
KOREA E JUGUT- Ministria e Drejtësisë në Korenë e Jugut ia ka ndaluar presidentit të vendit, Yoon Suk Yeol udhëtimin jashtë vendit, teksa autoritetet hetojnë dyshimet për rebelim dhe akuza tjera, të lidhura me shpalljen jetëshkurtër të gjendjes së luftës nga ana e tij, javën e kaluar. Ky vendim i presidentit, i marrë të martën e kaluar, që ka rezultuar me angazhimin e trupave speciale nëpër rrugët e Seulit, e ka shtyrë Korenë e Jugut në një trazirë politike dhe ka rritur shqetësimet e partnerëve dhe fqinjëve.
Të shtunën, Yoon e ka shmangur një përpjekje të opozitës për ta rrëzuar nga pushteti, pasi disa deputetë e kanë bojkotuar procesin e votimit në Parlament. Megjithatë, opozita ka thënë se do të dorëzojë mocionin e ri këtë javë. Bae Sang-up, zyrtar i ministrisë, ka thënë në një seancë parlamentare se ia ka ndaluar Yoon-it largimin nga shteti, pas kërkesave të bëra nga policia, prokurorët dhe agjencia kundër-korrupsionit, teksa zgjerohen hetimet për veprimet e presidentit.
Të hënën, një zyrtar i lartë i Agjencisë Kombëtare të Policisë, u ka thënë gazetarëve se policia edhe mund të arrestojë presidentin, nëse përmbushen të gjitha kushtet. Ndonëse një president në detyrë në Korenë e Jugut ka imunitet nga ndjekja penale, sa është në pushtet, diçka e tillë nuk vlen kur bëhet fjalë për dyshimet për rebelim apo tradhti. Kjo do të thotë se Yoon mund të merret në pyetje dhe të ndalohet nga policia lidhur me dekretin e tij për shpallje të gjendjes së luftës.
Prapëseprapë, shumë vëzhgues dyshojnë që policia do ta ndalojë atë me forcë, pasi ka potencial për përleshje të mëdha me shërbimin presidencial të sigurisë. Teksa e ka shpallur gjendjen e luftës javën e kaluar, Yoon e ka quajtur parlamentin “strofkë kriminelësh”, dhe është zotuar për të eliminuar “mbështetësit e paturpshëm të Koresë së Veriut”. Vendimi i Yoon-it për shpallje të gjendjes së luftës, ka zgjatur vetëm gjashtë orë, sepse Asambleja Kombëtare ka votuar për ta rrëzuar këtë masë./ REL
korea e jugut
Artikuj te sugjeruar
ZH.LL
BOTA
9 Dhjetor08:02
Përditësim nga lufta, Zelensky: Shkon në 43 mijë numri i ushtarëve të vrarë në Ukrainë
ukraine
UKRAINË- Rreth 43,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë, ka th...
ZH.LL
BOTA
9 Dhjetor07:46
FOTO/ Pas arratisjes në Rusi, sirianët plaçkitën rezidencat e Bashar al- Asad në Damask
pallati i Assadit
SIRI- Sirianët plaçkitën rezidencat e Bashar al-Assad në Damask pasi ai u arratis në Rusi, ndërsa videot ...
I.A
BOTA
8 Dhjetor22:39
Fotoja e parë e Bashar al-Assad në Rusi pasi mori azil nga Moska
Bashar al-Assad
RUSI- Bashar al-Assad dhe anëtarët e familjes së tij u dhanë azil nga rusët. Agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti r...
I.A
BOTA
8 Dhjetor22:26
Shkup: Fronti Evropian shpall nismën ‘Roja e Gjuhës’
SHKUP- Koalicioni Fronti Evropian që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë, më 8 dhjetor ka njoftuar n...
E.D
BOTA
8 Dhjetor21:49
"Do të bashkëpunojmë me partnerët për alternativat në Siri"/ Biden: SHBA nuk e di ku al-Assad është, por...
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden tha të dielën se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët dhe palët e interesuara ...
E.D
BOTA
8 Dhjetor20:29
Biden: Rënia e Asad është një mundësi historike për popullin sirian
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden tha se rënia e regjimit të Asadit është një akt drejtësie që po u jep sirianë...
E.D
BOTA
8 Dhjetor18:51
Nga Ferrari yt Mercedez/ Çfarë gjetën rebelët në garazhdin e Bashar Al Assad (VIDEO)
SIRI- Dhjetëra automjete janë sekustruar në garazhin e Asadit, të cilat u braktisën nga ata që ikën nga Siria. Pasi gr...
E.D
BOTA
8 Dhjetor17:47
Nga mjek në diktator brutal, ngritja dhe rënia e Bashar al-Assad të Sirisë
SIRI- Al Assad në vitin 2002, paraqiti një figurë krejtësisht të ndryshme për autokratin brutal që do të bëhej, d...
I.A
BOTA
8 Dhjetor17:43
Rënia e Asadit është një goditje për prestigjin e Rusisë
Ishte fuqia e zjarrit ruse ajo që kishte ndihmuar në mbajtjen e Bashar al-Assad në pushtet për nëntë vitet e fundit. Por, brenda...
E.D
BOTA
8 Dhjetor17:29
"Rebelët rrëzojnë nga pushteti Assadin"/ VOA: Çfarë pritet të ndodhë
SIRI- Rebelët sirianë deklaruan se kanë rrëzuar nga pushteti presidentin Bashar al-Assad pasi morën kontrollin e Damaskut të die...