Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...

BRUKSEL- Komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerimin, Marta Kos tha sot se procesi i anëtarësimit të shteteve të reja në këtë bllok ishte bërë “edhe më i vështirë” përkundër luftës në Ukrainë, e cila i detyroi shtetet anëtare të mendojnë për zgjerimin e tij. Ajo i bëri këto komente në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ku bashkë me kryeministrat e Kroacisë, Malit të Zi dhe Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, dy shtete kandidate për t’u anëtarësuar në BE, debatuan për procesin e anëtarësimit përballë luftës së Rusisë në Ukrainë dhe situatës së ndryshuar gjeopolitike në Evropë.
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos tha të mërkurën se kriteret për pranimin e anëtarëve të rinj në këtë bllok, që lidhen me sundimin e ligjit, ishin bërë më të ndërlikuara në kontekstin aktual të një bote që po ndryshon.
“Metodologjia u ndryshua në vitin 2020. Mali i Zi dhe Ukraina e dinë se procesi negociues për kapitullin e sundimit të ligjit është bërë edhe më i vështirë. Dekada e fundit nuk ishte as e mirë dhe as e suksesshme sa i përket zgjerimit”, tha ajo.
Komisionerja Kos i bëri këto komente gjatë një diskutimi në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos. Pjesëmarrës në të ishte edhe Ministri i Jashtëm i Ukrainës dhe Kryeministri i Malit të Zi, dy vende që synojnë anëtarësimin në BE, si dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç.
Bashkimin Evropian është zgjeruar për herë të fundit për para më shumë se një dekade, ku pranoi Kroacinë si anëtare të bllokut në vitin 2013.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha se lufta në Ukrainë “ndryshoi” tërë situatën, duke afruar shtetet si Moldavia dhe Gjeorgjia me Brukselin.
“Agresioni i Rusisë në Ukrainë është një element që ndryshoi gjithçka. Për shkak të tij, shtetet anëtare të NATO-s përmbushën premtimet për të kontribuar 2 për qind të prodhimit të përgjithshëm kombëtar për mbrojtjen. Po të mos kishte ndodhur diçka e tillë, shpenzimet në fushën e mbrojtjes do të ishin më të vogla. Ky ishte ndryshimi i parë. Së dyti, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia janë zhvendosur nga një kategori e quajtur shtete fqinje, që do të thotë shtete që nuk kishin mundësinë e anëtarësimit, në shtetet që kaluan në listën e atyre që konsiderohen si pjesë e zgjerimit. E tëra ndodhi gjatë kësaj periudhe prej dy vitesh e gjysmë. Po të mos ishte shkurti i vitit 2022, do të ishim në një situatë shumë më ndryshe”, tha ai.
Kryeministri malazez Milojko Spajiç tha se ky proces megjithatë është për të mirën e vendeve që synojnë të bëhen anëtare të BE-së.
“Nuk mendoj që procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është një garë. Të gjithë po përpiqemi të përmbushim kushtet thelbësore që BE-ja i kërkon për të mirën tonë. Ne nuk po i përmbushim këto kërkesa për shkak të BE-së, por që të zhvillohemi më mirë, të kemi një ekonomi tregu të hapur e më funksionale, të kemi sundim të ligjit dhe një shoqëri më të drejtë, me institucione më demokratike. Po përpiqemi ta ndërtojmë një sistem”, tha kryeministri malazias, Milojko Spajiç.
Por Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha tha se është e rëndësishme që shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të mos “abuzojnë” me të drejtën e tyre të vetos për zgjerimin e bllokut me anëtarë të rinj.
“Është e rëndësishme të parandalohet abuzimi ose keqpërdorimi i së drejtës së vetos nga disa anëtarë të BE-së. Për shembull, nuk është e drejtë që të shantazhohen publikisht anëtarët e ardhshëm me mundësinë që të bllokohen gjatë procesit drejt BE-së. Nëse po flasim për bashkim dhe faktin se ky bashkim na duhet më shumë se kurrë më parë, duke patur parasysh sfidat gjeopolitike dhe agresionin brutal rus, atëherë na nevojitet ky bashkim”, tha ai.
Por zyrtarët e Bashkimit Evropian janë shprehur se procesi i zgjerimit duhet të jetë i bazuar në merita dhe jo në çështjet gjeopolitike. Në fjalimin para Parlamentit Evropian, Komisionerja e re për zgjerimin Kos deklaroi se zgjerimi i BE-së duhet të jetë i pranueshëm për shtetet që tashmë janë anëtare, por edhe atyre që do të bëhen anëtare në të ardhmen dhe si i tillë ai duhet të ketë në bazë sundimin e ligjit./VOA
Foto ilustruese RUSI - Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë që nga pushtimi i saj në 2022. Sipas zëven...
Pamje nga vendi ku ndodhi sulmi GJERMANI - Një sulm me thika ka ndodhur këtë të mërkurë në Gjermani në një par...
DAVOS- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos se Irani duhet t&eu...
Pamje nga bllokimi SHBA - Një ditë pas inaugurimit, Presidenti i SHBA, Donald Trump nisi një sërë veprimesh ekzekutive në lid...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, morën të gjithë vëmendjen me vallëzimin e tyre n&e...
SHBA- Presidenti Donald Trump me rikthimin në Shtëpinë e Bardhë si president ka sjellë edhe ndryshimin e orendive. “T...
Foto ilustruese SHBA - Sipas një sondazhi global me afro 72.000 vetë në 68 vende, nuk ka krizë të përgjithshme besimi në...
ITALIA-Një grua ka rrëmbyer në maternitet një foshnjë të porsalindur, duke iu prezantuar nënës së re, si infermie...
Faqja SHBA - Një ditë pas inaugurimit të Presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump, faqja e internetit në gjuhën spanjo...
Kanali i Panamasë SHBA - Presidenti amerikan, Donald Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të ushtris&e...