BOTA

BE: 1.6 miliardë dollarë të disponueshme për Ukrainën nga interesat e llogarive të ngrira të Rusisë

M.B. Përditësimi i fundit 27 Korrik 2024, 08:17
BE: 1.6 miliardë dollarë të disponueshme për Ukrainën
Foto ilustruese

BRUKSEL- Bashkimi Evropian njoftoi të premten se ka bërë të disponueshme për Ukrainën 1.6 miliardë dollarë fonde që janë përftuar nga interesat e rreth 225 miliardë dollarëve në pasuri të ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë. Pasuritë e Rusisë, të ngrira nga sanksionet e vendosura pasi Moska filloi sulmin frontal në shkurt 2022, pritet të gjenerojnë çdo vit rreth 3.2 miliardë dollarë.

Zyrtarët e BE-së thonë se 90% e fondeve do të qëndrojnë sidoqoftë në llogaritë evropiane që përdoren për të rimbursuar vendet anëtare që dërgojnë armatime, municione dhe paisje drejt Ukrainës. Pjesa e mbetur prej 10% do të përfshihet në buxhetin e BE-së për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës. Ukraina ka shprehur shqetësimin se forcat ruse do të përparonin më tej nëse do të ndalej mbështetja financiare.

Zyrtarët ukrainas njoftuan të premten se u godit me raketa një aeroport ushtarak rus në Krime, i fundit në një seri sulmesh në rajon. Në një deklaratë të qarkulluar nga Ukraina thuhet se aeroporti shpesh përdoret nga Rusia për të kontrolluar hapësirën ajrore dhe për të nisur sulme kundër Ukrainës.

Sipas Ukrainës, sulmet në Krime e kanë detyruar Flotën e Detit të Zi të marinës ruse të zhvendosë anijet luftarake në një port më të sigurtë. Dhjetëra mijëra qytetarë ukrainas raportohet të kenë mbetur pa energji të premten pas një sulmi me dronë të forcave ruse ndaj objekteve energjetike të Ukrainës. Pesëmbëdhjetë individë thuhet se janë plagosur në sulmet që shkaktuan zjarre të mëdha, sipas zyrtarëve ukrainas, të cilët thanë se u dëmtuan gjithashtu gjashtë godina banimi.

Zyrtarët thanë se 20 nga 22 dronët rusë ishin rrëzuar gjatë sulmit. Finlanda, vend anëtar i NATO-s, njoftoi se dyshon që Rusia ka shkelur territorin e tyre të premten, kur një anije ruse mendohet se është parë në Gjirin e Finlandës. Më 10 qershor, ky vend raportoi katër avionë rusë në hapësirën e tij ajrore.

Ukraina u akuzua për shantazh të premten nga Hungaria për bllokimin e tranzitit të naftës nga Lukoil, një kompani ruse. Kjo ndodhi pasi Ukraina vendosi sanksione në qershor për të bllokuar tranzitin e naftës së papërpunuar ruse nëpërmjet tubacionit Druzhba.

Mosmarrëveshja ka treguar se si disa vende të BE-së, si Sllovakia dhe Hungaria, ende varen nga energjia ruse mbi dy vite pas një vendimi në bllok për të ndalur importet e naftës pas sulmit rus në Ukrainë. Qeveritë në Bratislavë dhe Budapest, të cilat kundërshtojnë sanksionet kundër Moskës dhe dërgimin e ndihmës ushtarake në Kiev, kanë kritikuar Ukrainën për ndalimin e furnizimeve nga kompania Lukoil. Ata kërkojnë që BE-ja të ndërmjetësojë për këtë mosmarrëveshje.

Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orban, tha të premten se vendimi i Ukrainës ishte një shantazh për shkak të qëndrimeve të Hungarisë dhe Sllovakisë për luftën e Rusisë në Ukrainë. Zyrtarët ukrainas mendojnë se vendimi për të zbatuar sanksionet nuk është shantazh dhe nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje./ VOA

ukraina

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë