BOTA

Azerbajxhani: Rusia është zotuar se do t’i ndëshkojë përgjegjësit e rrëzimit të aeroplanit

M.B. Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2024, 22:41

Azerbajxhani: Rusia është zotuar se do t’i ndëshkojë

AZERBAJXHAN- Azerbajxhani ka thënë të hënën se Moska i ka premtuar se do t’i ndëshkojë përgjegjësit për rrëzimin e një aeroplani të kompanisë Azerbaijan Airlines, për të cilin Bakuja beson se është rrëzuar nga mbrojtja ajrore ruse. Aeroplani është rrëzuar në Kazakistan më 25 dhjetor, duke vrarë 38 prej 67 njerëzve në bord. Incidenti ka nxitur shumë kompani ajrore që t’i anulojnë fluturimet në Rusi, përfshirë linjën ajrore izraelite El Al, e cila ka thënë të hënën se do t’i pezullojë fluturimet drejt Moskës deri në fund të marsit.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ka kërkuar prej Moskës që të pranojë përgjegjësinë për rrëzim të aeroplanit, teksa ka bërë përpjekje të ulet në aeroportin e Groznit në jug të Rusisë. Rusia nuk e ka konfirmuar që një raketë e mbrojtjes së vet ajrore e ka goditur aeroplanin, ndonëse presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë Aliyevit përmes telefonit në fundjavë që sistemet kanë qenë aktive në atë kohë, dhe i vjen keq që incidenti ka ndodhur në hapësirën ajrore ruse.

Prokurori i Përgjithshëm i Azerbajxhanit ka thënë të hënën se shefi i Komitetit Hetues në Rusi, i ka thënë Bakusë se janë duke u ndërmarrë masa intensive për të identifikuar fajtorët dhe për t’i përballur me drejtësinë. Rusia ka thënë se e ka nisur hetimet e veta për incidentin, mirëpo nuk është deklaruar nëse pajtohet që aeroplani është goditur prej mbrojtjes së vet ajrore. Aliyevi ka qenë i ashpër në dënimin e Moskës – partnere e ngushtë e Bakusë – të dielën.

Ai ka thënë se aeroplani është “goditur aksidentalisht”, mirëpo është i zemëruar pse Rusia ka tentuar të fshehë shkakun e rrëzimit. Duke i kërkuar Putinit që ta pranojë përgjegjësinë, Aliyevi e ka akuzuar Rusinë se duke çuar përpara teori alternative, “ka treguar qartë se pala ruse ka tentuar të fshehë” realitetin.

Rusia ka thënë se Grozni, që gjendet në Çeçeni, rajon jugor i Rusisë, është sulmuar vazhdimisht me dronë ukrainas, kur aeroplani i kompanisë azerbajxhanase ka tentuar të ulet në mjegull të dendur. Të mbijetuarit kanë thënë se kanë dëgjuar shpërthime jashtë aeroplanit, i cili e ka devijuar rrugën më shumë se 400 kilometra dhe ka tentuar të aterojë në qytetin kazak, Aktau, por si përfundim është rrëzuar. Kazakistan ka thënë të hënën se i ka dërguar kutitë e zeza të aeroplanit në Brazil, ku e ka bazën kompania e prodhimit të aeroplamëve Embraer - të përdorur nga linja azerbajxhanase - për t’i kryer hetimet e detajuara./ REL

azerbjaxhani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë