BOTA

Blinken mbyll vizitën në Lindjen e Mesme, nuk arrin një marrëveshjeje për armëpushim

M.B Përditësimi i fundit 21 Gusht 2024, 07:26
Blinken mbyll vizitën në Lindjen e Mesme, nuk arrin një
Antony Blinken

LINDJE E MESME- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbylli vizitën e tij të nëntë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës në Gazë pa siguruar një marrëveshje armëpushimi. Ai paralajmëroi të martën se koha është e një rëndësie kritike, megjithëse si Hamasi edhe Izraeli sinjalizuan se mbeten ende sfida.

Pas takimeve në Egjipt dhe Katar, dy vendet e tjera ndërmjetësuese, zoti Blinken tha se duke qenë se Izraeli ka pranuar një propozim për tejkalimin e pengesave të fundit për marrëveshjen me grupin militant, tani vëmendja është që të bëhen të gjitha përpjekjet e mundura për të siguruar miratimin nga Hamasi që të dyja palët të bien dakord për detajet kryesore mbi zbatimin e saj.

“Mesazhi ynë është i thjeshtë. Është e qartë dhe është urgjente. Duhet të finalizojmë një marrëveshje për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve dhe kjo duhet ta bëhet tani. Elementi i kohës është thelbësor”, u tha ai gazetarëve përpara se të largohej nga Katari.

Arritja e një marrëveshjeje është bërë më urgjente pas vrasjeve të kohëve të fundit të udhëheqësve militantë të Hamasit dhe Hezbollahut në Iran dhe Liban, të cilat i janë atribuuar Izraelit, pas së cilave Irani dhe Hezbollahu kanë paralajmëruar për hakmarrje, gjë që ka ngjallur frikën e një lufte më të gjerë rajonale.

Detajet publike për propozimin e ri të paraqitur nga SHBA, Egjipti dhe Katari, kanë qenë të pakta. Blinken tha se ai është "shumë i qartë lidhur me fazat e tërheqjes izraelite nga Gaza dha se ku do të bëhet ajo”. Më herët të martën, Hamasi e quajti propozimin e fundit një përmbysje të asaj për të cilën kishte rënë dakord, duke akuzuar SHBA-në se ka pranuar kushte të reja nga Izraeli. Shtetet e Bashkuara nuk kanë reaguar për këtë qëndrim.

Ndërkohë Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, u takua me grupe të krahut të djathtë të familjeve të ushtarëve të rënë dhe pengjeve në Gazë. Këto grupe, të cilat kundërshtojnë një marrëveshje armëpushimi, thanë se zoti Netanyahu u tha se Izraeli nuk do të tërhiqej nga dy korridore strategjike në Gazë, kontrolli i të cilëve ka qenë një nga pengesat në bisedimet. Zyra e zotit Netanyahut nuk komentoi mbi pohimet e tyre.

Një zyrtar i lartë amerikan hodhi poshtë si "krejtësisht të pavërtetë" pretendimet se Kryeministri Netanyahu i kishte thënë zotit Blinken se Izraeli nuk do të largohej kurrë nga korridoret Filadelfi dhe Netzarim. Deklarata të tilla "nuk janë konstruktive për finalizimin e një marrëveshjeje armëpushimi ", tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti në mënyrë që të diskutonte mbi bisedimet private diplomatike të Sekretarit Blinken.

Takimi i zotit Netanyahu me familjet e ushtarëve të vrarë dhe pengjeve erdhi pasi ushtria izraelite tha se gjeti trupat e gjashtë pengjeve që ishin marrë gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetorit, si pasojë e të cilit nisi lufta. Gjetja e tyre e rëndoi më tej dhimbjen e shumë izraelitëve të cilët kanë bërë presion prej kohësh ndaj zotit Netanyahun që të binte dakord për një armëpushim që do të kthente pengjet në Izrael.

Ushtria izraelite tha se gjeti gjashtë trupa në një operacion gjatë natës në Gazën jugore, duke thënë se ata ishin vrarë ndërsa trupat po vepronin në Khan Younis. Hamasi thotë se disa robër janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite, megjithëse pengjet e kthyera kanë folur për kushte të vështira, përfshirë mungesën e ushqimit ose medikamenteve.

Marrja e trupave është një goditje për Hamasin, udhëheqësit e të cilit shpresojnë të shkëmbejnë pengjet për të burgosurit palestinezë, tërheqjen e forcave izraelite nga Rripi i Gazës dhe një armëpushim afatgjatë. Ushtria tha se kishte identifikuar trupat e pengjeve Chaim Perry, 80; Yoram Metzger, 80 vjeç; Avraham Munder, 79 vjeç; Alexander Dancyg, 76 vjeç; Nadav Popplewell, 51 vjeç; dhe Yagev Buchshtav, 35.

Kibuci Nir Oz, ku Munder ishte mes rreth 80 banorëve të kapur në 7 tetor tha se ai vdiq pas "muajsh torture fizike dhe mendore". Autoritetet izraelite konfirmuar më parë se pesë të tjerët ishin të vdekur. Hamasi ende besohet se mban rreth 110 pengje, që i ka rrëmbyer në sulmin e 7 tetorit në Izrael. Autoritetet izraelite vlerësojnë se rreth një e treta e tyre janë të vdekur. Në sulmin e 7 tetorit në Izrael nga militantët e Hamasit, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, u vranë 1,200 persona.

Mbi 100 pengje të tjerë u liruan gjatë armëpushimit të vitit të kaluar në këmbim të disa palestinezëve të burgosur në Izrael. Ofensiva e Izraelit ka vrarë mbi 40,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e cila nuk bën dallim midis civilëve dhe luftëtarëve. Lufta ka shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe ka detyruar shumicën dërrmuese të 2.3 milionë banorëve të Gazës të largohen nga shtëpitë e tyre./ VOA

antony blinken

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë