BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...

POLONI- Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Poloni të enjten dhe u takua me udhëheqësit e vendit për të diskutuar mbi mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë dhe thellimin e bashkëpunimit të Uashingtonit me Varshavën. Kryediplomati amerikan udhëtoi në Poloni, një aleate e NATO-s, pas një vizite në Kiev të mërkurën gjatë së cilës zyrtarët ukrainas kërkuan që t'u lejohet të përdorin raketat e dërguara nga perëndimi për të goditur më në thellësi të territorit rus. Blinken vizitoi Kievin së bashku me homologun britanik David Lammy. Ata njoftuan se të dy vendet janë zotuar të japin 1.5 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të enjten me Presidentin polak Andrzej Duda në Varshavë në ndalesën e fundit të një turneu evropian që është përqendruar tek situata në Ukrainë. Udhëtimi në kryeqytetin polak vjen pasi kryediplomati amerikan vizitoi Kievin me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy, ku të dy diplomatët u përballen me trysninë në rritje të Ukrainës për të përdorur armatimet e dërguara nga perëndimi për sulme me rreze të gjatë veprimi brenda Rusisë.
“Unë do ta diskutoj kërkesën tuaj në Uashington, duke informuar presidentin. Homologu britanik po bën të njëjtën gjë dhe të dy shefat tanë do ta diskutojnë këtë kur të takohen të premten. Ne jemi përshtatur me situatën ndërsa fushëbeteja ka ndryshuar. Padyshim që do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë edhe në të ardhmen”, tha Sekretari Blinken.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania premtuan gati 1.5 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën gjatë vizitës në Kiev. Sekretari Blinken njoftoi më shumë se 700 milionë dollarë ndihmë humanitare, ndërsa Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy konfirmoi se vendi i tij do të sigurojë 782 milionë dollarë të tjera ndihmë dhe garanci kredie.
Pjesa më e madhe e ndihmave kanë për qëllim forcimin e rrjetit energjetik që Rusia e ka goditur vazhdimisht ndërsa Ukraina ka përpara një dimër të vështirë. Sidoqoftë, për ukrainasit, thelbësore është heqja e kufizimeve për përdorimin e armëve perëndimore më thellë brenda Rusisë
“Unë besoj se në këtë fazë të luftës Shtetet e Bashkuara duhet të tregojnë një ndryshim në qasje ndaj kësaj lufte e kjo është mundësia e përdorimit, përfshirë armët amerikane, kundër objektivave thellë brenda Federatës Ruse”, tha për Zërin e Amerikës deputeti ukrainas Viatrovych.
Me këtë qëndrim pajtohet edhe analisti Adian Karatnycky nga organizata “Këshilli i Atlantikut” i cili thotë se kjo është mënyra që Ukraina të fitojë luftën apo të detyrojë Moskën të pajtohet për një marrëveshje paqeje që të jetë e pranueshme për popullin ukrainas.
“E vetmja mënyrë për këtë është nëse Ukraina ka kapacitetin për të dëmtuar ekonominë e Rusisë duke goditur infrastrukturën e saj të energjisë dhe për këtë nevojiten raketa me rreze të gjatë veprimi”, thotë zoti Karatnycky.
Në ditën e vizitave në Kiev, 17 ish-diplomatë dhe udhëheqës ushtarakë amerikanë dhe britanikë botuan një letër të hapur duke i kërkuar Sekretarit Blinken dhe zotit Lammy të ndryshojnë politikën e armëve. Ligjvënësit amerikanë nga të dyja partitë i kanë bërë thirrje të ngjashme administratës së Presidentit Biden këtë javë./VOA
FRANKFURT- Banka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, duke zbritur në 3.5%. Megjithat&e...
SIGNAPOR- Papa Françesku paralajmëroi për ndikimet negative të inteligjencës artificiale (AI) në strukturën e shoqër...
GJERMANIA- Olaf Scholz është një njeri i qetë, të cilin është e vështirë ta nevrikosësh. A mundet ai t&...
foto ilustruese GAZA- Së paku 33 vetë mbetën të vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gazë të mërkur&eum...
Ambasadori i BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandar...
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, sipas mediave serbe pritet të mbajë një konferencë për med...
Foto ilustruese KOSOVË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka folur sot për sulmin në Banjskë që ka ndodhu...
Vulin SERBI- Zëvendëskryeministër i Serbisë, Aleksandar Vulin ka dhënë një intervistë për mediumin rus &l...
foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian (BE) e ka mirëpritur vendimin e Prokurorisë së Kosovës për të ngritur aktakuzë...
Foto ilustruese KOSOVË- Flutura, Fitorja, Melihatja, Arbeni, Yllka… Problemet e këtyre dhe shumë të mbijetua...