BOTA

Blinken i bën thirrje Hamasit të miratojë propozimin për armëpushim

E.D Përditësimi i fundit 11 Qershor 2024, 16:14

Blinken i bën thirrje Hamasit të miratojë propozimin për

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, i cili po qëndron në Lindje të Mesme për të siguruar mbështetje për një plan për armëpushim në Gazë, i bëri sot thirrje grupit militant Hamas, të pranojë propozimin që do të siguronte lirimin e pengjeve dhe do të çonte në pezullimin e luftimeve. Propozimi për armëpushim, i paraqitur nga Shtëpia e Bardhë, u përkrah të hënën nga Këshilli i Sigurimit, por Hamasi, ndonëse e mirëpriti rezolutën, ende nuk ka dhënë një përgjigje për të.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të martën se miratimi i propozimit për armëpushim në Gazë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është sinjal i qartë që bota e mbështet këtë plan. Ai i bëri thirrje Hamasit ta miratojë planin, duke e quajtur reagimin fillestar të grupit militant “shenjë shpresëdhënëse”.

“Mendoj se është një shenjë shpresëdhënëse siç ishte edhe deklarata që ata lëshuan para 10 ditësh, kur Presidenti Biden publikoi propozimin, por kjo nuk është fjala e fundit. Në fund zgjidhja e kësaj çështjeje varet nga vendimi i udhëheqjes së Hamasit në Rripin e Gazës. Këtë vendim nuk e kemi parë ende”, deklaroi Sekretari Blinken.

Hamasi, të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, mirëpriti të martën rezolutën e Kombeve të Bashkuara që përkrah planin për t’i dhënë fund luftës dhe tha se është i gatshëm të diskutojë për detajet e propozimit.

Gjatë qëndrimit në Izrael, Sekretari Blinken, i cili u takua me familjet e pengjeve dhe takoi protestuesit që po kërkojnë armëpushim, tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara që ky grup militant të mos sundojë më në Gazën në të ardhmen. Sipas tij, zyrtarët amerikanë dhe udhëheqësit e rajonit janë duke punuar për planet e pasluftës, duke përfshirë çështjet e sigurisë, qeverisjes dhe rindërtimit.

“Të gjithë thanë po, me përjashtim të Hamasit. Dhe nëse ata nuk e miratojnë propozimin, atëherë përgjegjësia bie mbi ta për vazhdimin e luftës, për qindra mijëra, miliona gra, fëmijë e burra palestinezë në Gazë... Po presim përgjigjen e Hamasit”, tha ai.

Gjatë vizitës në Izrael, zoti Blinken tha se Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka konfirmuar zotimin e tij ndaj propozimit.

Propozimi për armëpushim parasheh tri faza, duke filluar me lirimin e pengjeve nga Hamasi në këmbim të një armëpushimi afatgjatë dhe tërheqjes së trupave izraelite nga Gaza. Hamasi ende mban rreth 120 pengje, një e treta e të cilëve besohet se kanë vdekur.

Në Gazë, palestinezët e zhvendosur u treguan të rezervuar për rezolutën e Kombeve të Bashkuara, duke bërë thirrje për zbatimin e saj të menjëhershëm.

“Kemi 8 muaj që po presim për një rezolutë si kjo që të zbatohet. Kemi tetë muaj që po vuajmë; duke u zhvendosur nga njëri vend në tjetrin. Ishim në Khan Younis e pastaj shkuam në Rafah, pastaj në një shkollë të shkatërruar që po e pastrojmë për t’u strehuar. Sot dëgjuam për rezolutën për t’i dhënë fund luftës, që është në dobi të të gjithëve”, sipas palestinezit të zhvendosur Amjad Fayez Shtawi.

Sekretari Blinken vazhdon vizitën në Lindje të Mesme me një ndalesë në Jordani, ku po takohet me udhëheqësit e rajonit dhe ata të Autoritetit Palestinez për të diskutuar rreth planeve të pasluftës për Gazën./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë