisht në maternitet në qytetin Graz në t...
Teksa Kazakistani po vazhdon me planet ambicioze për të ndërtuar një rrjet modern të vëzhgimit dhe për të përmir&...
Nga Dominic Waghorn/skynews Është e vështirë të kujtosh Lindjen e Mesme para 7 tetorit 2023, aq shumë gjëra kanë ndrysh...
Binjakët Udai dhe Hamza Abu Odah kanë lindur në Gaza më 2 nëntor 2023,dhe nuk njohin asgjë tjetër veç luftës. Q&e...
Një lazer është instaluar pranë aeroportit të Munihut për të mbrojtur aeroportin gjerman nga çdo pamje tjetër e d...
Bolonja– Tension i madh në qendër të Bolonjës mbrëmjen e së hënës gjatë demonstratës së thirrur n...
Shtëpia e Bardhë shpreh gatishmërinë e saj për t'i siguruar Ukrainës armët e fuqishme. Por përdorimi i tyre kërko...
Në vitin 2015, zëvendës presidenti i atëhershëm Joe Biden i tha CIA-s se do të “preferonte fuqimisht” që një...
Protestues pro-Palestinë të veshur me maska kanë mbyllur Urën e Kullës në Londër, ndërsa brohorisnin "nga lumi në...