Larry Ellison ka zënë vendin e parë në listën e miliarderëve më të pasur të botës, duke i dhënë fund dominimit njëvjeçar të Elon Musk. Pas publikimit të rezultateve tremujore të kompanisë së tij Oracle, pasuria e Ellison u rrit me plot 100 miliardë dollarë brenda një dite, duke arritur në 393 miliardë dollarë.
Sipas Bloomberg Billionaires Index, kjo është rritja më e madhe ditore e pasurisë së regjistruar ndonjëherë. Në këtë mënyrë, Ellison la pas Musk, i cili aktualisht ka një pasuri prej 385 miliardë dollarësh.
Rritja e aksioneve të Oracle
Ellison, 81 vjeç, është bashkëthemelues dhe aktualisht president i Oracle. Shumica e pasurisë së tij lidhet me kompaninë e bazave të të dhënave. Aksionet e Oracle janë rritur ndjeshëm gjatë vitit, dhe vetëm këtë javë u hodhën 41% lart pas rezultateve pozitive dhe pritshmërive të forta për rritjen e infrastrukturës cloud. Ky është rritja më e madhe ditore në historinë e kompanisë.
Marrëveshja me Pentagonin dhe projekti Stargate
Oracle po punon gjithashtu për të hapur tregun e mbrojtjes amerikane për kompanitë më të vogla të teknologjisë, nëpërmjet projektit Oracle Defense Ecosystem. Ky program synon të modernizojë forcat e armatosura me mjete të inteligjencës artificiale, duke përfshirë edhe partneritete me kompani si Meta, Palantir dhe OpenAI.
Por ndikimin më të madh e ka dhënë marrëveshja e fundit e Ellison me presidentin amerikan Donald Trump. Në janar, nga Roosevelt Room e Shtëpisë së Bardhë, Trump shpalli “projektin më të madh infrastrukturor të inteligjencës artificiale në histori”, një sipërmarrje gjigante e quajtur Project Stargate.
Fortex
Ky projekt përfshin tre kolosë të teknologjisë: Ellison nga Oracle, Sam Altman nga OpenAI dhe Masayoshi Son nga SoftBank, të cilëve iu bashkua edhe fondi sovran i Emirateve të Bashkuara Mgx. Investimi i parashikuar arrin në 500 miliardë dollarë, 100 miliardë menjëherë dhe pjesa tjetër në katër vitet e ardhshme, për ngritjen e qendrave të të dhënave dhe infrastrukturës së nevojshme kompjuterike, me qëllim “garantimin e lidershipit amerikan në AI”.
Nga Bronx te miliarderi nr.1 i botës
I lindur në Bronx më 1944, Ellison u birësua nga xhaxhai dhe halla e tij pasi u braktis nga nëna biologjike. Pas shkollës së lënë përgjysmë, ai nisi karrierën si zhvillues softuerësh. Projekti i tij i parë i madh ishte krijimi i një baze të dhënash për CIA-n, me emrin e koduar Oracle. Sot ai zotëron mbi 40% të aksioneve të kompanisë, dhe ka qenë pjesë edhe e bordit të Apple, Tesla dhe një ndër investitorët e hershëm në OpenAI.
Musk në rënie
Ndërkohë, Tesla e Elon Musk ka parë rënie të aksioneve me 13% këtë vit. Pavarësisht kësaj, bordi i kompanisë ka propozuar një paketë të re të majme pagash për Musk, që nëse realizohen objektivat, mund ta shndërrojë në trilionerin e parë të botës.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
11 Shtator10:28
Vetëvrasja e 16-vjeçarit/ OpenAI nën akuzë: Chatbot-ët vërtet të sigurt për fëmijët?
A luajti ChatGPT rol në vetëvrasjen e një 16-vjeçari në SHBA? Këtë pretendon familja në gjykatë kundër OpenA...
BOTA
11 Shtator10:22
Një ditë pasi rrëzoi dronë rusë, Polonia kufizon trafikun ajror përgjatë kufirit lindor
Polonia ka vendosur kufizime në trafikun ajror përgjatë kufijve të saj lindorë me Bjellorusinë dhe Ukrainën, njoftoi të...
BOTA
11 Shtator09:17
Kjo ishte frika/ Dronët rusë në hapësirën ajrore polake
Kjo ishte frika.
Që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia zgjodhi të sulmonte Ukrainën dhe të niste luftën më të madhe në...
BOTA
11 Shtator09:03
24 vite nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, ngjarja që tronditi botën
Çdo vit më 11 shtator, qyteti i Nju Jorkut përkujton gati 3 000 personat që vdiqën në sulmet terroriste të 11 shtatorit 200...
BOTA
11 Shtator08:12
Autori në arrati/ Ekzekutimi i Charlie Kirk, Donald Trump: Moment i errët për Amerikën!
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump reagoi për atentatin që i mori jetën aktivistit konservator dhe aleatit të tij, Charlie Kirk, në nj&...
BOTA
10 Shtator23:33
Princi i Kurorës së Arabisë Saudite reagon pas sulmit izraelit mbi Katarin: Duhet një përgjigje e përbashkët arabe
Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman, u shpreh i vendosur për të mbështetur Katarin pas sulmit izraelit në Doha,...
BOTA
10 Shtator21:38
PAMJE TË RËNDA/ Mbështetësi i Donald Trump qëllohet me armë zjarri në kampusin universitare
Një mbështetës konservator i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump u qëllua me armë zjarri në një aktivitet në Unive...
BOTA
10 Shtator20:57
VIDEO shokuese/ Burri ekzekuton një grua në mes të qytetit pas dhunës, prokurori i Sorosit zbut akuzat
Nga Dmitri Bolt, TOWNHALL
Një video tronditëse nga qendra e qytetit në Filadelfia, tregon një burrë që qëllon me arm&eu...
BOTA
10 Shtator20:48
Sulmi ndaj Katarit/ Kanadaja po vlerëson lidhjet me Izraelin
Kanadaja po vlerëson marrëdhënien e saj me Izraelin pas sulmit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar, tha të mërkur&...