BOTA

Blinken kritikon ashpër Izraelin: Taktikat kanë prodhuar humbje të tmerrshme të jetës së civilëve të pafajshëm

M.B. Përditësimi i fundit 13 Maj 2024, 10:17
Blinken kritikon ashpër Izraelin: Taktikat kanë prodhuar humbje
Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dhënë disa prej deklaratave më të ashpra publike deri më tani për Izraelin, lidhur me luftën e tij në Gazë. Kryediplomati amerikan tha se taktikat izraelite kanë prodhuar “një humbje të tmerrshme të jetës së civilëve të pafajshëm”, por nuk kanë arritur të neutralizojnë liderët dhe luftëtarët e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, gjë që mund të çojë në një kryengritje të qëndrueshme.

Në dy intervista televizive, Blinken theksoi se SHBA-ja beson se forcat izraelite “duhet të largohen nga Gaza”, por po ashtu tha se pret që të shohë plane të besueshme nga Izraeli për sigurinë dhe qeverisjen në këtë territor pasi të përfundojë lufta. Hamasi eshte rishfaqur në disa pjesë të Gazës, tha Blinken, dhe “një veprim i ashpër” nga forcat izraelite në qytetin jugor, Rafah, do të rrezikonte që ta lërë aleatin më të afërt të Uashingtonit në Lindjen e Mesme që të përballet “me një kryengritje të qëndrueshme”.

Ai tha se SHBA-ja ka punuar me shtetet arabe dhe të tjerët për javë të tëra për të zhvilluar “plane të besueshme për sigurinë, për qeverisjen, për rindërtimin” në Gazë, por “ne nuk kemi parë që kjo të bëhet nga Izraeli... Ne duhet ta shohim këtë gjë”.

Blinken po ashtu tha se përderisa Izraeli po hyn më thellë në Gazë, një operacion ushtarak atje “në fillim mund të ketë sukses”, por rrezikon të shkaktojë “dëm të tmerrshëm” te popullata duke mos zgjidhur problemi “që ne duam të zgjidhim, që është që Hamasi të mos mund të qeverisë sërish me Gazën”.

Më shumë se 1 milion palestinezë janë strehuar në Gazë për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të territorit. Izraeli ka thënë se në këtë qytet gjenden edhe katër batalione të Hamasit. Mënyra se si Izraeli po e zhvillon luftën, tha Blinken, ka bërë që shteti të jetë “në një trajektore, potencialisht duke trashëguar një kryengritje me shumë luftëtarë të Hamasit të armatosur, apo që vakumi të mbushet me kaos, me anarki dhe që me gjasë ky vakum do të mbushet nga Hamasi".

Blinken po ashtu për herë të parë përsëriti gjetjet e një raporti të prezantuar javën e kaluar në Kongres që thoshte se armët që i ka ofruar SHBA-ja Izraelit, të cilat janë përdorur në Gazë, potencialisht kanë shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar.

“Kur bëhet fjalë për përdorimin e armëve, shqetësimet për incidente ku marrë parasysh dëmin që u është shkaktuar fëmijëve, grave, burrave, është e arsyeshme të vlerësohet se në disa raste, Izraeli ka vepruar në mënyra që nuk janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar”, tha ai.

Blinken po ashtu të dielën ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, të cilit ia ka përsëritur kundërshtimin e SHBA-së për ofensivën në Rafah, tha Departamenti amerikan i Shtetit. Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Ofensiva e Izraelit ka vrarë më shumë se 35.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë./ REL

antony blinken

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë