BOTA

Axios: Donacioni 6 mln dollarësh humbi gjatë drejtimit të ‘Kennedy Center’ nga Richard Grenell

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Tetor 2026, 23:48
Axios: Donacioni 6 mln dollarësh humbi gjatë drejtimit të

Ish-avokatja e Donald Trump, Alina Habba, i ka thënë presidentit se një tjetër këshilltar i tij kryesor — ish-drejtuesi i "Kennedy Center", Ric Grenell — nuk e kishte depozituar një donacion prej disa milionë dollarësh që bashkëshorti i saj miliarder, Turhan Mildon, i kishte dhuruar qendrës një vit më parë.

Dhe siç shkruan mediumi amerikan Axios, këtë e konfirmuan katër zyrtarë të lartë të administratës dhe tre persona të brendshëm të informuar mbi këtë çështje, përcjell Telegrafi.

Por vë në pah ky medium, Grenell i cilësoi deklaratat e Habbas drejtuar Trumpit si "absurde".

"Nuk kam kërkuar kurrë që asnjë cent të dërgohej diku tjetër me pretekstin se ishte për 'Kennedy Center' dhe nuk kam marrë kurrë asnjë pagesë prej tij. Le të sjellë prova për atë që thotë, në vend që të bëjë këto akuza absurde", citohet të ketë thënë Grenell.

Sipas mediumit në fjalë, kur Habba ngriti fillimisht akuzat kundër Grenellit, ajo tha se shuma totale e kontributit për "Kennedy Center" ishte 17 milionë dollarë, sipas burimeve.

Por, pasi mësoi detajet nga bashkëshorti i saj, ajo tha se shuma e kontributit në fjalë ishte 5,6 milionë dollarë.

Siç theksohet më tej, pasi kreu kontributin e pretenduar, Mildon nuk e verifikoi kurrë nëse ai ishte depozituar.

Ai besonte se pagesa ishte regjistruar sepse trajtohej si një donator VIP në "Kennedy Center", ku ishte njohur me Habba-n në fund të vitit 2025, para romancës së tyre të shpejtë dhe martesës, thanë burimet.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë i administratës theksoi me kujdes se "këto janë vetëm pretendime. Nuk e dimë nëse janë të vërteta. Mund të jetë thjesht një keqkuptim".

Një tjetër shtoi: "Presidenti nuk dëshiron të merret me këtë. Sigurisht, ai është i shqetësuar. Por nëse ka para të humbura, ky është një problem shumë, shumë i madh".

Por si erdhi deri te “kulmi i konfliktit”?

Sipas shkrimit në fjalë, mosmarrëveshja lindi nga miqësia mes Grenellit dhe Mildonit, thonë burimet që njohin konfliktin.

Ata kishin “interesa të përbashkëta” në Venezuelë në fillim të vitit 2025, menjëherë pasi Trumpi u rikthye në Shtëpinë e Bardhë.

Grenell, në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të Trumpit, po avokonte për normalizimin e marrëdhënieve të SHBA-së me liderin e atëhershëm të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Ndërsa Mildon, shtetas turk, kishte interesa të gjera biznesi në Venezuelë, të cilat rrezikoheshin nga fushata e presionit të ashpër të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, kundër Maduros.

Dhe Mildon dhe Habba, sipas burimeve, shkruan Axios, e zbuluan çështjen pasi marrëdhënia e tyre e biznesit me Grenellin u përkeqësua; Grenell kishte humbur një betejë të brendshme për pushtet brenda administratës kundër Marco Rubios, e cila kulmoi me arrestimin e Nicolas Maduros nga SHBA-ja më 3 janar dhe dërgimin e tij në Nju-Jork për t'u përballur me akuza për trafik narkotikësh.

Pas kësaj, në qershor, pasuesja e Maduros, Delcy Rodriguez, nxori një urdhër për anulimin e njërit prej kontratave të kompanisë së Mildonit për operimin e impianteve shtetërore të çimentos në Venezuelë, siç raportoi të hënën gazeta “New York Times”.

Një burim i njohur me situatën i tha “Axios”-it gjatë verës se veprimi i saj erdhi pjesërisht si pasojë e presionit nga qeveria amerikane.

Kështu, ndonëse pak muaj më parë, Grenell ishte mik me Mildonin dhe Habba-n, ai mungoi dukshëm në dasmën e tyre luksoze prej 10 milionë dollarësh, ku muajin e kaluar morën pjesë zyrtarë të rrethit të Trumpit, figura me ndikim dhe personalitete të njohura. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje