Pedagogët sot në protestë në orën 10:00, marshim në mbështetje të studentëve
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të...
Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve ...
Dashi Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite. Do ndiheni mirë p...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e studentëve duhet të paguajn&...
Furtuna e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në administratën shtetërore ka nisur të marrë formë konkrete. Pas ultimatum...
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Ramush Haradinaj, ish-komandanti i UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, u përmend në Gjykatën Speciale në Hagë, gjatë dëshmisë së James Rubin, i cili ishte Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Publike dhe Zëdhënës Kryesor i Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright gjatë luftës në Kosovë.
Ish-zyrtari i lartë amerikan tha se akuzat “e rreme, të fabrikuara” ndaj ish-krerëve të UÇK-së, kanë pasur për qëllim “të ndikonin në mbështetjen tonë dhe ta cenonin marrëdhënien tonë”.
Për ta shpjeguar këtë marrëdhënie, ai përmendi se në vitin 1999, kishte mësuar se zyrtarë amerikanë të zbulimit ishin në kontakt me UÇK-në, veçanërisht përmes ish-komandantit për rajonin e Dukagjinit, Ramush Haradinajt. Për kryetarin aktual të AAK-së, Rubin tha se “kishte vite” që ishte “në kontakt” me CIA.
Haradinaj tha mbrëmë se në luftë ka bërë “disa stërvitje të sigurisë”.
“Emri im me siguri ka depërtuar aty-këtu diku nëpër ato radarët e atyre të sigurisë, inteligjencave”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova.
Haradinaj tha se ka pasur komunikim me institucionet amerikane të sigurisë shumë vjet përpara luftës.
“Unë jam ruajtur në Shqipëri, nuk jam identifikuar mjaftueshëm. Jam ruajtur shumë. Profilin e kam ruajtur shumë kujdesshëm, që të mos ekspozohem pa nevojë”, tha ai.
Temat e sigurisë, Haradinaj tha se “nuk janë showbiz”.
“I obligohesh heshtjes profesionale edhe deri në atë dynje”, tha ai, ndërsa shtoi se ka çështje që edhe ai vetë do t’i marrë me vete deri në vdekje.
“Unë me siguri do të marrë me vete çështje që janë… unë nuk do t’i lë në këtë jetë”.
Nëse s’do të fliste vetë James Rubin për marrëdhënien e tij me CIA, Haradinaj tha se “s’do të guxoja të flisja ashtu, dhe s’guxoj realisht, sepse është ofendim i marrëdhënies”.
“Marrëdhëniet e sigurisë nuk janë çdoherë marrëdhënie për publik, për showbiz, sepse publik janë edhe armiqtë. Nuk bëhen ato punë kështu siç po ndodhin, siç po i shohim disa kështu me nxitim. Në siguri s’bën me e marrë meritën menjëherë. Le të ndodh vepra, le t’i mbetet popullit tënd”, tha ai.
Me urdhër të tij, Haradinaj tha se në zonën e Dukagjinit “ka qenë e ndaluar me mbajtë material incizues”.
“Në zonën e Dukagjinit… ne s’kemi qenë produksion”, tha ai.
Haradinaj shpjegoi se, siç tha, disa zyrtarë amerikanë, për çështje të sigurisë, duhet të heshtin gjatë gjithë jetës. Ai tha se në disa raste, si ky me Rubin, “është afati 25 vjet”.
“Zyrtarët amerikanë, edhe kur janë në pension, ose kur lirohen nga detyra, i obligohen heshtjes. Sepse kur bëjnë kontratë pune… Për shembull, kur punon në Departament të Shtetit apo në ndonjë institucion tjetër, sidomos ato të inteligjencës apo të sigurisë, ata i obligohen heshtjes për çështje profesionale, në disa raste gjatë gjithë jetës. Gjithë jetën, pra, janë të detyruar të heshtin. E ka raste të tjera, është afati 25 vjet, është protokolli”, tha ai.
Si palë e jashtme, në këtë rast, Haradinaj tha se do ta sakrifikonte jetën e tij nëse institucionet e sigurisë amerikane do t’ia kërkonin këtë.
Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rimarrin bazën ajrore të Bagramit në Afganistan, tha Presidenti Donald Trump të enjten (18 shta...
Qindra mijëra njerëz morën pjesë në protestat kundër masave shtrënguese në të gjithë Francën të enjt...
Udhëheqësit botërorë mblidhen në Nju Jork javën e ardhshme për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e domi...
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ua kanë vazhduar masën e paraburgimit Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Kra...
Policia e Kosovës ka gjetur pajisje ushtarake dhe municion në pronën e njërit prej dhjetëra të akuzuarve për sulmin e armatos...
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se vrasja e Charlie Kirk, ishte tmerrshme, duke shtuar se ai u vra për mendimet e tij. Gjatë konferenc&eum...
Një zhvillim i ri ka dalë në dritë lidhur me vrasjen makabre të Ilaria Sulës, 22-vjeçares që u vra më 26 mars n...
Një krim i rëndë ka tronditur qytetin turistik të Benidormit në Spanjë, ku një grua britanike 64-vjeçare ësht&e...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka uruar kryeministrin Edi Rama në X, për nisjen e mandatit të katërt qeverisës, pas mi...
Punëtorët çanë një pengesë simbolike shkëmbore të enjten, duke hapur një tunel nëntokësor midis Austris...