Siguria kibernetike, qeveria britanike u bën thirrje institucioneve të mbrojnë sistemet online
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...

KOSOVË- Bashkimi Evropian ka thënë të premten se veprimet e ditëve të fundit të autoriteteve të Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të vendit, rrezikojnë përshkallëzimin e tensioneve dhe dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë. Blloku evropian reagoi pak orë pasi Policia e Kosovës e mori në kontroll të premten një ndërtesë që përdorej nga Shërbimi Nacional për Punësim, i cili funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë.
Aksioni i së premtes ishte pjesë e një sërë veprimesh të ndërmarra ditët e fundit, gjatë të cilave autoritetet e Kosovës kanë marrë nën kontroll ambientet e Ndërmarrjes Publike Komunale “Ujësjellësi Ibër”, të palestrës sportive, muzeut të qytetit dhe të disa institucioneve të tjera që funksionojnë në sistemin e Serbisë.
Autoritetet zyrtare të Prishtinës i cilësojnë ato si struktura paralele dhe të paligjshme. BE-ja i bëri thirrje kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ta ndalë mbylljen e institucioneve paralele serbe në veriun e banuar me shumicë serbe, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangë masa që mund të çojnë në përshkallëzim.
“Jemi veçanërisht të shqetësuar për operacionet ndaj kompanisë ‘Vodovod Ibar’ në Mitrovicën e Veriut dhe ndaj impiantit të furnizimit me ujë dhe ndërmarrjes publike në Zubin Potok, të cilat ofrojnë shërbime publike themelore për komunitetet që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës”, thuhet në reagim.
BE-ja tha se veprimet “e njëanshme dhe të pakoordinuara” minojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve.
Ajo kërkoi nga Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë “konstruktive” në dialogun e lehtësuar nga blloku për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit nga viti 2023, si dhe marrëveshjet e tjera të arritura në kuadër të këtij dialogu, “pa vonesa apo kushte të mëtejshme”.
“Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit/Komunitetit të Komunave me Shumicë Serbe. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor në rrugën evropiane për të dyja palët”, thuhet në njoftim./ REL
GJERMANI- Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e tyre dhe si r...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ditën e sotme në Tiranë përfaqësuesen e Lartë të BE-së...
KOSOVË- Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves është shprehur se pengesat e fundit në krijimin e një mjedisi t&...
SERBI- Projekti i familjes Trump për hotel luksoz në Serbi prej 500 milionë dollarësh, i planifikuar të ndërtohet në vendin...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka mohuar se ka vonesë në planet e kompanisë së Jared Kushnerit, dh&eu...
MAQEDONI E VERIUT- Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha të premten se Qeveria e ka një shumicë t&...
takimi ne stamboll TURQI- Zyrtarët ukrainas dhe rusë u takuan të premten në Stamboll për të zhvilluar bisedime të drejtp...
SHKUP- Politikan i njohur shqiptar dhe kreu i ‘Aleancës për Shqiptarët’, Arben Taravari ditën e sotme ka dhënë sot d...
KOSOVË- Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar lidhur me mbylljen e disa zyrave paralele në veri. Në reagimin e tyre thuhet se ...
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se do ta dërgojë një delegacion të nivelit të ulët për bi...