BOTA

Barack dhe Michelle Obama elektrizojnë demokratët, mbështesin fuqishëm nënpresidenten Harris

n.f Përditësimi i fundit 21 Gusht 2024, 15:00
Barack dhe Michelle Obama elektrizojnë demokratët, mbështesin
Barack dhe Michelle Obama

SHBA-Ish-Presidenti amerikan Barack Obama iu drejtua demokratëve në Kuvendin Kombëtar të martën, duke thënë se Nënpresidentja Kamala Harris është zgjidhja e duhur për të sfiduar ish-Presidentin Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, ish-Presidenti dhe bashkëshortja e tij Michelle ishin folësit kryesorë të natës së dytë të Kuvendit në Çikago. Një pritje entuziaste në Kuvendin Kombëtar Demokrat për ish-Presidentin Barack Obama.

“Amerika është gati për një kapitull të ri. Amerika është gati për një histori më frymëzuese. Ne jemi gati për një Presidente Kamala Harris”, tha zoti Obama. Ai vuri në pah kontrastin mes Nënpresidentes Harris dhe rivalit të saj republikan, ish-Presidentit Donald Trump.

“Kamala Harris nuk do të mendojë vetëm për veten e saj. Ajo do të përqendrohet tek ju. Si presidente, ajo nuk do të kujdeset vetëm për mbështetësit e saj dhe të ndëshkojë ata që nuk janë dakord me të. Ajo do të punojë në emër të çdo amerikani – kjo është Kamala.”

Obama u prezantua nga gruaja e tij Michelle, e cila në fjalimin e saj tha se në kohën e shkurtër deri në zgjedhje, demokratët duhet të bëjnë fushatë intensive për Harris.

"Nuk mundet thjesht të vrasim mendjen nëse ky vend do të zgjedhë dikë si Kamala. Duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për të zgjedhur dikë si Kamala", tha zonja Obama.

Megjithëse procesi i emërimit të zonjës Harris si kandidate u bë në fillim të këtij muaji, një apel ceremonial i votave të shteteve, tregoi entusiazmin e demokratëve për të.

Nënpresidentja Harris falënderoi delegatët nga distanca nga një tubim zgjedhor në Miluoki të Viskonsinit. Një nga folësit e mbrëmjes ishte edhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff i cili e quajti gruan e tij një luftëtare optimiste.

"Ajo do të udhëheqë me bindjen se pavarësisht nga origjina jonë apo cilit grup i përkasim, ne jemi më të fortë kur luftojmë për atë që besojmë, jo vetëm kundër asaj që i druhemi”, tha ai.

Në natën e dytë të Kuvendit Demokrat folën edhe disa ish-anëtarë të administratës së zotit Trump dhe zyrtarë republikanë që mbështesin zonjën Harris.

“Trump bëri premtime të mëdha: për rritje ekonomike të pakufizuar, për një rilindje të prodhimit amerikan, një kufi të sigurt. Por rezultoi që i kishte vetëm fjalë”, tha John Giles, kryebashkiak republikan i qytetin Mesa të Arizonës.

Të mërkurën, do t’u drejtohet delegatëve në Çikago Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, i cili do të pranojë zyrtarisht emërimin e partisë si kandidat për nënpresident./ VOA

barack dhe michelle obama shba kama harris

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë