BOTA

Biden nderon viktimat në New Orleans, takohet me familjet e tyre: Nuk mund t’i thuash asgjë dikujt që ka pasur një humbje kaq tragjike

M.B. Përditësimi i fundit 7 Janar 2025, 08:27

Biden nderon viktimat në New Orleans, takohet me familjet e tyre: Nuk mund

SHBA- Presidenti Joe Biden u takua të hënën me familjet e viktimave, mori pjesë në një shërbesë lutjesh dhe u ndal në një memorial të improvizuar në Nju Orlins për nder të atyre që humbën jetën në sulmin vdekjeprurës në Ditën e Vitit të Ri në lagjen historike të qytetit. Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden e bënë ndalesën e tyre të parë në një përkujtimore në rrugën Bourbon, aty ku një veteran i ushtrisë kreu sulmin duke përplasur një kamion me turmën, duke vrarë 14 vetë dhe duke plagosur 30 të tjerë.

Lule, mesazhe dhe kryqe ishin vendosur në trotuar për të nderuar viktimat. Më pas çifti u drejtua për tek katedralja St. Louis aty pranë. Presidenti dhe zonja e parë u takuan privatisht me familjet e atyre që humbën jetën, të mbijetuarit dhe forcat lokale të zbatimit të ligjit. Më pas, ata morën pjesë në një shërbesë ndërfetare.

Biden ka bërë dhjetëra vizita në zona që janë goditur nga dhuna, fatkeqësitë natyrore dhe të tjera gjatë katër viteve të tij në detyrë. Atij i kanë mbetur vetëm dy javë në detyrë, kështuqë vizita e së hënës në Nju Orlins mund të jetë e fundit e kësaj natyre. Është një detyrë solemne e presidentëve, megjithëse jo çdo udhëheqës e ka përqafuar një rol të tillë me aq ndjeshmëri sa 82-vjeçari Biden, i cili ka përjetuar shumë tragjedi personale në jetën e tij.

Gruaja e tij e parë dhe vajza e tij e vogël vdiqën në një aksident me makinë në fillim të viteve 1970, dhe djali i tij i madh, Beau, vdiq nga kanceri në 2015.

“E kam përjetuar një gjë të tillë. Nuk mund t’i thuash asgjë dikujt që ka pasur një humbje kaq tragjike," u tha Biden gazetarëve të dielën.

Biden shpesh flet privatisht në raste të tilla me familjet, nuk ngurron të japp numrin e tij personal të telefonit në rast se njerëzit duan të flasin më pas dhe flet për dhimbjen hapur dhe në mënyrë personale. Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë kanë kapur momentet kur veterani 42-vjeçar i ushtrisë amerikane Shamsud-Din Jabbar shtypi me kamion turmat e njerëzve në fillim të ditës së Vitit të Ri në Nju Orlins. Një flamur i zi i Shtetit Islamik u gjet në kamionin e tij, duke nxitur FBI-në ta hetojë incidentin si një akt terrorist. Presidenti amerikan Joe Biden thotë se agjencitë federale të zbatimit të ligjit po hetojnë të gjitha lidhjet e mundshme të sulmuesit.

“Forcat federale të zbatimit të ligjit dhe agjencitë e zbulimit po hetojnë në mënyrë aktive çdo kontakt të huaj apo vendas të sulmuesit, që mund të jetë i rëndësishëm në zbardhjen e rrethanave të sulmit. Ne do të vazhdojmë pa pushim luftën kundër ISIS-it dhe organizatave të tjera terroriste kudo që ato janë. Ato nuk do të gjejnë asnjë strehë të sigurt këtu”, tha Presidenti Biden.

Katërmbëdhjetë persona u vranë në sulmin e Vitit të Ri në Nju Orlins dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Autori i sulmit, veterani i ushtrisë Shamsud-Din Jabbar, vdiq pas shkëmbimit të zjarrit me policinë. FBI-ja thotë se Shamsud-Din Jabbar kishte fshehur pajisje shpërthyese të improvizuara në disa rrugë, përfshirë një kryqëzim, ku zakonisht ka shumë lëvizje të njerëzve. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ky është një rast tjetër i ekstremizmit të dhunshëm në vend.

“Po përballemi me lloje të vështira kërcënimesh dhe kjo është arsyeja pse ne si komunitet, jo vetëm qeveria federale, por zyrtarët dhe banorët shtetërorë dhe lokalë, duhet të jemi vigjilentë ndaj tyre dhe të marrim masat e nevojshme për të shmangur aktet e dhunës”, tha Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas.

Më vonë, në ditën e Vitit të Ri, dhe më shumë se dy mijë kilometra larg në Nevada, anëtari i forcave speciale të ushtrisë amerikane, Matthew Livelsberger, hodhi në erë një kamion të kompanisë Tesla, që e kishte me qera, pranë hotelit “Trump International” në Las Vegas.

Mjeku ligjor i Qarkut Clark konfirmoi se Livelsberger, një ushtar i dekoruar, për të cilin zyrtarët thonë se vuante nga stresi post-traumatik, vrau veten, pak para se kamioni të shpërthente. Zyrtarët thonë se askush tjetër nuk u lëndua rëndë. Forcat e zbatimit të ligjit thonë se deri më tani nuk kanë gjetur asnjë lidhje midis sulmeve./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë