BOTA

Blinken mbron tërheqjen nga Afganistani në vitin 2021

E.D Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2024, 16:19

Blinken mbron tërheqjen nga Afganistani në vitin 2021

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha ligjvënësve mbrëmë (të mërkurën në mbrëmje) se administrata e Presidentit Biden ishte vënë në një pozitë tejët të vështirë përpara tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani në gusht të vitit 2021. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Kongres Katherine Gypson, zoti Blinken tha se Presidenti Joe Biden trashëgoi një afat për tërheqjen nga ish-presidenti Donald Trump, pa një plan për ta realizuar atë. Republikanët në Komisionin për Marrëdhëniet meJashtë të Dhomës së Përfaqësuesve prej vitesh kanë kërkuar përgjigje për tërheqjen katastrofike nga Afganistani.

Ministri taleban për refugjatët, Khalil Ur-Rahman Haqqani, u vra gjatë një sulmi vetëvrasës të mërkurën në Afganistan.

Ky është një nga sulmet më të rënda ndaj një udhëheqësi të talebanëve që kur grupi u kthye në pushtet në gusht të vitit 2021.

Tërheqja katastrofike e trupave amerikane nga Afganistani u mundësoi talibanëve të ktheheshin në pushtet. Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë qenë shumë kritikë ndaj administratës së Presidentit Biden për tërheqjen.

“Ju kishit mundësi të shumta të hartonit një plan për rënien e pashmangshme të Afganistanit. Në vend të kësaj, edhe me këmbanat e alarmit që dëgjoheshin qartë, ju mohuat kërcënimet e pashmangshme dhe të rrezikshme për interesat amerikane, qytetarët amerikanë dhe partnerët tanë afganë”, tha Michael McCaul, udhëheqës i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken doli para këtij Komisioni të mërkurën. Ai tha se Presidenti Joe Biden trashëgoi një afat për tërheqje nga ish-presidenti Donald Trump, pa një plan për ta realizuar atë.

“Nëse Presidenti Biden nuk do të zbatonte zotimin e paraardhësit të tij, sulmet e talibanëve ndaj forcave tona, aleatëve tanë dhe ndaj qyteteve kryesore do të kishin rifilluar. Kjo do të kërkonte dërgimin e dhjetëra mijëra forcave të tjera amerikane përsëri në Afganistan për të mbrojtur veten dhe për të parandaluar marrjen e kontrollit nga talebanët”, tha Sekretari Blinken.

Kryetari i ardhshëm i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Brian Mast, i cili humbi këmbët duke luftuar në Afganistan, tha se Departamenti i Shtetit nuk është mbajtur përgjegjës për tërheqjen.

“Departamenti është absolutisht jo funksional siç shihet nga përpjekjet për të mbuluar faktin që 26 diplomatë të administratës suaj ju thanë se do të ishte katastrofë nëse vazhdohej në atë rrugë. Duhet të flasim për këtë”, tha ligjvënësi republikan Mast.

Por demokrati kryesor në Komision tha se republikanët nuk kishin ndërmarrë asnjë përpjekje për të parandaluar që këto probleme të përsëriteshin.

“I ashtuquajturi hetim i republikanëve nuk ka qenë gjë tjetër veçse të bërit politikë në vija partiake. Ata nuk mund të pretendojnë se qëllimi i vërtetë i tyre tani është sundimi i ligjit, kur nuk shoh asgjë konkrete. Nga ky hetim nuk kanë hartuar asnjë projekt-ligj”, thotë deputeti Meeks.

Trembëdhjetë ushtarë amerikan dhe 170 civilë afganë vdiqën në sulmin me bombë në ‘Abbey Gate’ në Kabul më 26 gusht të vitit 2021./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë