BOTA

Baerbock optimiste se do te ketë një zgjidhje për CEFTA-n

n.f Përditësimi i fundit 1 Tetor 2024, 22:14
Baerbock optimiste se do te ketë një zgjidhje për CEFTA-n
Baerbock

GJERMANI- Tensionet e vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë mbeten sfida kryesore për Procesin e Berlinit, por ministrja gjermane e jashtme, Annalena Baerbock u tregua optimiste se deri në samit do të ketë një zgjidhje. Fokusi i konferencës përgatitore të ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit, të martën, 1 tetor, në Berlin, ishte bashkëpunimi në fushën arsimit, ekonomisë dhe politikës.

Në një deklaratë përfundimtare ministrat ranë dakord për katër pika kryesore: njohjen reciproke të diplomave universitare, harmonizimin e politikave të investimeve me standardet e BE-së, inkurajimin e partneritetit në fushën e kërkimit dhe inovacionit, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Marrëveshjet priten të finalizohen në samitin e Procesit të Berlinit, më 14 tetor, nën drejtimin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz. 

CEFTA ende jashtë agjendës


Projekti kryesor i samitit, marrëveshja e shumëpritur e tregtisë së lirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, e njohur ndryshe si CEFTA e re, nuk ishte pjesë e deklaratës. Shkak janë mosmarrëveshjet ende të pazgjidhura me Kosovën. Ministrja gjermane e punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, sikurse edhe më parë, në takimin e ministrave të ekonomisë zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck, vijojnë të jenë optimistë se do të gjendet një zgjidhje.

Baerbock tha se është me rëndësi, që në këtë dhjetëvjetor të Procesit të Berlinit të arrihet marrëveshja e CEFTA-s. "Ne po punojmë me përkushtim të madh që në samitin e ardhshëm të krerëve të shteteve dhe qeverive pas dy javësh të mos festohet vetëm 10-vjetori i Procesit të Berlinit, por që të arrihet një gur kilometrik i rëndësishëm, jo vetëm në drejtim të integrimit evropian, por veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

Deri atëherë, ka ende disa gjëra për të bërë. Por është e qartë për të gjithë se marrëveshja rajonale e tregtisë së lirë CEFTA nuk nënkupton vetëm një integrim ekonomik më të fortë dhe një treg rajonal të përbashkët, por që nga kjo përfitojnë në mënyrë konkrete si njerëzit, ashtu edhe kompanitë", tha Baerbock në një prononcim për median.

Pjesëmarrja e Kosovës në CEFTA varet nga heqja e bllokadës ndaj produkteve serbe, bllokadë e cila bie ndesh me parimet e tregtisë së lirë. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, u tregua optimiste se do të gjendet një zgjidhje deri më 14 tetor, por nuk mund të jepte më shumë detaje. Më parë një sërë ministrash pjesëmarrës në takim kishin kërkuar si nga Kosova ashtu edhe Serbia më shumë gatishmëri për kompromis. Ministri i Jashtëm i Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konaković, theksoi rëndësinë e zhvillimit të CEFTA-s në për të frenuar largimin e trurit nga Ballkani Perëndimor. Ai tha se shpreson që "liderët e Kosovës dhe Serbisë do ta kuptojnë këtë prioritet për të krijuar mundësi më të mira për të rinjtë në rajon".

Baerbock për Serbinë: Jo ndër dy karrige 


Donika Gërvalla nga ana e saj tërhoqi vëmendjen për rreziqet që vijnë në rajon për shkak të marrëdhënieve të ngushta të Serbisë me Rusinë. "Zëvendëskryeministri i Serbisë u takua së fundmi në Rusi me Putinin, prej të cilit mori udhëzime dhe theksoi se Rusia është një partner strategjik i Serbisë. Vulin theksoi qartë se Serbia nuk do të kërkojë anëtarësimin në NATO apo afrimin me Perëndimin. Për më tepër, Aleksandar Vulin vendosi lule në varrin e vrasësit masiv, Josef Stalin. Është e qartë se ne duhet të angazhohemi në dialog, por nuk duhet të jemi të verbër ndaj rreziqeve që po shtohen gjithnjë e më shumë në rajonin tonë", tha Gërvalla. 

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e pyetur për këtë rrezik të mundshëm nga Serbia tha se "është vendimtare që të mos qëndrosh në dy karrige njëkohësisht. Kushdo që dëshiron në Bashkimin Evropian, duhet të bëjë një zgjedhje të qartë për vlerat tona dhe për rendin paqësor evropian."

Procesi i Berlinit mbush dhjetë vjet 


Procesi i Berlinit, i iniciuar në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel feston këtë vit 10-vjetorin e krijimit. Synimi i tij është forcimi i bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimin e procesit të tyre të integrimit në Bashkimin Evropian. Vendet pjesëmarrëse përfshijnë Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë, si edhe shumë vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian dhe Britania e Madhe. Ndër arritjet kryesore të procesit janë heqja graduale e tarifave të roaming-ut, njohja e diplomave dhe krijimi i një tregu të përbashkët rajonal, që synon rritjen e integrimit ekonomik dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve pjesëmarrëse./ DW

annalena baerbock gjermani cefta

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë