BOTA

Bota prodhon 57 milionë tonë mbetje plastike çdo vit

E.D Përditësimi i fundit 4 Shtator 2024, 21:07

Bota prodhon 57 milionë tonë mbetje plastike çdo vit

SHBA- Bota prodhon 57 milionë tonë mbetje plastike çdo vit dhe i përhap ato nga oqeanet më të thella tek majat e maleve deri në trupin e njeriut, sipas një studimi të ri, sipas të cilit, 2/3 e mbetjeve vijnë nga vendet në zhvillim.

Janë aq shumë plehra sa mund të mbushej me mbetje plastike parku “Central Park” dhe ndërtesa gjigande “Empire State Building” në Nju Jork, sipas studiuesve të Universitetit “Leeds” në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata ekzaminuan mbetjet e prodhuara në nivel lokal në më shumë se 50,000 qytete dhe qyteza në mbarë botën për një studim që u publikua të mërkurën në revistën “Nature”.

Studimi ekzaminoi plastikën që shkon në mjedis të hapur, mbetjet jo plastike që shkojnë në vendgrumbullimet e mbetjeve, ose digjen në mënyrën e duhur.

Për 15 për qind të popullsisë së botës, qeveria dështon në mbledhjen dhe asgjësimin e mbetjeve, thanë autorët e studimit, një arsye kryesore se përse Azia Juglindore dhe Afrika Nën-Sahariane prodhojnë më shumë mbetje plastike. Këtu përfshihet dhe një popullsi prej 255 milionë njerëzish në Indi, thotë studimi.

Qyteti i Lagosit në Nigeri prodhoi mbetje plastike më shumë se çdo qytet tjetër, sipas autorit të studimit Costas Velis, profesor pranë universitetit “Leeds”.

Qytetet e tjera me ndotje më të madhe plastike janë Nju Delhi, në Indi, Luanda në Angola, Karaçi në Pakistan dhe Kajro në Egjipt.

India është e para në botë për prodhimin e mbetjeve plastike, 10.2 milionë tonë në vit, shumë më tepër se dyfishi i vendeve që renditen pas saj, Nigeria dhe Indonezia.

Kina, shpesh e kritikuar për ndotjen, renditet e katërta, por po bën hapa të jashtëzakonshëm për pakësimin e mbetjeve, tha zoti Velis.

Vendet e tjera që shkaktojnë ndotje të madhe plastike janë Pakistani, Bangladeshi, Rusia dhe Brazili. Këto tetë vende janë përgjegjëse për më shumë se gjysmën e ndotjes plastike të globit, sipas të dhënave të studimit.

Sipas studimit, Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 90-të për ndotjen plastike me më shumë se 52,500 tonë dhe Mbretëria e Bashkuar renditet e 135-ta me afro 5,100 tonë.

Studimi përdori inteligjencën artificiale për t'u përqendruar tek mbetjen plastike që u dogjën në mënyrë jo të duhur, rreth 57 për qind e mbetjeve, ose që thjesht u depozituan. Në të dyja rastet, janë mikroplastika tepër të vogla, që e shndërrojnë problemin e ndotjes ujore dhe dëmtimit të jetës nënujore në një kërcënim për shëndetin e njeriut, tha zoti Velis.

Disa studime këtë vit kanë treguar sa të përhapura janë mikroplastikat në ujin e pijshëm dhe në indet e njerëzve, si zemrat, truri dhe testikujt. Mjekët dhe shkencëtarët janë ende të pasigurt se çfarë nënkupton kjo për sa i përket rrezikut për shëndetin e njeriut.

“Bomba e madhe me sahat e mikroplastikave janë ato kryesisht në pjesën jugore të globit”, tha zoti Velis. “Tashmë kemi një problem të madh përhapjeje. Ato gjenden në vendet më të largëta ... majat e Everestit, në Kanalin Mariana në thellësi të oqeanit, në ajër, në ato që hamë dhe atë që pimë".

Ai e cilësoi një "problem të të gjithëve" dhe një problem që do të ndjekë brezat e ardhshëm.

“Nuk duhet t'ia hedhim fajin, asnjë përgjegjësi, pjesës jugore të globit”, tha zoti Velis. "Dhe nuk duhet të lavdërojmë veten në asnjë mënyrë për atë çfarë bëjmë në pjesën veriore të globit".

Është vetëm mungesë burimesh dhe i aftësive të qeverive për të ofruar shërbimet e nevojshme për qytetarët, theksoi zoti Velis.

Ekspertët e jashtëm shqetësohen se përqëndrimi i studimit tek ndotja, në vend të prodhimit të përgjithshëm, e largon vëmendjen nga industria e plastikës. Prodhimi i plastikës lëshon sasi të mëdha të gazit ndotës që kontribuon për ndryshimet klimatike.

“E kanë përkufizuar ndotjen nga plastika në një mënyrë shumë më të ngushtë, si thjesht makroplastikë që lihet në mjedis pas konsumatorit, dhe kjo rrezikon që ta heqim përqëndrimin nga pjesa më lart e zinxhirit të ndotjes, dhe të themi se gjithçka që duhet të bëjmë tani është të menaxhojmë mbeturinat më mirë", tha Neil Tangri, drejtor për shkencën dhe politikat në GAIA, një rrjet global i organizatave aktiviste që punojnë me nismat për mbetjet zero dhe drejtësinë mjedisore. "Është e nevojshme, por nuk është e gjithë historia".

Theresa Karlsson, këshilltare shkencore dhe teknike e Rrjetit Ndërkombëtar për Eliminimin e Ndotësve, një tjetër koalicion i organizatave aktiviste për çështjet e mjedisit, shëndetit dhe mbetjeve, e quajti vëllimin e ndotjes të identifikuar nga studimi "alarmues" dhe tha se tregon se sasia e plastikës që prodhohet sot është "e pamenaxhueshme".

Por ajo tha se studimi nuk tregon rëndësinë e tregtisë globale të mbetjeve plastike, që i ka detyruar vendet e pasura t'i dërgojnë ato tek vendet e varfëra. Studimi thotë se tregtia e mbetjeve plastike po zvogëlohet, me Kinën që ka ndaluar importet e mbetjeve. Por zonja Karlsson tha se tregtia e përgjithshme e mbeturinave në fakt po rritet dhe ka të ngjarë që të ketë rritje edhe për plastikën. Ajo përmendi eksportet e mbetjeve të BE-së të cilat janë rritur nga 110,000 tonë në vitin 2004, në 1.4 milion tonë në vitin 2021.

Zoti Velis tha se sasia e mbetjeve plastike të tregtuara është e vogël. Kara Lavender Law, profesore e oqeanografisë në Shoqatën e Arsimit për Detin, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, ra dakord, bazuar në prirjet e mbetjeve plastike në Shtetet e Bashkuara. Ajo tha se ky ishte gjithsesi një nga studimet më gjithëpërfshirëse mbi mbetjet plastike.

Zyrtarët në industrinë e plastikës e vlerësuan studimin.

“Ky studim nënvizon se mbetjet plastike të pambledhura dhe të pamenaxhuara janë kontributorët më të mëdhenj për ndotjen plastike dhe se dhënia e përparësisë për menaxhimin e mirë të mbetjeve është jetike për t'i dhënë fund ndotjes nga plastika”, tha në një deklaratë Chris Jahn, nga Këshilli Ndërkombëtar i Shoqatave të Kimisë.

Kombet e Bashkuara parashikojnë se prodhimi i plastikës ka të ngjarë të rritet nga rreth 440 milionë tonë në vit, në mbi 1,200 milionë tonë dhe se “planeti ynë po mbytet nga plastika”./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë