BOTA

Blinken: Armët amerikane po ndihmojnë në stabilizimin e vijës së frontit të Ukrainës

E.D Përditësimi i fundit 29 Maj 2024, 21:21

Blinken: Armët amerikane po ndihmojnë në stabilizimin e

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën se armët amerikane që po dërgohen në Kiev po ndihmojnë në stabilizimin e frontit në Ukrainë mes sulmeve të intensifikuara ruse. Ai shtoi se Washingtoni do ta "përshtasë” në vazhdim mbështetjen e tij.

Komentet diplomati i lartë amerikan i bëri gjatë një vizite në kryeqytetin moldav Kishinau, për bisedime me presidenten pro-perëndimore, Maia Sandu. Kjo është ndalesa e tij e parë, e një turneu të shkurtër në Evropë, që synon të forcojë mbështetjen për Kievin mes vendeve aleate të NATO-s, si dhe ato fqinje.

Vizita vjen ndërsa presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar mbi rrezikun e një konflikti global nëse Perëndimi lejon Ukrainën, të përdorë armët perëndimore për të goditur brenda Rusisë. Kievi po u kërkon partnerëve të tij, që ta lejojnë ta bëjë një gjë të tillë.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë më parë se i kanë kërkuar Kievit që të mos përdorë armë amerikane për sulme të drejtpërdrejta ndaj Rusisë. Gjatë konferencës për shtypin, kur u pyet mbi qëndrimin aktual të Uashingtonit mbi këtë çështje, zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara do ta "përshtasin" qëndrimin e tyre.

"Gjatë këtyre më shumë se dy vjetëve, ndërsa natyra e fushëbetejës ka ndryshuar, vendndodhjet, apo mjetet që Rusia po përdor kanë ndryshuar edhe ne jemi përshtatur me këtë situatë. Kjo është pikërisht ajo që do të bëjmë në vazhdim”, tha ai.

Këtë javë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, u bëri thirrje anëtarëve të aleancës ushtarake perëndimore që të heqin kufizimet ndaj Ukrainës për përdorimin e armëve të tyre, duke i mundësuar Kievit të godasë "objektiva legjitime ushtarake" brenda Rusisë.

Shtetet e Bashkuara janë furnizuesi më i madh i Kievit me armatime. Uashingtoni miratoi një paketë ndihme prej 61 miliardë dollarësh në muajin prill, pas një vonese disa mujore, që përkeqësoi më tej mungesën e predha për artilerinë e Ukrainës.

Zoti Blinken tha se furnizimet me armë amerikane tashmë po japin një "efekt real" dhe se Vladimir Putini, nuk ia kishte dalë të arrinte qëllimet e tij në zonën e Kharkivit, në verilindje të Ukrainës, ku forcat ruse nisën një ofensivë këtë muaj, duke hapur një front të ri.

"Përkundrazi, mendoj se ajo që ne po shohim sërish është një stabilizim i frontit dhe një dështim në aspektin e objektivave nga ana e Putinit", tha ai.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtypin me Presidenten Sandu, zoti Blinken premtoi 50 milionë dollarë ndihma për Moldavinë dhe mbështetjen e qëndrueshme amerikane. Ai tha se Moldavia ka treguar një "qëndrueshmëri të jashtëzakonshme" përballë “presionit” dhe "përpjekjeve për ndërhyrje" nga Rusia.

Nën udhëheqjen e zonjës Sandu, Moldavia ka dënuar me vendosmëri sulmin rus ndaj Ukrainës dhe i ka bërë të qarta synimet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Zonja Sandu tha se vizita e Sekretarit Blinken ishte "një shenjë e fortë mbështetjeje" për Moldavinë.

“Përmes unitetit dhe me mbështetjen e partnerëve tanë, ne do të qëndrojmë pranë popullit tonë dhe do të bëjmë përpara”, tha ajo./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë