BOTA

"Beogradi duhet të ndryshojë qasjen për të pasur një normalizim të mirëfilltë", ish-ambasadori Spahiu: Kosovës i mungon lobimi ndërkombëtar, veçanërisht në Uashington!

n.f Përditësimi i fundit 31 Mars 2025, 17:06

"Beogradi duhet të ndryshojë qasjen për të pasur

KOSOVË- Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu ka kritikuar mungesën e një angazhimi të mirëfilltë të Kosovës për lobim ndërkombëtar, veçanërisht në Uashington. Spahiu u shpreh se angazhimi i Departamentit amerikan i Shtetit, Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi amerikan janë më të rëndësishme se kurrë. Në një intervistë për KosovaPress, ish-diplomati thekson se edhe ndryshimet gjeopolitike bëjnë që ky angazhim të jetë jashtëzakonisht i nevojshëm.

Sipas tij, ndryshimet në politikën e jashtme amerikane nën administratën e presidentit Donald Trump, po sjellin një doktrinë të re me synimin për ta rikthyer Amerikën si forcë udhëheqëse në arenën ndërkombëtare. Spahiu shton se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj dhe të mos pres gjithmonë ndihmën e SHBA-së.

Vetë administrata Trump paralajmëroi se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi, ndërsa së fundi Bashkimi Evropian u bëri thirrje qytetarëve në të gjithë kontinentin që të grumbullojnë ushqime, ujë dhe sende të tjera thelbësore që zgjasin të paktën 72 orë pasi lufta, sulmet kibernetike, ndryshimet klimatike dhe sëmundjet rrisin shanset për një krizë. Ai foli edhe për ndryshimet që po e presin botën.

“Nga ana tjetër do të ndryshojnë shumë gjëra edhe në aspektin e gjeopolitikës, do të kemi një rifokusim të Amerikës në rajone të ndryshme të botës, do të ketë qasje të ndryshme ndaj shumë vendeve, ndaj shumë krizave, dhe tani duhet të pritur se çfarë do të jenë ato, është pikëpyetje t’i dimë të gjitha, por flasim në bazë të indikacioneve, shpalimeve që bënë kjo administratë që nga dita e parë, tani nuk kanë kaluar as dy muaj të plotë dhe e shohim se çfarë dridhjesh ka shkaktuar kjo qasje e re e SHBA-së”, shton ai.

Ish-ambasadori është i bindur se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të kontribuojnë në forcat e KFOR-it, të udhëhequra nga NATO, duke mohuar kështu zërat që paralajmëronin të kundërtën.

“Nuk mendoj se kjo do të ndodhë, janë disa gjëra që obligojnë çdo administratë amerikane, janë disa pika prej të cilave ata nuk heqin dorë. SHBA janë pjesë e misionit të NATO-s, nuk janë vetëm, ndonëse kanë rol parësor në forcat e KFOR-it, por nuk shoh asnjë arsye që Shtetet e Bashkuara të bëjnë këtë.

Presidenti Trump ka kërkuar nga aleatët që t’i rrisin shpenzimet dhe gjërat nuk janë aq alarmante që ne të brengosemi në këtë aspekt. Nuk besoj se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen, kjo dobëson edhe pozicionin e tyre si superfuqi. Nëse SHBA tërhiqet nga vatrat e krizave kush do t’i zëvendësojë, këto ndryshime gjeostrategjike, gjeopolitike do të ishin të paparashikueshme. Prandaj nuk shoh atë rrezik që do të shpaloset tani apo në të ardhmen”, tha Spahiu.

Ish-diplomati flet edhe për zhvillimet në Serbi, ndërkohë që thekon se ky vend nuk ka treguar shenja të vullnetit të mirë për të zgjidhur madje as çështjet humanitare, siç janë personat e zhdukur. Ai kritikoi regjimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç teksa thekson se Beogradi duhet të ndryshojë qasjen për të pasur një normalizim të mirëfilltë me Kosovën.

“Unë pres që do të ketë përpjekje si deri më tani, do të ketë incidente për të mbajtur gjendjen e tensionuar, nuk do të ketë sulm të tillë që do të shkaktonte një konfrontim të përmasave më të gjera midis dy vendeve. Mendoj se Serbia do të vazhdojë me politikën e vetë agresive ndaj Kosovës. Nuk mendoj se regjimi i sotëm serb bënë përjashtim nga regjimet e mëparshme totalitare, dhe këtu kam ndërmend edhe regjimin e Millosheviçit dhe siç e dini në atë kohë ka pasur protesta dhe trazira.

Ndryshimet që i duhen Serbisë nuk janë madje as në programin e opozitës që kërkon rrëzimin e qeverisë së Vuçiçit sepse kërkohet një demokratizim i plotë dhe një ndarje përfundimtare nga e kaluara nacionaliste e regjimit të sotëm ndaj regjimeve të kaluara. Kjo nuk është diçka që mund të presim në të ardhmen, mund të ketë një qeveri tjetër që do të ndryshojë strategjinë por jo mentalitetin, dhe kjo është për të ardhur keq”, shprehet ish-ambasadori.

Spahiu foli edhe për rëndësinë e Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës të cilin aktualisht e udhëheq.

“[Këshilli] Duhet të shihet si një burim ndihme për shtetin dhe jo si opozitë ndaj tij”, shprehet ai derisa shton se ish-ambasadorët mund të japin kontribut të vyer për çështje esenciale për vendin.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë