BOTA

Autorët u përpoqën t’i prisnin gishtat/ Detaje nga rrëmbimi i 24-vjeçarit në Greqi, këngëtari Ivan Greko dhe tre rrëmbyesit e tjerë "të njohur" nga autoritetet, të akuzuar më parë për vrasje

n.f Përditësimi i fundit 25 Maj 2025, 08:32

Autorët u përpoqën t’i prisnin gishtat/ Detaje nga

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rrëmbimin e djalit të një biznesmeni në Greqi që ndodhi mëngjesin e 6 majit në rajonin e Hymettus. Katër persona përfshirë këngëtarin e njohur Ivan Greko, krijuan një plan të organizuar rrëmbimi dhe zhvatjeje me qëllim nxjerrjen e një shpërblimi prej 50,000 eurosh.

Viktima u sulmua nga tre autorë pranë një garazhi në zonë, të cilët e imobilizuan duke përdorur dhunë fizike dhe e plagosën në gjymtyrët e poshtme me një objekt të mprehtë. Mes kërcënimeve me vdekje, ata e futën në një makinë dhe u nisën me të në një udhëtim torture, me destinacion përfundimtar qytetin bregdetar të Saronidës.

Gjatë gjithë udhëtimit, autorët e kanë rrahur me duar, me thikë dhe me kaçavidë në trup, duke i kërkuar pagesën prej 25,000 eurosh në para të gatshme dhe dorëzimin e një motoçiklete BMë me vlerë gjithashtu 25,000 euro. Në Saronida, atyre iu bashkua një bashkëpunëtor i katërt, i cili po ngiste një motoçikletë dhe mbante një armë zjarri, duke intensifikuar kërcënimet ndaj viktimës.

Në një plazh të shkretë në zonë, egërsia arriti kulmin. Autorët u përpoqën t’ia prisnin gishtat 24-vjeçarit me një prerës, por nuk arritën ta përfundonin aktin e shëmtuar për shkak të rezistencës së tij. Pasi e dhunuan për pesë orë, rrëmbyesit e detyruan të telefononte miqtë për të mbledhur shumën që ata kërkuan. Ai vetë, nën presion, pranoi të mblidhte paratë, ndërsa autorët u nisën për të mbledhur shumën në Glyfada.

Gjatë rrugës, 24-vjeçari arriti t’u shpëtonte rrëmbyesve dhe të lajmëronte menjëherë një mik, gjë që çoi në mobilizimin e policisë. Në orët e mbrëmjes së 22 majit, ekipet e policisë u vendosën në zona të ndryshme të Atikës dhe, pasi gjetën të gjithë anëtarët e organizatës kriminale, i imobilizuan ata dhe i çuan në Stacionin e Policisë ku u arrestuan.

Sipas mediave greke, Ivan Greko ka shkelur kodin penal ushtarak. Katër  të arrestuarit  kanë qenë shqetësim për autoritetet në të kaluarën dhe sipas SKAI-t, disa dyshohet se janë anëtarë të  një grupi zhvatjeje  aktiv në Vari. 

33-vjeçari i përfshirë në këtë rast u arrestua në vitin 2014 me akuzën e vrasjes me paramendim dhe vrasjes së mbetur në tentativë kundër dy vëllezërve në Agios Dimitrios, sipas të njëjtit informacion. Në të kaluarën, ai ishte arratisur nga burgu gjatë lejes dhe në vitin 2017 vodhi një makinë patrullimi me një oficer sigurie brenda. Sipas informacioneve, 33-vjeçari dyshohet se është i lidhur me një person që ishte viktimë e një tentative vrasjeje në Ano Liosia disa ditë më parë.

25-vjeçari i arrestuar është akuzuar gjithashtu për lëndime të rrezikshme trupore, prishje të qetësisë publike dhe kërcënime, ndërsa 23-vjeçari është akuzuar për dhunë ndaj punonjësve, përvetësim, grabitje dhe arratisje.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë