BOTA

“Bashkëpunim i rrezikshëm” mes Koresë së Veriut dhe Rusisë/ Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë: Kemi trajtuar së bashku secilin problem

E.D Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2024, 22:55

“Bashkëpunim i rrezikshëm” mes Koresë së Veriut

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka lartësuar të premten bashkëpunimin mes Koresë së Jugut, Japonisë dhe SHBA-së, për luftimin e asaj që ai e quajti bashkëpunim i rrezikshëm dhe përshkallëzues mes Koresë së Veriut dhe Rusisë.

“Jam krenar sa larg kemi arritur. Ne e kemi trajtuar së bashku secilin problem”, tha Biden. 

Biden foli para takimit në Peru me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, dhe kryeministrin e Japonisë, Shigeru Ishiba. Takimi mes tyre u zhvillua mes shqetësimeve të shtuara për partneritetin në rritje ushtarak midis Koresë së Veriut dhe Rusisë, si dhe për shpeshtimin e testimit të raketave balistike nga Pheniani.

Ata u takuan në margjinat e samitit për Bashkëpunimin Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC ) në Peru, në një kohë kur Koreja e Veriut i ka dërguar mijëra trupa në Rusi për ta ndihmuar Moskën t’i rimarrë territoret në rajonin kufitar të Kurskut, pas një inkursioni befasues të Ukrainës atje në gusht.

Sipas vlerësimeve të Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Ukrainës, rreth 12.000 trupa koreanoveriore janë dërguar në Rusi. Zyrtarë të inteligjencës amerikane dhe koreanojugore thonë se Koreja e Veriut gjithashtu i ka dhënë Rusisë sasi të mëdha municionesh.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, urdhëroi gjithashtu një sërë testimesh raketore në prag të zgjedhjeve të 5 nëntorit në SHBA dhe pretendon se vendi i tij ka përparuar në përpjekjet për të ndërtuar armë për ta goditur drejtpërdrejt SHBA-në. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë janë të shqetësuar se Pheniani mund të ndërmarrë veprime më provokuese para përurimit të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, dhe ditëve të para të administratës së tij në janar.

Biden ndodhet për një vizitë gjashtëditore në Amerikën Latine për samitet e fundit të mëdha ndërkombëtare gjatë presidencës së tij. Pas APEC-ut, ai do të marrë pjesë në një mbledhje në Brazil të liderëve të Grupit të 20 ekonomive kryesore. Ai ka të ngjarë të përballet me pyetje nga liderët botërorë për administratën e ardhshme, për atë se çfarë do të nënkuptojë për ta kthimi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë