BOTA

Beteja ligjore mes LVV-së dhe Listës Serbe për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

n,f Përditësimi i fundit 3 Janar 2025, 17:17
Beteja ligjore mes LVV-së dhe Listës Serbe për pjesëmarrjen
Foto

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk heq dorë nga qëllimi për të kundërshtuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe të enjten ka paraqitur përsëri ankesë kundër vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për ta certifikuar këtë parti dhe ka kërkuar anulimin e tij.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili është përgjegjës për përgjigje në ankesën e Vetëvendosjes, nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të sqaruar nëse do ta shqyrtojë atë.

Më herët, ky Panel kishte marrë vendim në favor të Listës Serbe, duke vepruar mbi ankesën e kësaj partie - më të madhes së serbëve në Kosovë - pasi anëtarët e KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kundërshtuan certifikimin e saj. Më pas, LVV bëri ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, e cila po ashtu mori vendim në favor të Listës Serbe.

Një nga arsyet e kundërshtimit të pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhje nga Vetëvendosja qeverisëse është fakti që Lista Serbe nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk është distancuar nga ish-nënkryetari i saj Millan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë, ku u vra një polic kosovar.

Ndërkohë, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përpiqet të pengojë pjesëmarrjen e kësaj partie në zgjedhje, pasi e konsideron atë "kundërshtarin më të madh".

“Ndërsa Kurti dhe të vartësit e tij na sulmojnë dhe nuk na lejojnë të marrim pjesë në zgjedhje, ne e dimë se jemi në rrugën e duhur. Lista Serbe është mburoja e qëndrimit dhe mbijetesës së serbëve në këto hapësira, dhe për këtë arsye Kurti na sheh si rrezikun më të madh. Ai do të bëjë gjithçka për të na penguar të marrim pjesë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Elek më 3 janar për Radiotelevizionin publik të Serbisë (RTS).

Lëvizja Vetëvendosje, në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ka deklaruar se kërkon anulimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, bazuar në nenin 119 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Në këtë nen thuhet se një person, që konsideron se të drejtat e tij janë shkelur lidhur me procesin zgjedhor të rregulluar nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme ose rregullat zgjedhore, mund të paraqesë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas kësaj partie, certifikimi i Listës Serbe, pa u kryer procesi i votimit në KQZ, përbën "sulm ndaj rendit tonë ligjor".

“Lista Serbe nuk është certifikuar në përputhje me Ligjin, por është kontrabanduar kundërligjshëm”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Nga ana tjetër, kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, deklaroi se, bazuar në nenin 118 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë të detyrueshme për institucionin që drejton, nëse Gjykata Supreme e Kosovës nuk vendos ndryshe.

Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësimin se procesi i verifikimit të subjekteve politike është “i motivuar politikisht”, duke theksuar se “është e domosdoshme që votuesit, dhe jo trupat politike, të vendosin se kush i përfaqëson ata”.

Para certifikimit të Listës Serbe, më 31 dhjetor nga KQZ-ja, Bashkimi Evropian ka deklaruar se është e nevojshme të sigurohet pjesëmarrja e lirë e të gjithë kandidatëve dhe partive politike të kualifikuara.

Ata shtuan se procesi i certifikimit duhet të bazohet në standardet dhe procedurat ligjore, në përputhje me ligjet në fuqi, pa ndërhyrje politike. Vendimin për konfirmimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit e mirëpriti Ambasada amerikane në Prishtinë.

“Procesi zgjedhor duhet të mbetet transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike. Votuesit duhet të vendosin se kush do të zgjidhet brenda sistemit demokratik të Kosovës, ndërsa të gjitha partitë dhe kandidatët duhet të refuzojnë çdo përpjekje për politizimin e procesit zgjedhor”, thuhet në postimin e ambasadës në një postim në platformën X – të njohur më parë si Twitter.

Pas insistimit të Lëvizjes Vetëvendosje që Lista Serbe nuk e njeh Kosovën si shtet, dhe për këtë arsye nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhje, Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë (ECMI) ka vlerësuar se në një shoqëri demokratike duhet të ekzistojë një dallim i qartë midis platformës ideologjike ose programore të një partie politike.

Pjesëtarë të Qendrës vlerësojnë se është detyrë e partive politike të veprojnë brenda kornizës ligjore dhe kushtetuese të shtetit ku ekzistojnë, por gjithashtu kanë të drejtë të promovojnë reforma kushtetuese ose politike.

“Kufizimi i shprehjes së tillë vetëm mbi bazën e pikëpamjeve ideologjike, bart rrezikun e minimit të vlerave themelore demokratike”, deklaruan nga ECMI, një organizatë që merret me promovimin e mbrojtjes dhe fuqizimit të komuniteteve joshumicë në Kosovë.

Megjithatë, ata theksuan se të gjitha subjektet politike duhet t’i respektojnë dispozitat ligjore dhe kushtetuese të Kosovës.

“Nëse përcaktohet se një parti vepron jashtë këtyre kufijve – duke rrezikuar stabilitetin ose integritetin kushtetues të shtetit – mund të merren masa të ligjshme”.

Lista Serbe u themelua në vitin 2013 me mbështetjen e Beogradit zyrtar dhe që atëherë ka pasur mbështetje për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës.

Deri më tani, në të gjitha proceset zgjedhore ku ka marrë pjesë, kjo parti ka fituar mbi 90 për qind të votave të komunitetit serb, por Misioni Vëzhgues i BE-së, në raportin e saj të vitit 2021, ka përfunduar se Lista Serbe ka “monopolizuar jetën politike ndërmjet serbëve të Kosovës” dhe janë shënuar raste të frikësimit dhe presionit ndaj votuesve nga kandidatët dhe aktivistët e kësaj partie./REL

lvv lista serbe zgjedhjet ne kosove

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë