BOTA

BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë: Ndihma kineze me dronë duhet dhe do të ketë pasoja!

r.ll Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2024, 10:02
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë: Ndihma kineze me
josep borrell

BRUKSEL- Në konferencë për shtyp pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së Josep Borrell shprehu shqetësimin për rolin në rritje të Kinës në luftën në Ukrainë. Sipas tij vihet re një rritje e furnizimeve kineze sidomos me të ashtuquajtura mallra me përdorim të dyfishtë - pra që mund të përdoren si për qëllime paqeje ashtu edhe për qëllime lufte.

"Pa Korenë e Veriut, pa Iranin, pa Kinën, Rusia nuk do të mund t'i vazhdonte përpjekjet e saj ushtarake”, tha Borrell. Ai tha se ishte i shqetësuar edhe për njoftimet se këto tri vende e furnizojnë Rusisë me sisteme të plota armësh.

Në prag të takimit u bë e ditur se BE-ja kishte marrë raporte nga shërbimet sekrete për një fabrikë armësh në Kinë, e cila mendohet se e furnizon Rusinë me dronë për luftën kundër Ukrainës. Një zyrtar i lartë i BE-së, tha megjithatë se për këtë ende nuk ka prova të qarta. Brukseli mendon se është e pamundur që një kompani e tillë të mund të veprojë pa dijeninë e udhëheqjes kineze.

Hapa më të ashpër kundër Kinës

Qeveria kineze hedh poshtë çdo akuzë. Në konferencën e tij për shtyp, Josep Borrelli nuk e komentoi më konkretisht përmbajtjen e raporteve të shërbimeve sekrete. Megjithatë ministrat e Jashtëm të BE-së po mendojnë tani për të ndërmarrë hapa më të ashpër kundër Kinës. "Ndihma kineze me dronë” duhet dhe do të ketë pasoja, tha ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock. Homologja e saj finlandeze, Elina Valtonen, bëri të qartë se nuk mund të ketë më "business as usual" në tregtinë me Kinën nëse rezulton se vendi po komprometon sigurinë e Evropës.

Lidhur me Iranin ministrat e Jashtëm i zgjeruan sanksionet e BE-së që ekzistojnë tashmë kundër Teheranit për shkak të mbështetjes ushtarake për Rusinë. Ndër të tjera ato parashikojnë ndalimin e eksportit të çdo produkti që mund të përdoret për prodhimin e dronëve dhe të raketave. Sanksionet e reja kanë gjithashtu gjithnjë e më shumë në shënjestër rrugët e transportit: që përfshijnë dy porte në Detin Kaspik, si dhe kompani transporti ruse dhe iraniane që përdoren për transport.

Ministrat e Jashtëm përshëndesin vendimin e SHBA-së për raketat

Uashingtoni vendosi që t'i lejojë Ukrainës të përdorë raketa me rreze veprimi deri në 300 kilometra edhe në territorin rus, sidomos në zonën perëndimore të Rusisë, në rajonin e Kurskut. Një zëdhënës i qeverisë amerikane as e konfirmoi dhe as e mohoi këtë, njofton agjencia gjermane e lajmeve dpa. Ky hap u përshëndet nga shumica e ministrave të Jashtëm të BE-së.

Përveç SHBA-së Ukrainën e kanë furnizuar me raketa me rreze të gjatë veprimi edhe Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Deri tani asnjë vend nuk e ka lejuar zyrtarisht Ukrainën t'i përdorë ato për të sulmuar objektiva ushtarakë në territorin rus. Kjo mund të ndryshojë si rezultat i vendimit të SHBA. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot përsëriti se edhe vendi i tij po e shqyrton dhënien e një lejeje të tillë. Presidenti Emmanuel Macron e bëri të qartë këtë në maj, theksoi Barrot.

Kritika pati nga pala hungareze. Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto e quajti vendimin "jashtëzakonisht të rrezikshëm". Hungaria konsiderohet si aleati më i afërt i Rusisë brenda BE-së dhe rregullisht bllokon ndihmat për Ukrainën. Kurse ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, tha se armët e dërguara në Ukrainë nga Italia mund të përdoren vetëm në tokën ukrainase, njofton AFP-ja./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë