BOTA

Biden denoncon sërish përhapjen e dezinformimit pas uraganit të dytë

n.f Përditësimi i fundit 12 Tetor 2024, 09:58
Biden denoncon sërish përhapjen e dezinformimit pas uraganit të
Foto ilustruese

SHBA- Gjatë një takimi informues në Shtëpinë e Bardhë për përpjekjet për përballimin e dëmeve nga Uragani Milton, Presidenti Joe Biden paralajmëroi për përhapjen e keqinformimit dhe dezinformimit, që ai e quajti “të rrezikshëm”, në lidhje me reagimin e qeverisë federale ndaj stuhive më të fundit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga gazetarët, Presidenti Biden tha se informacioni fals dëmton personat që kanë më shumë nevojë për ndihmë. “Vejushat, njerëzit nëpër spitale, personat që janë të vetëm dhe nuk kanë dijeni, e humbasin kontaktin dhe tremben për vdekje”, tha ai.

“Po nxjerrim të vërtetën”, shtoi ai, duke vënë në dukje se thirrjet e tij për të ndalur përhapjen e dezinformimit janë mbështetur nga guvernatorë dhe kryebashkiakë republikanë.

Ish-Presidenti Donald Trump, kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të këtij viti, akuzohet se ka përhapur dezinformata në lidhje me reagimin e qeverisë, ndër të tjera edhe se Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) ka kufizuar shumën e ndihmës për të mbijetuarit në 750 dollarë dhe se fondet për amerikanët janë duke u përdorur për strehimin e emigrantëve të paligjshëm.

“Mendoj se ata që kanë përhapur këto gënjeshtra në përpjekje për ta dëmtuar opozitën do të paguajnë një çmim për këtë”, tha Presidenti Biden, duke shtuar se ish-Presidenti Trump nuk është i vetmi që duhet fajësuar, por se është “më i zëshmi”.

Presidenti Biden informoi për reagimin e qeverisë federale ndaj uraganëve Milton dhe Helene, ndërsa përkrah tij gjendeshin sekretarja e Energjisë Jennifer Granholm dhe sekretari i Sigurisë Alejandro Mayorkas. Pjesëmarrëse me një lidhje videofonike në takim ishte Nënpresidentja Kamala Harris, e cila ndodhet në Arizona për një aktivitet elektoral.

Nënpresidentja Harris paralajmëroi sërish se kompanitë po shfrytëzonin stuhitë për të rritur fitimet e tyre.

“Kompanitë apo individët që po e përdorin këtë krizë për të rritur në mënyrë të paligjshme çmimet, qoftë tek karburanti, në aeroport apo në hotele, ne do të jemi duke i monitoruar dhe do të ketë pasoja”, tha ajo.

Autoritetet në Florida thanë të premten se Uragani Milton ka shkaktuar të paktën 16 viktima dhe se mbi 2 milionë persona vazhdonin të ishin pa energji, ndërkohë që të evakuarit kanë filluar rikthimin në shtëpitë e tyre për të parë dëmet dhe për të pastruar mbetjet.

Faqja në internet poweroutage.us tregonte të premten se rreth 2.3 milionë banorë nuk furnizoheshin me energji elektrike. Deri të enjten vonë, Presidenti Biden tha se mbi 50 mijë punonjës dhe mbi 1 mijë zyrtarë federalë gjendeshin në terren.

Stuhia mbërriti në tokë në orët e vona të së mërkurës, në Siesta Key në Qarkun Sarasota, me fuqinë e një uragani të kategorisë 3, me erëra maksimale të vazhdueshme prej 205 kilometrash në orë. Ajo la pas një vazhdë shkatërrimesh përmes Floridas qendrore, duke dëmtuar shumë komunitete që ende po pastronin territorin nga dëmet e uraganit Helene të dy javëve më parë.

Mediat lokale raportuan se mbi 19 tornado u krijuan që përpara se uragani të arrinte tokën. Tornadot mendohet se shkaktuan disa nga viktimat. Zyrtarët e qeverisë dhe Garda Kombëtare e Floridas raportuan se mbi 1000 persona u shpëtuan që kur stuhia mbërriti në tokë.

Zyrtarët shtetërorë thanë se ndërsa vlerësimet totale të dëmeve janë ende duke u bërë, stuhia mund të kishte qenë shumë më e keqe. Tampa, që ka një përqëndrim të lartë të popullsisë, u kursye nga një goditje e drejtpërdrejtë dhe nuk ndodhi stuhia që parashikohej të ishte në nivele rekord. Ndërkohë, shkencëtarët thanë se ndryshimi i klimës e bëri uraganin Milton më të fortë dhe më të rrezikshëm.

Në një raport të publikuar të premten, organizata jofitimprurëse “Weather Attribution” tha se uragani Milton pati një "intensifikim shpërthyes", nga një stuhi tropikale, në një stuhi të kategorisë 5, brenda 24 orëve. Organizata tha se intensifikimi i shpejtë u nxit dhe u mbështet nga temperaturat shumë të larta të sipërfaqes së detit në Gjirin e Meksikës./ VOA

biden shba uragan dezinformime

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë