BOTA

"BE nuk e ka harruar Ballkanin Perendimor"/ Mesazhi i Belfastit: Procesi i antarësimit është i nevojshëm

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Tetor 2025, 08:06

"BE nuk e ka harruar Ballkanin Perendimor"/ Mesazhi i Belfastit:

Për afrimin në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor, Procesi i Berlinit mbështet reformat e nevojshme në këto vende. Megjithatë disa nga vendet ndihen të lënë pas dore.

Belfasti si simbol i pajtimit: Eshtë një ditë e vrenjtur vjeshte në Belfast, thënë më saktë në kështjellën Hillsborough. Kjo rezidencë princash në stilin gjeorgjian nga shekulli i 18-të është rezidenca zyrtare e mbretit britanik në Irlandën e Veriut dhe selia e sekretarit të shtetit për Irlandën e Veriut. Ky vend bart histori: Këtu janë zhvilluar bisedimet që në vitin 1998 më në fund u kurorëzuan me Marrëveshjen e së Premtes së Pashkës, që i dha fund konfliktit të përgjakshëm prej dekadash në Irlandën e Veriut ndërmjet protestantëve dhe katolikëve. Ky vend, sipas idesë së vendit organizator Britanisë së Madhe, duhej të jepte një theks të veçantë pajtimi në takimin dyditor me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perendimor.

Më shumë dinamikë për procesin e antarësimit në BE deri në vitin 2029

Stabiliteti i rajonit është në interesin e Europës, theksoi që në hapje të takimit të nivelit të lartë ministrja e Jashtme britanike. „Ne e dimë, që siguria e Ballkanit Perendimor ka një influencë të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë në të gjithë Europën e po ashtu edhe për Mbretërinë e Bashkuar.”

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul theksoi, se Bashkimi Europian ka përgjegjësinë t’u japë perspektiva vendeve të rajonit.Për procesin e antarësimit është i nevojshëm në radhë të parë një impuls i ri. „Njerëzit kanë filluar ta humbasin besimin për një të ardhme të shpejtë në BE.” Ndërkohë shanset janë të mira, që deri në vitin 2029 të ketë sërish më shumë dinamikë në procesin e antarësimit, tha Wadephul. Njëkohësisht ai tërhoqi vëmendjen për rreziqet gjeopolitike në rast të zvarritjeve të mëtejshme: „Ne nuk mund ta lejojmë këtë, sepse në rast të kundërt kërcënon një kthim në kohët e vjetra të armiqësive dhe një rol më i madh i Rusisë dhe Kinës.”

Premtimi i paplotësuar i Selanikut

Njëzet vjet më parë, verën e vitit 2003, BE-ja vendeve të këtij rajoni u dha një prremtim në samitin e Selanikut për antarësim të plotë. Me këtë synohej që t’u hapej një perspektivë vendeve të Ballkanit Perendimor pas proceseve të përgjakshme të shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990. Vetëm vendet si Sllovenia dhe Kroacia janë sot anëtare të BE-së. Vendet e tjera ndodhen në stade të ndryshme të negociatave për antarësimin në BE. Më të avancuar janë Shqipëria dhe Mali i Zi.

Procesi i Berlinit: Koalicioni i të vullnetshmëve

Procesi i Berlinit,një nismë e ndërmarrë nga kancelarja Angela Merkel, synon të japë një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim, për t’i përgatitur shtetet për antarësimin në BE dhe njëkohësisht për të nxitur bashkëpunimin rajonal ndërmjet këtyre vendeve. Ky është një kuadër jozyrtar, ku janë të përfshira vendet e Ballkanit Perendimor (Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) disa vende të BE-së si dhe Britania e Madhe – si të thuash një „koalicion i të vullnetshmëve”, thotë për DW Frauke Seebass, studiuese e asociuar pranë Shoqatës gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP). „Në këtë format ka një fleksibilitet më të madh, sepse në të nuk ka varësi ndaj unanimitetit të 27 vendeve anëtare të BE-së, gjë që shpesh i ngadalëson proceset.”

Bllokada, konflikte dhe probleme të brendshme
Edhe vende të veçanta të BE-së vazhdimisht në të shkuarën i kanë bllokuar për interesat e tyre proceset e negociatave të antarësimit për vende të veçanta të Ballkanit Perendimor. Grindja për emrin që zgjati me dekada ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë mori fund më 2019 me Marrëveshjen e Prespës, që përcaktoi ndryshimin e emrit në Maqedoni e Veriut.

Në vet këto shtete ka edhe probleme të brendshme, që vazhdojnë të krijojnë sfida të mëdha politike, ekonomike dhe institucionale për perspektivën e antarësimit në BE. Ndër këto probleme janë korrupsioni, shteti ligjor dhe konfliktet e pazgjidhura bilaterale – si ai ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Gjithashtu emigracioni masiv sidomos i rinisë u shkakton brain drain vendeve të Ballkanit Perendimor. Mungesa e perspektivës i detyron shumë që të kërkojnë fatin në vendet e BE-së.

Rritje e influencës së Rusisë dhe Kinës

Procesi i zvarritur i antarësimit të Ballkanit Perendimor gjithashtu ka bërë që rajoni të jetë më tërheqës për fuqitë e mëdha si Rusia dhe Kina. „Këta aktorë shfrytëzojnë boshllëqet që krijohen nga tërheqja e BE-së dhe SHBA-së nga rajoni”, vëren Seebass në intervistë për DW. Ajo përmend një shembull konkret: „Serbia më 2023 vendosi një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën, gjë që nuk përputhet me qëllimin e proklamuar vazhdimisht nga qeveria në Beograd për antarësimin në BE. Veçanërisht shqetësues është edhe bashkëpunimi i autoriteteve serbe të sigurisë me KGB-në ruse dhe lëshimi i pasaportave serbe për shtetasit rusë të afërt me qeverinë ruse. Me pasaportë serbe këta mund të udhëtojnë edhe në hapësirën Shengen”, vë në dukje Seebass.

Moska shfrytëzon ende varësinë e madhe të Serbisë nga furnizimet me gaz dhe naftë ruse. Miqësia e vjetër ndërmjet Serbisë dhe Rusisë pasqyrohet edhe në politikën e një diplomacie lavjerës që ndjek Beogradi. Serbia nuk i mbështet sanksionet e Brukselit ndaj Rusisë pasi kjo sulmoi Ukrainën, ndërkohë që në kuadrin e negociatave të antarësimit me BE-në do të ishte e detyruar të harmonizonte marrëdhëniet me jashtë me qendrimet e BE-së.

Çështjet e sigurisë dhe migracionit në krye të rendit të ditës

Në Belfast në rend të ditës kryesonin temat e sigurisë. Konkretisht do të investohen rreth 5 milionë euro për projekte që synojnë forcimin e rezistencës kundrejt sulmeve kibernetike dhe intensfikimin e shkëmbimit të eksperiencave në luftën kundër dezinformimit. Me rreth 11,5 milionë euro do të mbështeten programe në Ballkanin Perendimor për të luftuar migracionin illegal përmes itinerarit ballkanik.

Të gjitha këto janë hapa të vegjël, me të cilat synohet të tregohet, se Europa nuk e ka harruar Ballkanin perendimor, ky është mesazhi nga Belfasti. Më 22 tetor në kuadrin e Procesit të Berlinit do të takohen në Londër kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve pjesëmarrëse në këtë format./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë