BOTA

Bloomberg: Rubio, shkaktari pse Trump ndryshoi qëndrimin ndaj Putinit

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Tetor 2025, 19:47
Bloomberg: Rubio, shkaktari pse Trump ndryshoi qëndrimin ndaj Putinit

Pas muajsh përpjekjesh diplomatike dhe qëndrimesh të kujdesshme, Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar planin për një samit paqeje me Vladimir Putinin që pritej të mbahej në Budapest, duke vendosur sanksionet e para direkte ndaj Rusisë.

Sipas agjencisë Bloomberg, vendimi vjen pas një vlerësimi të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i cili ka arritur në përfundimin se Moska nuk ka bërë ndryshime të dukshme në qëndrimin e saj, pavarësisht përpjekjeve të mëparshme për arritjen e një zgjidhjeje paqësore.

Burime amerikane dhe evropiane thanë se sinjalet për këtë ndryshim u bënë të qarta kur Rubio anuloi një takim me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, pas një telefonate që, sipas raportimeve, tregoi se Rusia po përpiqej të zvarriste bisedimet për armëpushim.

Roli i Rubio-s në këtë kthesë të papritur konsiderohet i rëndësishëm, duke treguar rritjen e ndikimit të tij në politikën e jashtme amerikane, sipas Bloomberg. Ai ka mbështetur një qasje më të ashpër edhe ndaj Venezuelës, në kontrast me Steve Witkoff, të dërguarin special të Trumpit, i cili favorizon një politikë më të butë ndaj Moskës.

Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, mohoi se vendimi i Trump-it u ndikua nga Rubio. Sipas saj, presidenti mbetet drejtuesi i plotë i politikës së jashtme dhe “vepron në përputhje me strategjinë e miratuar nga ekipi i tij i bashkuar”.

Kelly gjithashtu theksoi se Witkoff nuk ka humbur ndikimin e tij tek presidenti, duke shtuar se ai po udhëton aktualisht në Lindjen e Mesme për të mbikëqyrur armëpushimin e brishtë në Rripin e Gazës.

Megjithatë, disa burime diplomatike kanë theksuar se bisedimet e mëparshme të Witkoff-it me Putinin për një samit të mundshëm në Alaskë kanë krijuar konfuzion, duke i dhënë Moskës përshtypjen se SHBA ishte gati të pranonte lëshime territoriale nga Kievi në rajonin e Donbasit, diçka që, sipas burimeve pranë Kremlinit, nuk ishte asnjëherë pjesë e planeve amerikane. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë e hodhi poshtë këtë version, duke deklaruar se Witkoff dhe Trump “po punojnë për paqe me një kuptim të plotë dhe të saktë të të gjitha faktorëve në lojë”.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë