BOTA

"Bibi, nuk mund të luftosh me botën, i ke të gjithë kundër"/ Si u arrit marrëveshja e Gazës nga Donald Trump?

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Tetor 2025, 19:01
"Bibi, nuk mund të luftosh me botën, i ke të gjithë

Në mbrëmjen e 4 tetorit, presidenti amerikan Donald Trump i telefonoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për t’i dhënë një mesazh të qartë: lufta në Gaza kishte mbaruar.

Sipas revistës TIME, Trump njoftoi se të dërguarit e tij kishin arritur një marrëveshje paqeje me ndërmjetësit nga Katari, Egjipti dhe Turqia, për t’i dhënë fund dy viteve të bombardimeve dhe gjakderdhjes.

“Të hënën do ta shpallim marrëveshjen – dhe ti duhet ta pranosh”, i tha ai Netanyahut. “Bibi, nuk mund të luftosh me botën. Mund të fitosh beteja të veçanta, por bota është kundër teje”.

Netanyahu tentoi të rezistonte, por Trump nuk lejoi kundërshti. Në një bisedë të ngarkuar me tone të ashpra, ai i kujtoi kryeministrit izraelit gjithçka që kishte bërë për Izraelin gjatë presidencës së tij – nga zhvendosja e Ambasadës amerikane në Jerusalem dhe njohja e sovranitetit në Lartësitë e Golanit, te marrëveshjet e Abrahamit dhe sulmet e përbashkëta kundër objektivave iraniane.

“Ishte një deklaratë shumë e drejtpërdrejtë për Bibin”, tha Steve Witkoff, i dërguari i posaçëm i Trumpit për Lindjen e Mesme. “Presidenti nuk kishte asnjë tolerancë për asgjë tjetër përveç kësaj”.

Në fund të telefonatës, Netanyahu pranoi një marrëveshje në dy faza, që përfshin një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë, lejimin e ndihmave humanitare, tërheqjen graduale të Ushtrisë izraelite nga Gaza dhe nisjen e negociatave për një marrëveshje përfundimtare.

Nëse zbatimi i saj do të funksionojë, marrëveshja do t’i japë fund luftës më të gjatë në historinë e Izraelit, e cila ka shkaktuar rreth 2 mijë viktima izraelite dhe afro 70 mijë palestinezë të vrarë.

Ky zhvillim përbën një tjetër hap në strategjinë e Trumpit për të riformatuar Lindjen e Mesme. Gjatë nëntë muajve të fundit, SHBA-të kanë goditur infrastrukturën bërthamore të Iranit dhe kanë kontribuar në rënien e ndikimit të Teheranit në rajon. Pasojat e këtyre sulmeve kanë çuar në rënien e regjimit të Assadit në Siri, ndërsa qeveritë e reja në Damask dhe Bejrut kanë sinjalizuar hapje ndaj Washingtonit.

Trump ka përdorur një qasje tipike “dealmaker”-i, duke kombinuar presionin me joshjen, për të sjellë në tryezë dy armiq të betuar si Hamas dhe Netanyahu. “Ai po i prish të gjitha parimet tradicionale të diplomacisë së Lindjes së Mesme,” tha historiani dhe ish-ambasadori izraelit në SHBA, Michael Oren. “Trump po rikthen hegjemoninë amerikane në rajon – dhe deri tani, e ka arritur”.

Sipas vetë presidentit, suksesi buron nga përdorimi i forcës ushtarake amerikane. Ai kujton vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani gjatë mandatit të parë dhe sulmet e pranverës së kaluar ndaj tre objekteve bërthamore iraniane. “Asnjë President nuk ka qenë i gatshëm ta bëjë këtë. Unë isha. Dhe falë kësaj, kemi një Lindje të Mesme ndryshe”, tha Trump.

Megjithatë, armëpushimi mbetet i brishtë. Hamasi nuk ka dorëzuar ende trupat e të gjithë pengjeve izraelite, duke shtyrë Izraelin të mbyllë kalimin e Rafahut dhe të kufizojë ndihmat. Videot në rrjet tregojnë përplasje të armatosura dhe ekzekutime në Gaza. Më 19 tetor, Izraeli akuzoi Hamasin për shkelje të armëpushimit pas disa sulmeve ndaj trupave të tij. Për të shmangur kolapsin e marrëveshjes, Trump dërgoi në rajon zëvendëspresidentin J.D. Vance.

Faza e dytë e procesit përfshin përkufizimin e kufijve të tërheqjes izraelite, çarmatosjen e Hamasit, dhe vendosjen e një force paqeruajtëse, si dhe përcaktimin e qeverisjes së Gazës pas luftës. Ish-ambasadori amerikan Dan Shapiro paralajmëron se situata mund të kthehet në një “konflikt të ngrirë”, ku Izraeli kontrollon gjysmën e Gazës dhe Hamasi tjetrën, pa rindërtim real.

Me gjithë dyshimet, politika e jashtme e Trumpit ka thyer pritshmëritë tradicionale. Doktrina “America First”, dikur sinonim i izolacionizmit, është shndërruar në një diplomaci personale dhe pragmatike.

Ndërsa i ka lejuar Rusisë të forcojë ndikimin në Evropë dhe Kinës në Indo-Paqësor, Trump ka rikthyer fuqinë amerikane në Lindjen e Mesme, duke forcuar lidhjet me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin. Ai pret që Riad të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin dhe të bashkohet me Marrëveshjet e Abrahamit brenda këtij viti.

Trump madje ka paralajmëruar një vizitë në Gaza, teksa SHBA dhe aleatët po përgatisin një plan për rindërtimin e territorit. Ai vizionon një Lindje të Mesme të integruar ekonomikisht, me linja hekurudhore nga Mesdheu në Gjirin Persik, marrëveshje tregtare të lira dhe një rrjet të ri energjie rajonale.

Në fund, Trump thekson se sekreti i suksesit të tij është vetë ai.

“Gjëja më e rëndësishme”, tha ai për TIME, “është që ata duhet të respektojnë Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Lindja e Mesme duhet ta kuptojë këtë. Është pothuajse më shumë Presidenti se sa vetë vendi”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë