BOTA

Biden dhe Trump fushatë për të tërhequr votuesit afrikano-amerikanë

E.D Përditësimi i fundit 29 Maj 2024, 16:42
Biden dhe Trump fushatë për të tërhequr votuesit
joe biden

SHBA- Kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden dhe Donald Trump, po bëjnë fushatë për të bërë për vete votuesit afrikano-amerikanë. Ekipet e të dyja fushatave kanë intensifikuar përpjekjet në këtë drejtimt.

Donald Trump u tha votuesve në New York se të gjithë amerikanët do të përfitonin nëse ai bëhet president.

"Nuk ka rëndësi nëse je afrikano-amerikan, i bardhë apo i ndonjë ngjyre tjetër. Ne jemi të gjithë amerikanë dhe do të bashkohemi si amerikanë", tha ai.

Joe Biden u tha udhëheqësve të të drejtave civile në Miçigan se të gjithë amerikanët janë të përfaqësuar në kabinetin e tij.

"Në administratën tonë kemi më shumë afrikano-amerikanë, gra dhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera pakicë se në çdo administratë tjetër në historinë e vendit tonë. Kjo është arsyeja pse po ecim kaq mirë", tha Presidenti Biden.

Zoti Trump dhe zoti Biden po bëjnë fushatë për të bërë për të tërhequr afrikano-amerikanët, vota e të cilëve mund të jetë përcaktuese në zgjedhjet e nëntorit në shtetet e lëkundura.

Të dhënat e organizatës “Pew Research” tregojnë se çështjet kryesore për afrikano-amerikanët në zgjedhjet e këtij viti janë përmirësimi i sistemit arsimor dhe forcimi i ekonomisë. Zoti Trump thotë se do t'i trajtojë të dyja çështjet.

"Ne do të kthejmë suksesin në shkollat tona. Do të sjellim begatinë në çdo lagje të qytetit më të madh në vendin tonë", tha ai.

Ekipi i fushatës së zotit Biden po synon të tërheqë vëmendjen e afrikano-amerikanëve përmes një reklame, ku shfaqet zoti Trump duke thënë: “Sigurisht që i urrej këta njerëz”.

“Mosrespektimi i afrikano-amerikanëve nga Donald Trump nuk është asgjë e re. Ai u padit se refuzoi t'u jepte me qira apartamentet e tij familjeve afrikano-amerikane dhe bëri thirrje për ekzekutimin e pesë adoleshentëve të pafajshëm afrikano-amerikanë", thuhet në reklamën e demokratëve.

Presidenti Biden thotë se zoti Trump është një kandidat hakmarrës, zgjedhja e të cilit do të dëmtonte pakicat.

“Zoti Trump nuk po konkurron për të udhëhequr Amerikën, por për t’u hakmarrë. Kjo nuk është mënyra më e mirë për të udhëhequr vendin. Nuk mund të ndërtosh një të ardhme të bazuar në hakmarrje. Një jetë më e mirë nuk mund të ndërtohet përmes inatit. Unë jam në garë për ta udhëhequr Amerikën drejt së ardhmes”, tha Presidenti Biden.

Emigracioni është një çështje e rëndësishme në fushatën e zotit Trump, që ai ua përshtati votuesve të pakicave në lagjen e Bronksit në Nju Jork.

"Afrikano-amerikanët janë duke u masakruar. Hispanikët po masakrohen. Ardhja e miliona njerëzve në vendin tonë ka ndikim më të madh negativ tek popullatat afrikano-amerikane dhe hispanike të vendit tonë, që po humbasin vendet e tyre të punës, banesat dhe shumë gjëra të tjera”, tha ai.

Presidenti Biden u tha votuesve afrikano-amerikanë se ai sërish ka nevojë për mbështetjen e tyre për të mundur zotin Trump.

“Falë ndihmës suaj Donald Trump sot është ish-president dhe me ndihmën tuaj ai do të jetë sërish humbës”, tha ai.

Katër vjet më parë, 92 për qind e votuesit afrikano-amerikanë mbështetën zotin Biden. Që nga muaji i kaluar, të dhënat e organizatës “Pew Research” tregojnë për një rënie të kësaj mbështetjeje. 77 për qind e votuesve afrikano-amerikanë tani thonë se janë të prirur të votojnë për zotin Biden, krahasuar me 18 për qind që thonë se do të votonin për zotin Trump./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë