BOTA

BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës të adresohen në dialog

r.ll Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2024, 14:55
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri
foto ilustruese

BRUKSEL- Bashkimi Evropian tha se po ndjek me kujdes zhvillimet në veri të Kosovës të lidhura me funksionimin e shërbimeve që mbështeten nga Serbia. Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, tha se këto çështje duhet të adresohen në kuadër të dialogut të Brukselit për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi duke ndjekur zhvillimet dhe jemi në dijeni për raportet për arrestimin e një drejtori serb të shkollës në Kosovë. Unë mund të rikujtoj se BE-ja ka qenë shumë, shumë e qartë se statusi dhe tranzicioni i disa shërbimeve të mbështetura nga Serbia, sidomos sistemi shkollor dhe edukativ, duhet të adresohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, paralelisht me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është obligim i kamotshëm i autoritetvee të Kosovës”, tha Stano, duke bërë thirrje për përmbajtje nga hapat e njëanshëm.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka ndërmarrë disa veprime në veri, që janë kritikuar nga faktori ndërkombëtar. Ekzekutivi kosovar ka ndaluar përdorimin e dinarit serb, ka mbyllur disa degë të postës serbe, si dhe institucione paralele, duke thënë se kanë cenuar kushtetutshmërinë e Kosovës.

Në shtator të këtij viti, ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, i tha Radios Evropa e Lirë se institucionet arsimore dhe shëndetësore në veri, që funksionojnë sipas sistemit serb, aktualisht, nuk kërcënohen nga mbyllja e mundshme, por shtoi se serbët e Kosovës “duhet të jenë të gatshëm për një skenar që nuk do të na pëlqejë”.

“Hapat e njëanshëm që zvogëlojnë qasjen në këto shërbime, në shëndetësi apo shkollim, do të kishin efekt negativ në jetën e përditshme të njerëzve dhe në kushtet e jetës për serbët dhe komunitete tjera në Kosovë. Ky do të ishte dështim i Kosovës në respektimin e obligimeve nga procesi i integrimit të Kosovës”, tha Stano.

Duke u përgjigjur në pyetjet rreth kërcënimeve të Serbisë se mund të tërhiqet nga dialogu, Stano tha se dialogu është kusht si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë në procesin e integrimit në BE. Ai tha se nuk përparim në dialog, nuk do të ketë përparim as në procesin e integrimit.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja bazohet në nevojën dhe gatishmërinë e të dyja palëve për të arritur një marrëveshje me ndihmë e BE-së. Kjo është diçka që palët kanë kërkuar dhe që është mbështetur nga BE-ja dhe nga Kombet e Bashkuara. Pra, ne do ta lehtësojmë dialogun për aq sa palët do të jenë në dialog dhe për aq sa ato do të jenë të interesuara për procesin e anëtarësimit në BE. Nëse nuk do të ketë dialog nuk do të ketë proces të integrimit”, tha Stano.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog në Bruksel që nga viti 2011. Procesi, i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, synon normalizimin e raporteve mes vendeve. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica nga to nuk janë zbatuar./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë