BOTA

Bisedime SHBA-Kinë mes tensioneve në rritje në rajonin e Indo-Paqësorit

E.D Përditësimi i fundit 13 Shtator 2024, 15:56

Bisedime SHBA-Kinë mes tensioneve në rritje në rajonin e

SHBA- Diplomatët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë dhe ata kinezë po zhvillojnë bisedime përpara zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, ndërsa tensionet në Detin e Kinës Jugore dhe rreth Tajvanit vazhdojnë të rriten. Një komandant i lartë kinez do të vizitojë komandën amerikane të Indo-Paqësorit në Havai javën e ardhshme, ndërsa zyrtarë të lartë amerikanë të mbrojtjes mbërritën në Kinë.

Në Tajvan, stërvitjet me raketa reale janë një mënyrë se si ishulli i pavarur përgjigjet ndaj inkursioneve të shpeshta të forcave kineze në hapësirën ajrore dhe ujërat e tij.

Për të mbajtur nën kontroll tensionet, qofshin ato mes Pekinit dhe Tajvanit apo ato mes Pekinit dhe Manilës në Detin e Kinës Jugore, Shtetet e Bashkuara dhe Kina po shpeshtojnë kontaktet mes tyre.

Të dyja pikat e nxehta janë padyshim një shqetësim, që Sekretari i Shtetit Antony Blinken i nxorri në pah këtë javë gjatë Dialogut Strategjik SHBA-Britani.

“Ne diskutuam edhe mbi përpjekjet e përbashkëta për të siguruar paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit dhe lirinë e lundrimit dhe fluturimit në Detin e Kinës Jugore. Për ne, ruajtja e paqes dhe stabilitetit, ruajtja e status-kuosë është thelbësore. Kjo është thelbësore për vendet në mbarë botën”, tha ai.

Në Uashington, Kongresi po shqyrton një numër projekt-ligjesh, që kanë në shënjestër Kinën përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

Një projekt-ligj i miratuar së fundmi nga Dhoma e Përfaqësuesve kërkon të frenojë një sulm të mundshëm kinez apo bllokadë të Tajvanit përmes sanksioneve ekonomike ndaj udhëheqjes së lartë të Kinës.

“Problemi qëndron tek qeveria kineze, jo populli i Kinës. Akti i Frenimit të Konfliktit në Tajvan e merr parasysh këtë, duke nxitur publikimin e pasurive të siguruara përmes korruspsionit nga udhëheqja më e lartë e Republikës Popullore të Kinës. Projektligji do të detyronte zyrtarët e Partisë Komuniste Kineze të përballen me zemërimin e popullit të tyre”, thotë ligjvënësja republikane Young Kim, e cila është kryetare e Nënkomisionit të Indo-Paqësorit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në Pekin, zyrtarët kinezë kanë kritikuar Dhomën e Përfaqësuesve për shqyrtimin e projekt-ligjeve të ashpra lidhur me Kinën këtë javë, duke u zotuar të përgjigjen me kundërmasa të forta nëse ato miratohen.

Pavarësisht këtyre tensioneve, të dy vendet po punojnë për të stabilizuar situatën. Analistët thonë se mbajtja e kanaleve të hapura të komunikimit ushtarak është thelbësore për shmangien e gabimeve.

“Zhvillimi i këtyre bisedave eliminon hamendjen nga analiza mbi arsyet e veprimeve të kinezëve dhe parashikimin e veprimeve të tyre të ardhshme. Kjo zvogëlon hapësirën për llogaritje të gabuara apo keqkuptime rreth qëllimeve të veprimeve të secilës palë”, thotë eksperti Ryan Hass nga Instituti Brookings.

Në vizitën e tij në Kinë në fund të muajit të kaluar, këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, konfirmoi se presidenti amerikan Joe Biden do të flasë me udhëheqësin kinez Xi Jinping në javët e ardhshme./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë