BOTA

Biden dhe Trump me qëndrime të ndryshme për fuqinë ushtarake amerikane

n.f Përditësimi i fundit 31 Maj 2024, 20:46
Biden dhe Trump me qëndrime të ndryshme për fuqinë ushtarake
Foto ilustruese

SHBA- Kandidatët për president Joe Biden dhe Donald Trump thonë se Amerika ka nevojë për një ushtri të fortë. Presidenti Biden thotë se ushtria amerikane është e fortë në gjendjen e tanishme. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, ish-presidenti Trump thotë se presidenti Biden ka dobësuar ushtrinë amerikane, të cilën zoti Trump do ta rindërtojë kur të jetë bërë president.

Presidenti Joe Biden u tha të shtunën të diplomuarve në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara se Amerika nuk u ka kërkuar ndonjëherë më parë ushtarakëve të bëjnë gjëra kaq të ndryshme , në kaq shumë vende të ndryshme, të gjitha në të njëjtën kohë.

“Në këto momente, ushtarët amerikanë po mbështesin ukrainasit trima në luftën e tyre për liri. Ushtarët tanë po punojnë pa pushim për të vazhduar transportimin e municioneve dhe pajisjeve në tokë, det dhe ajër”, tha presidenti Biden.

Ndër këto angazhime është edhe Lindja e Mesme.

“Forcat Ajrore Amerikane kanë dërguar ushqime nga ajri, me dhjetëra mijëra vakte për njerëzit në Gazë. Përpara sulmit të paprecedent të Iranit ndaj Izraelit, ne bashkuam partnerët, ndër ta edhe vende arabe, për ta zmbrapsur sulmin”, tha presidenti Biden.

Ish-presidenti Donald Trump thotë se presidenti Biden po e udhëheq ushtrinë amerikane drejt një “situate jashtëzakonisht të rrezikshme”.

“Vendi ynë është poshtëruar plotësisht. Dhe kemi një president të korruptuar, të kompromentuar, Joe Biden-in, që po na tërheq drejt Luftës së Tretë Botërore. Kjo është ajo që po ndodh”, tha zoti Trump.

Ai thotë se presidenti Biden nuk duhet të rrezikojë një luftë me Rusinë apo Kinën. Në një mesazh elektoral, ish-presidenti Trump premtoi se do ta pozicionojë ushtrinë amerikane në mbështetje të një politike të jashtme që vendos interesat e Amerikës të parat.

“Do t’i kërkoj Evropës të na rimbursojë për koston e riplotësimit të rezervave në armatime që i janë dërguar Ukrainës, diçka që duhet të ishin duke e bërë tani, por Joe Biden-i është shumë i dobët dhe i parespektuar që ta kërkojë këtë”, tha zoti Trump.

Presidenti Biden thotë se ushtria amerikane po forcon aleancat dhe po investon tek masat parandaluese.

“Në mbrojtje të vlerave tona duke iu kundërvënë tiranëve, dhe duke ruajtur paqen, por duke ruajtur liritë dhe tolerancën. Falë Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara po bëjmë atë që vetëm Amerika mundet ta bëjë, si vendi i pazëvendësueshëm, si superfuqia e vetme e botës dhe vendi demokratik udhëheqës në botë”, tha presidenti Biden.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se gjatë vitit fiskal 2023 u rekrutuan 40 mijë ushtarë më pak nga objektivi i vendosur.

Ish-presidenti Trump thotë se kjo ndodh pasi shumë njerëz nuk duan të shërbejnë në ushtrinë amerikane për shkak të politikave të presidentit Biden dhe largimeve nga puna me motive politike.

“Do të rikthehej kulturën krenare dhe traditat e nderuara të forcave të armatosura amerikane dhe nuk do të lejohet marksizmi, nuk do të lejohet komunizmi dhe do t’i largojmë fashistët”, tha ish-presidenti Trump.

Ushtria amerikane thotë se janë disa arsye për rënien e numrit të rekrutëve të rinj, përfshirë një ekonomi më e fortë – që u jep të rinjve më shumë opsione – dhe një mosbesim më i madh tek institucionet në radhët e të rinjve që i përkasin të ashtuquajturës Gjenerata Z, pra të lindurit gjatë viteve 1997 - 2012.

Marrë nga VOA

biden trump shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë