BOTA

Biden: Të mos lejojmë nënvlerësimin e sulmit të 6 janarit në Kapitol

n.f Përditësimi i fundit 6 Janar 2025, 17:53
Biden: Të mos lejojmë nënvlerësimin e sulmit të 6
Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden është zotuar se tranzicioni i pushtetit nga ai te Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të jetë i rregullt, ndryshe nga katër vjet më parë. Gjatë një fjalimi që mbajti mbrëmë para ligjvënësve demokratë në Shtëpinë e Bardhë, Biden kundërshtoi atë që ai e quan “përpjekje të pandërprerë” për të nënvlerësuar sulmin e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol nga një turmë mbështetësish të zotit Donald Trump. Turma bëri përpjekje të pengojë certifikimin e fitores së zotit Biden ndaj rivalit Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020

Presidenti Joe Biden tha se pas asaj që ndodhi në vitin 2021, 6 janari, dita kur sipas kushtetutës Kongresi çdo katër vjet certifikon rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, nuk mund të meret më si e mirëqenë që gjithshka do të shkojë qetë.

“Shpresoj që të mos e marrim më kurrë si të mirëqenë. Para katër vjetësh, më 6 janar, Kapitoli u sulmua nga një turmë e dhunshme. Nëse vini në zyrën ovale përpara se të largohem, do t'ju tregoj dhomën ngjitur në të cilën ish-presidenti, për tre orë e gjysmë po shihte çfarë po ndodhte në televizor. Demokracia jonë u vu vërtet në sprovë, por fatmirësisht, ajo mbijetoi. Arsyeja kryesore është guximi i policisë së Kapitolit dhe të njerëzve që qëndruan me ne. Mos i harroni kurrë”, tha Presidenti Biden.

Procesi i certifikimit, zakonisht një formalitet, u përmbys katër vjet më parë kur mbështetësit e Presidentit Donald Trump sulmuan dhunshëm Kapitolin. Ata bënë përpjekje për të ndaluar transferimin e pushtetit te demokrati Joe Biden, i cili kishte fituar zgjedhjet.

Shumica e protestuesve shkuan drejt Kongresit nga një tubim aty pranë ku Trump u kërkoi të “luftonin fuqishëm” kundër asaj që ai e quan “manipulim i zgjedhjeve”. Një mbështetëse e Trump, Ashli Babbitt, u qëllua për vdekje nga një oficer teksa u përpoq të hynte me forcë në ndërtesën e Kongresit. Oficeri i policisë së Kapitolit, Brian Sicknick, i plagosur ndërsa u përball me turmën, pësoi infarkt të nesërmen dhe sipas mjekëve vdiq nga shkaqe natyrore. Kongresi u mblodh disa orë më vonë më 6 janar për të përfunduar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë ai u kërkoi ligjvënësve demokratë të “thonin të vërtetën” për sulmin e 6 janarit dhe të mos lejojnin që historia e asaj që ndodhi të “rishkruhej apo edhe të fshihej”.

“Tani është detyra juaj të thoni të vërtetën, të mbani në mend atë që ndodhi dhe të mos lejoni që 6 janari të rishkruhet dhe as të fshihet. Duhet nderuar Kushtetutën, jo vetëm në ditët më të jashtëzakonshme dhe gjashtë janari është një nga ditët më të vështira të historisë amerikane, por çdo ditë. Tani, katër vjet më vonë, po largohem nga posti i presidentit dhe jam i vendosur të bëj gjithçka në fuqinë time për të respektuar transferimin paqësor të pushtetit”, tha Presidenti Biden.

Presidenti Biden kaloi pjesën më të madhe të vitit 2024 duke paralajmëruar votuesit se Trump është një kërcënim serioz për demokracinë e vendit. Javën e kaluar, presidenti i dha Medaljen Presidenciale të Qytetarisë Liz Cheney dhe ligjvënësit demokrat Bennie Thompson, udhëheqësit e hetimit të Kongresit për sulmin e 6 janarit në Kapitol.

Kongresi do të mblidhet të hënën në Uashington për të certifikuar fitoren e Trump në një seancë, që do të drejtohet nga rivalja që ai mposhti, Nënpresidentja Kamala Harris. Këtë herë nuk pritet dhunë, madje as kundërshtime procedurale, duke shënuar një rikthim në traditën amerikane që të transferimit paqësor të pushtetit presidencial. Presidenti Biden sqaroi se arsyeja pse ai do të veprojë ndryshe nga Presidenti i zgjedhur Trump dhe republikanët është se “rregullat dhe institucionet kanë rëndësi”.

“Traditat thelbësore që kemi respektuar prej kohësh në Amerikë përfshijnë certifikimin e zgjedhjeve dhe duke marrë pjesë në inaugurimin e një presidenti të ardhshëm”, tha Presidenti Biden. Republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një shumicë të vogël me katër vende më shumë se demokratët, si dhe Senatin me gjashtë vende më shumë./ VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë