BOTA

Austria drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga partia e ekstremit të djathtë

r.ll Përditësimi i fundit 5 Janar 2025, 21:47
Austria drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga partia e
Presidenti Alexander Van der Bellen

AUSTRI- Austria po shkon drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë (FPO), pasi përpjekjet për të formuar një qeveri pa këtë forcë politike dështuan duke sjellë si rezultat dorëheqjen e Kancelarit Karl Nehammer.

Zoti Nehammer, i cili njoftoi se po jepte dorëheqjen të shtunën vonë, kishte mbajtur bisedimet trepalëshe dhe më pas dypalëshe që synonin krijimin e një koalicioni të qendrës, në përpjekje për të shmangur një qeverisje të FPO-së, pasi partia euroskeptike dhe e afërt me Rusinë doli e para në zgjedhjet parlamentare të shtatorit.

Partia Popullore (OVP) konservatore e zotit Nehammer emëroi Sekretarin e Përgjithshëm Christian Stocker të dielën si udhëheqësin e saj të ri të përkohshëm.

Zoti Stocker kishte përsëritur prej kohësh qëndrimin e zotit Nehammer se OVP nuk do të qeveriste me udhëheqësin e FPO-së Herbert Kickl, por ai tha se gjërat tani kanë ndryshuar.

"Pres që kreu i partisë me më shumë vota të ngarkohet me formimin e një qeverie të ardhshme. Nëse ne jemi të ftuar në këto bisedime (koalicioni), ne do ta pranojmë ftesën," u tha ai gazetarëve.

“Prandaj nuk është çështja tek Herbert Kickl apo unë, por tek fakti se ky vend ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme tani dhe se ne nuk mund të vazhdojmë të humbim kohë në fushatat zgjedhore apo zgjedhjet”, tha ai.

Presidenti Alexander Van der Bellen, një ish-udhëheqës i të Gjelbërve të krahut të majtë, i cili ka shprehur rezerva rreth emërimit të zotit Kickl si kancelar, zemëroi FPO-në duke mos i kërkuar asaj të formonte një qeveri pas zgjedhjeve me arsyetimin se asnjë parti tjetër nuk ishte e gatshme t'i bashkohej asaj në një koalicion.

Megjithëse tha se situata ka ndryshuar tani, Presidenti Van der Bellen nuk tha shprehimisht se do t'i kërkojë zotit Kickl të drejtojë bisedimet e koalicionit.

Ai do të takohet me zotin Kickl të hënën dhe një kancelar i ri i përkohshëm do të emërohet javën e ardhshme. Zoti Nehammer do të qëndrojë në detyrë deri atëherë.

"Zërat brenda Partisë Popullore që përjashtojnë bashkëpunimin me një FPO-në nën Herbert Kickl janë zbutur. Kjo nga ana tjetër do të thotë se mund të hapet një rrugë e re që nuk ekzistonte më parë," tha Presidenti Van der Bellen në një fjalim drejtuar kombit./VOA

austri alexander van der bellen

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë