BOTA

BE: Bashkësia Politike Evropiane të forcohet dhe të mos zhduket!

n.f Përditësimi i fundit 15 Korrik 2024, 14:51
BE: Bashkësia Politike Evropiane të forcohet dhe të mos zhduket!
BE

BRUKSEL- Pas samiteve të fundit të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si dhe atij të grupit të vendeve më të industrializuara, G-7, në Londër, më 18 korrik, do të zhvillohet samiti i radhës i udhëheqësve të vendeve të përfshira në Bashkësinë Politike Evropiane.

Ky është bërë tashmë forumi më i madh evropian, ku marrin pjesë më shumë se 50 liderë nga vendet evropiane, si dhe nga organizatat evropiane. Takimi i këtij viti ka një simbolikë të veçantë, pasi zhvillohet në vendlindjen e liderit të famshëm britanik, Winston Churchill. Do të jetë, po ashtu, samiti i parë ndërkombëtar me mikpritës kryeministrin e ri britanik, Keir Starmer, i cili mori detyrën në fillim të korrikut.

Për Bashkimin Evropian, forcimi i Bashkësisë Politike Evropiane konsiderohet me rëndësi të veçantë. Ai dëshiron që ky forum të forcohet dhe ekzistenca e tij të mos vihet në dyshim. Ai, po ashtu, e sheh atë si një mundësi për t’i përfshirë në debat për çështje të interesit të përbashkët edhe ato vende evropiane që i ndajnë vlerat e përbashkëta, por që nuk janë vende anëtare të BE-së.

Përderisa BE-ja i ka 27 vende anëtare, në Bashkësinë Politike Evropiane janë 44 vende. Prej se është lancuar kjo iniciativë, rreth dy vjet më parë, udhëheqësit e saj janë takuar tri herë. Takimi i parë u zhvillua në Pragë në vitin 2022, kur Çekia kishte kryesimin e radhës së Bashkimit Evropian; i dyti në Kishinjev të Moldavisë në qershor të vitit 2023, ndërsa i treti në Granadë të Spanjës në tetor të vitit 2023.

I katërti do të zhvillohet në Britani të Madhe, pasi është vendosur që nikoqir të jetë njëherë një vend anëtar i BE-së, ndërsa herën tjetër një vend evropian që nuk është në BE. Burimet e BE-së thonë për Radion Evropa e Lirë se ky takim mund të shërbejë për të diskutuar me partnerët edhe rreth qëndrimeve të tyre ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë, raporteve të Evropës me Kinën dhe sfidave të tjera të përbashkëta, siç janë: migrimi dhe ndryshimet klimatike.

BE-ja e sheh Bashkësinë Politike Evropiane edhe si një forum të rëndësishëm për raportet me vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe pse ato janë kandidate apo kandidate potenciale për anëtarësim të plotë në BE. Të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë pjesëmarrëse të rregullta të samiteve në Bashkësisë Politike Evropiane. Në këtë forum, pa ndonjë pengesë, ka marrë pjesë edhe Kosova. Udhëheqës të saj ishin të pranishëm edhe në dy samitet që u zhvilluan në vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës - Moldavi dhe Spanjë.

Një burim i BE-së thotë për Radion Evropa e Lirë se bashkëpunimi me Britaninë e Madhe është i rëndësishëm sa i përket angazhimit me Ballkanin Perëndimor.

“Pas Brexit-it, pra pas largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja, NATO-ja ishte forumi i vetëm, ku mund të bashkëvepronim edhe rreth çështjeve në Ballkanin Perëndimor, sidomos rreth Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës. Tash kemi mundësi që edhe përmes Bashkësisë Politike Evropiane të diskutojmë me partnerët britanikë për këto çështje. Prandaj, ky samit në Britani ka rëndësi”, thotë ky burim.

Edhe pas largimit nga BE-ja, Britania e Madhe, sipas diplomatëve evropianë, ka mbajtur një interes të madh për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, ku i ka mbështetur edhe qëndrimet e BE-së.

Si shembull përmendet mbështetja për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin e lehtëson BE-ja, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Takimi i këtij viti i Bashkësisë Politike Evropiane zhvillohet, po ashtu, në kohën kur Bashkimi Evropian po kalon përmes një faze të tranzicionit institucional.

Pikërisht në ditën kur nis ky samit në Londër, në një seancë plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg do të votohet për zgjedhjen e Ursula von der Leyenit presidente të Komisionit Evropian edhe për një mandat të ri pesëvjeçar. Për këtë, udhëheqësit e vendeve të BE-së tashmë janë pajtuar, por duhen siguruar edhe votat në Parlamentin Evropian.

Ky samit i Bashkësisë Politike Evropiane do të jetë i fundit për presidentin aktual të Këshillit Evropian, Charles Michel. BE-ja ka emëruar tashmë ish-kryeministrin e Portugalisë, Antonio Costa, si pasardhës të Michelit në këtë post. 

Në Bruksel thonë se këto ndryshime, nëpër të cilat po kalon BE-ja, nuk ndikojnë në qëndrimin e fuqishëm të BE-së për mbështetjen afatgjate të Bashkësisë Politike Evropiane. Idenë për krijimin e saj e ka përmendur i pari presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e pas tij edhe Michel.

Bashkësia Politike Evropiane nuk është një organizatë formale, por shërben si forum, ku së paku një herë në vit liderët e 44 vendeve evropiane mblidhen dhe diskutojnë për çështje të interesit të përbashkët.

Kur ideja është përmendur për herë të parë, ka pasur edhe disa dyshime nëse kjo bashkësi do të shfrytëzohej si alternativë për zgjerimin e BE-së. Por, në BE kanë siguruar se Bashkësia Politike Evropiane, në asnjë mënyrë, nuk ka për qëllim ta zëvendësojë procesin e zgjerimit të BE-së, e as të bëjë gara me organizatat ekzistuese, strukturat apo proceset./ REL

be

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë