BOTA

Berisha shpall paktin kombëtar për rininë: Punësim brenda vitit, 5 mijë euro grant për biznesin, kuota në çdo fushë për ta

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Maj 2025, 19:01

Berisha shpall paktin kombëtar për rininë: Punësim brenda

BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Berat, ka shpallur paktin kombëtar për rininë. Sipas tij ky pakt do garantojë çdo të diplomuar brenda një viti punësim në sektorin publik apo privat.  Kreydemokrati theksoi gjithashtu se paskti nënkupton krijimin e zyrave të karrierës në të gjitha universitetet me qëllim orientimin dhe punësimin e tyre në ndërmarrje publike dhe private. Ndër të tjera Berisha u garantoi qytetarëve të Beratit se nuk është sot aty për karrierën e tij politike, por është për një mision për të mirën e shqiptarëve. 

"Miq, 100 ditët e para do shpallim paktin kombëtar me rininë dhe për rininë. Ky pakt do garantojë çdo të diplomuar brenda një viti punësim në sektorin publik apo privat. Ky pakt nënkupton krijimin e zyrave të karrierës në të gjitha universitetet me qëllim orientimin dhe punësimin e tyre në ndërmarrje publike dhe private. Startup Albania, rinia në sipërmarrje, do jetë shtyllë e këtij pakti. Një fond fillimisht me 10 milionë euro për të financuar startupet e çdo të riu. Për të financuar projektet e çdo studenti, ëndrrat e tij. 5 mijë euro grant për çdo të ri që projekton për të nisur një biznes në Shqipëri.

Grantet nga fondi kombëtar do të përdoren për startupet teknologjike, sociale, por edhe për fermerët e rinj që duan të zhvillojnë fermat e tyre. Inkubatorë rajonalë në çdo qendër të madhe për t’u afruar biznesmenëve të rinj të gjitha lehtësirat për bizneset e tyre. Punëdhënësi që do punësojë të rinjtë do ketë një ulje 70 përqind me taksa. Po! Shqiptarët duhet ta kuptojnë se të rinjtë janë bërë si ujët e pakët për ne. Ne do bëjmë gjithçka që ata të rrijnë, të ndërtojnë foletë e tyre, të ardhmen e tyre në Shqipëri. Të gjitha këto, 5 vite pa asnjë taksë kur të vendosin të kthehen në vendin e tyre.

Kombi në rininë e tij vjen vetëm kur ne të marrim çdo masë që të rinjtë të kenë çdo hapësirë për ëndrrat e tyre këtu në Shqipëri. I garantoj se kuotat në raport me grupmoshën do jenë operative si në politikë, si në çdo fushë tjetër. Të rinjtë do jenë promotorët kryesorë të Shqipërisë së teknologjisë së lartë, inteligjencës artificiale, të kriptomonedhave, të dataqendrave. Debat intensiv me influencerë dhe TikTok do të nxitet në mbarë vendin. Fjala e tyre, vendimet për të rinjtë do merren vetëm me pëlqimin e tyre. Kombi duhet të ndryshojë tërësisht qëndrimin ndaj të rinjve, në mënyrë që ata të mbeten këtu në Berat, të mbeten në Shqipëri.

Çdo çift i ri do ketë një grant 30 mijë euro, me të cilin ai do paguajë interesat e kredisë për çdo fëmijë. Për fëmijën e parë 70 euro bonus. Për fëmijën e dytë 60 euro. Për fëmijën e tretë, nga lindja gjer 23 vjeç, çdo shpenzim do merret përsipër nga shteti. Për fëmijën e katërt e njëjta gjë. Shkollat tetëorëshe. Shkollat me ushqim. Shkollat me teknologjinë më të lartë. Mësuesit nuk do kenë rrogë nën 1500 euro. Askush nuk duhet të harrojë se zemra dhe shpirti i një kombi janë rinia, ndaj dhe ne jemi të vendosur të ndahemi nga kjo periudhë që na i largoi të rinjtë nga vendi si asgjë tjetër në historinë tonë kombëtare.

Unë garantoj qytetarët e Beratit se nuk jam sot këtu për karrierën time politike. Jo. Të jem shumë i sinqertë me ju. Unë i kam bërë karrierat e mia. Por unë jam këtu në një mision sepse unë jam njëri nga ju që i qan shpirti dhe zemra kur shoh klasa pa fëmijë, kur shoh të moshuarit në vetmi të madhe dhe pasiguri të plotë, kur shoh pensionistët që kanë shkrirë jetën për Beratin dhe Shqipërinë dhe numërojnë kafshatat. Nuk mund të pajtohem me këtë unë kurrë.

Kur fermat që falimentojnë njëra pas tjetrës dhe shoh pasuritë përrallore që ka Berati, që ka Shqipëria dhe shoh që ato plaçkiten në mënyrën më të pamëshirë nga një grup qeveritarësh vendorë dhe qendrorë që nuk kanë të ngopur. Që ndajnë pasuritë tuaja njëri me tjetrin. Që zhdukin qindra e qindra milionë euro," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë