“Protestoj për të ardhmen e fëmijëve të mi”/ Qytetari: Jam shoqëruar disa herë nga policia, por nuk tërhiqem
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
BRUKSEL- Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE) do ta japin dritën jeshile më 9 prill për paketën më të madhe deri më sot të ndihmës ushtarake vdekjeprurëse të bllokut për Moldavinë, në vlerë të 20 milionë eurove.
Ky vendim është i rëndësishëm, sepse Moldavia është vend neutral me kushtetutë dhe në të kaluarën BE-ja i ka dhënë vetëm ndihmë që cilësohej "jovdekjeprurëse", si automjete ushtarake, mbikëqyrje ajrore dhe pajisje për përforcimin e sigurisë kibernetike.
Kjo ndryshoi vitin e kaluar, kur Brukseli ofroi 9 milionë euro për raketa me rreze të shkurtër për sistemet e mbrojtjes ajrore.
Tani, BE-ja është duke e dyfishuar këtë sasi. Ky është pasqyrim i asaj që diplomatët e BE-së më thanë: gjendja e ndjeshme në të cilën ndodhet Moldavia, për shkak të një Rusie gjithnjë e më kërcënuese dhe aktive që po ushtron trysni mbi vendet që duan të afrohen më shumë me Perëndimin.
Sipas propozimit të parë nga Radio Evropa e Lirë (REL), me këto para do të bihen “tetë sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër, të cilat përbëhen nga afërsisht tetë hedhës dhe rreth 24 raketa”.
Në dokument theksohet se zbatimi i kësaj mase do të kryhet nga Qendra Estoneze për Investime në Mbrojtje, e cila i ka furnizuar gjithashtu Kishinjevin me pajisje vitin e kaluar.
Propozimi thekson se “masa e propozuar e ndihmës do t’i përmirësojë performancën dhe efektivitetin operacional të Forcave të Armatosura të Moldavisë, duke zëvendësuar pajisjet e vjetruara të epokës sovjetike dhe/ose duke krijuar kapacitete të reja”.
Moldavia synon të anëtarësohet në BE brenda kësaj dekade, dhe bisedimet për anëtarësim pritet të nisin zyrtarisht në muajt në vijim.
Dokumenti vë në pah se masat gjithashtu synojnë ta afrojnë më shumë Kishinjevin me BE-në, duke shtuar se veprimet ndërmerren “me qëllim të forcimit të kapaciteteve të Republikës së Moldavisë për të marrë pjesë në misione dhe operacione të politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes të BE-së, si dhe përshpejtimin e përputhshmërisë dhe ndërveprueshmërisë me standardet e bllokut”.
Miratimi i këtyre masave vjen vetëm një javë pasi të njëjtët ambasadorë të BE-së miratuan një tjetër pako ndihme financiare për të plotësuar këtë të parën.
Paketa tjetër, me vlerë 40 milionë euro, është ajo që blloku e quan ndihmë ushtarake jovdekjeprurëse. Nga kjo shumë, gjysma do të përdoret për të blerë rreth 33 automjete taktike me lëvizshmëri të lartë për të zëvendësuar automjetet e vjetra të tipit sovjetik.
Ndërsa 20 milionë eurot e tjera janë për një sistem integrimi taktik të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër, që në thelb do të mundësojë funksionimin pa telashe të hedhësve dhe raketave të ofruara në paketën “vdekjeprurëse”.
Shuma prej 60 milionë eurosh në total është mbështetja më e madhe vjetore që i jepet republikës së vogël të Evropës Lindore që kur Brukseli filloi këtë lloj ndihme në vitin 2021.
Shifra totale që nga ajo kohë do të arrijë tani në 197 milionë euro, të gjitha nën kuadrin e Mekanizmit Evropian për Paqe (EPF), një mekanizëm jashtë buxhetit të BE-së që gjithashtu i ka mundësuar BE-së të ofrojë miliarda euro ndihmë vdekjeprurëse për Ukrainën që nga pushtimi i saj i plotë nga Rusia më shumë se tre vjet më parë.
Një aspekt tjetër interesant i propozimit është se përmendet mundësia që Shtetet e Bashkuara, nën administratën e re të Trumpit, mund të tërhiqen nga roli aktiv në sektorin e mbrojtjes së Moldavisë.
Në dokument thuhet se “në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara kanë qenë kontribuues i madh në fushën e mbrojtjes në Moldavi, si në trajnime ashtu edhe në mbështetje me pajisje. Vendimet nga administrata e re amerikane për mbështetjen e ardhshme janë ende në pritje”.
Megjithatë, shtohet se “sipas një reagimi paraprak nga Ministria e Mbrojtjes e Moldavisë, një reduktim i mundshëm i mbështetjes amerikane në trajnime nuk do të ndikonte në pajisjet e ofruara në kuadër të masave të ndihmës nga EPF-ja”.
Interesante është se miratimi i EPF-së për Moldavinë ka kaluar pa probleme, ndërsa diskutime ndërmjet grupeve të punës të BE-së kanë vazhduar pa pengesa të mëdha.
Kjo bie në kontrast të fortë me kërkesat e EPF-së për Ukrainën, të cilat janë bllokuar nga Hungaria për gati dy vjet, si dhe një propozim të ri për Armeninë për të cilin gjithashtu Budapesti ka pasur kundërshtime. Hungaria e shtyu miratimin e parë ndonjëherë të fondeve të EPF-së për Jerevanin, në vlerë 11 milionë euro, për disa muaj vitin e kaluar para se ta miratonte dhe tani po përsërit të njëjtën taktikë bllokimi.
Paketa e re, e parë nga REL-i, përmban 20 milionë euro të destinuara kryesisht për pajisje mjekësore për Forcat e Armatosura Armene. Si vitin e kaluar, diplomatët e BE-së më thonë se Budapesti po vonon miratimin duke argumentuar se Azerbajxhani, i cili ka marrëdhënie të ngushta me Qeverinë hungareze të udhëhequr nga Fidesz, duhet të përfitojë gjithashtu nga një ndihmë e ngjashme./REL
GJERMANI- Skenarët e gatishmërisë për kriza, fatkeqësi apo situata lufte duket se po zhvillohen nga Ministria Gjermane e Mb...
GJERMANI- Kampi i përqendrimit Buchenwald ka qenë një nga kampet më të mëdha të përqendrimit në tokën gjerma...
SHBA- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump më 17 prill në Uashington. Të...
JEMEN- Rebelët Houthi të Jemenit njoftuan të martën se gjashtë persona, përfshirë katër fëmij...
foto ilustruese PRISHTINË- Sot shënohen 17-vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kushtetuta e ...
foto ilustruese SHBA- Në pak muajt e shkurtër që ka qenë në detyrë, presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar dh...
donald trump SHBA- Tarifat e presidentit Donald Trump për 60 vendet të cilat ai i cilësoi si "shkelësit më të këqin...
GJERMANI- Deri në mesditë vlerësohet se CDU/CSU dhe Partia Socialdemokrate SPD do të arrijnë një marrëveshje për ...
SANTO DOMINGO- 98 persona u vranë dhe më shumë se 150 të tjerë u plagosën të hënën mbrëma kur ça...
TURQI- 27-vjeçarja Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura teksa tentoi t'i shpët...