BOTA

Bie numri i vdekjeve nga mbidoza në Shtetet e Bashkuara

n.f Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2024, 22:51
Bie numri i vdekjeve nga mbidoza në Shtetet e Bashkuara
Foto ilustruese

SHBA- Rënia e vdekjeve në Shtetet e Bashkuara nga mbidoza e drogës duket se ka vazhduar edhe këtë vit, duke u dhënë ekspertëve shpresën se vendi po sheh përmirësim të qëndrueshëm përsa i takon kësaj epidemie. Pati rreth 97,000 vdekje nga mbidoza në periudhën 12-mujore që përfundoi më 30 qershor, sipas të dhënave paraprake të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), të publikuara të mërkurën. Kjo është 14% më pak nga 113,000 që u vlerësuan për vitin pararendës.

"Ky është një ndryshim mahnitës dhe i shpejtë i numrave të vdekshmërisë nga mbidoza e drogës", tha Brandon Marshall, studiues në Universitetit Brown.

Niveli i vdekjeve nga mbidoza filloi të rritej në mënyrë të qëndrueshme në vitet 1990 për shkak të qetësuesve opioidë, të ndjekur nga valët e vdekjeve të udhëhequra nga opioidet e tjera, si heroina dhe - së fundmi - fentanili i paligjshëm. Të dhënat fillestare patën treguar një rënie të lehtë për vitin 2023 dhe raporti i publikuar të mërkurën tregoi se tendenca e rënies ka vazhduar. Natyrisht, ka patur momente në vitet e fundit kur vdekjet nga mbidoza në Shtetet e Bashkuara kishin filluar të binin, vetëm për t'u rritur sërish, vuri në dukje zoti Marshall.

"Kjo duket të jetë thelbësore dhe e qëndrueshme", tha ai. "Mendoj se ka një arsye të vërtetë për shpresë".

Ekspertët nuk janë të sigurt për arsyet e rënies, por ata citojnë një kombinim faktorësh të mundshëm. Njëri është COVID-19. Në ditët më të këqija të pandemisë, trajtimi i ndërvarësisë ishte i vështirë dhe njerëzit ishin të izoluar nga shoqëria - pa asnjë rreth shoqëror për të ndihmuar nëse merrnin mbidozë.

"Gjatë pandemisë pamë një rritje meteorike të vdekjeve nga mbidoza e drogës, saqë është e natyrshme që do të shihnim një ulje", tha Farida Ahmad, nga Qendra Kombëtare për Statistikat Shëndetësore të CDC-së.

Megjithatë, vdekjet nga mbidoza janë shumë më të larta se sa ishin në fillim të pandemisë COVID-19. Shifrat e fundit mund të jenë fryt i përpjekjeve prej vitesh për të rritur përdorimin e ilaçit naloxone, që zhbën efektet e mbidozës dhe të ilaçeve për trajtimin e ndërvarësisë, si buprenorfina, tha Erin Winstanley, profesore në Universitetin e Pitsburgut.

Zoti Marshall tha se përpjekje të tilla ka të ngjarë që po ndihmohen nga zgjidhjet e padive të lidhura me opioidet, të ngritura nga qeverisja shtetërore dhe lokale në Shtetet e Bashkuara kundër prodhuesve të drogës, shitësve me shumicë dhe farmacive. Fondet nga paditë e zgjidhura me marrëveshje janë shpërndarë në qytetet e vogla dhe të mëdha në mbarë SHBA-në, dhe disa kanë filluar t'i shpenzojnë ato për të blerë ilaçin nalokson dhe për masa të tjera.

Disa ekspertë janë pyetur për ndryshimet në furnizimin me barna. Xylazine, një qetësues, është zbuluar gjithnjë e më shumë në fentanilin e prodhuar në mënyrë të paligjshme dhe ekspertët po studiojnë se si kjo po ndikon tek mbidozat. Në të dhënat e fundit të CDC-së, raportimet për vdekjet nga mbidoza kanë rënë në 45 shtete. Rritje ka patur në Alaskë, Nevada, Oregon, Jutah dhe Uashington.

Uljet më dramatike u panë në Karolinën e Veriut dhe Ohajo, por zyrtarët e CDC-së shprehen të kujdesshëm, pasi disa juridiksione kanë patur vonesa në dërgimin e të dhënave të vdekjeve tek strukturat federale - veçanërisht në Karolinën e Veriut, ku hetimet për vdekjet janë ngadalësuar për shkak të mungesës së personelit në zyrën e mjekësisë ligjore të këtij shteti. CDC-ja bëri vlerësimet e saj në përpjekje për të përllogaritur të dhënat jo të plota të vdekjeve, por rënia në disa vende përfundimisht mund të rezultojë të mos jetë aq dramatike sa sugjerojnë shifrat fillestare.

Një kufizim tjetër i të dhënave të përkohshme është se nuk zbërthejnë se çfarë po ndodh në grupe të ndryshme njerëzish. Hulumtimet e fundit vunë re se vdekjet nga mbidoza tek afrikano-amerikanët dhe popullsia indigjene janë rritur në mënyrë disproporcionale.

"Kemi vërtet nevojë për më shumë të dhëna nga CDC-ja për të mësuar nëse këto rënie po përjetohen në të gjitha nënkategoritë etnike dhe racore", tha zoti Marshall./ VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë