“Protestoj për të ardhmen e fëmijëve të mi”/ Qytetari: Jam shoqëruar disa herë nga policia, por nuk tërhiqem
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se i vlerëson “lart” bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që u mbajtën më 18 shkurt në Riad të Arabisë Saudite. Udhëheqësi rus tha se bisedimet ishin “hapi i parë” drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit.
“Jam informuar [për bisedimet]. I vlerësoj lart, ka rezultate”, tha Putin gjatë një ngjarjeje në Shën Petersburg.
“Për mendimin tim, ne kemi bërë hapin e parë për të rinisur punën në disa fusha të interesit të përbashkët”, shtoi Putin.
Udhëheqësi rus tha se shteti i tij ka nevojë të ndërtojë besimin me SHBA-në në mënyrë që të zgjidhet konflikti në Ukrainë.
“Është e pamundur të zgjidhen shumë çështje, përfshirë kriza ukrainase, pa rritur nivelin e besimit mes Rusisë dhe SHBA-së”, tha Putin.
Pas bisedimeve në Riad, Departamenti amerikan i Shtetit tha se Uashingtoni dhe Moska janë pajtuar për t’i adresuar faktorët “acarues” në raportet mes dy shteteve dhe kanë nisur punën drejt dhënies fund të luftës në Ukrainë. DASH-i tha se palët do të angazhojnë ekipe të nivelit të lartë për t'i dhënë fund luftës sa më shpejt që është e mundur, "në një mënyrë që është e qëndrueshme dhe e pranueshme për të dyja palët".
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, që ka udhëhequr delegacionin e SHBA-së, ka deklaruar se palët janë pajtuar edhe për të rivendosur stafin e ambasadave dhe që, pos diskutimeve për paqe në Ukrainë, ekipet negociatore do të promovojnë edhe bashkëpunim ekonomik.
Në këtë takim nuk kishte të pranishëm përfaqësues të Ukrainës dhe presidenti i këtij shteti, Volodymyr Zelensky, tha se është biseduar për Ukrainën, “pa Ukrainën”. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë pas takimit se Rusia dhe SHBA-ja janë pajtuar për të krijuar kushte për të rikthyer plotësisht bashkëpunimin ndërmjet të dyja vendeve.
Edhe Lavrov, sikurse Rubio, kanë deklaruar se palët janë pajtuar për të emëruar ambasadorë në kryeqytetet e dy vendeve, heqjen e “pengesave për misione diplomatike”, përfshirë kufizimet në transfere bankare në ambasada, emërimin e përfaqësuesve për të vazhduar negociatat për dhënie fund të luftës në Ukrainë, dhe krijimin e kushteve për rikthim të bashkëpunimit në sfera të ndryshme.
Delegacioni amerikan ka thënë para mbajtjes së bisedimeve në Riad se takimi në Arabinë Saudite nuk ka të bëjë me nisje të negociatave, mirëpo për të parë nëse Rusia është “serioze” në dhënien fund të luftës në Ukrainë, që ka nisur në shkurt të vitit 2022./REL
SHBA- Zhvillimet në luftën në Ukrainë kanë qenë të shpejta javën e fundit, ku telefonata e Donald Trump me&n...
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të mërkurën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngecur në një...
BOSNJE HERCEGOVINA- Referendum për shkëputjen e Republikës Sërpska (RS), heqje të kompetencave të Gjykatës dhe Prokuroris&e...
KIEV- I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara e kupto...
BOSNJE-HERCEGOVINA- Në Gjykatën e Bosnjë dhe Hercegovinës të mërkurën, më 19 shkurt, mbahet seanca përfundimtare ...
GJERMANIA- Ishte shtatori i vitit 2024 kur socialdemokrati, Olaf Scholz, u pyet në një intervistë për gazetën berlineze "Ta...
Musk, Trump SHBA - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka mbrojtur vendimin e tij për t'i dhënë biznesmenit miliarder, Elon Musk, nj&...
Foto ilustruese SHBA - Vlerësimi është me superlativa nga një njeri që i nënshkruan komentet e tij si "Dan": "Dhomat janë...
Donald Trump SHBA - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ndihet “shumë më i sigurt” për arritjen e nj&...
ITALIA- Papa Françesku, i cili ndodhet i shtruar në spitalin 'Gemelli' që nga e premtja e kaluar, vuan nga "pneumonia bilaterale" dhe gj...