BOTA

BQK: Investimet direkte në Kosovë arritën në 341.22 milionë euro

n.f Përditësimi i fundit 1 Gusht 2024, 18:42
BQK: Investimet direkte në Kosovë arritën në 341.22
Foto ilustruese

KOSOVË- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se vlera e investimeve direkte në Republikën e Kosovës deri në fund të muajit maj 2024 ka arritur 341.22 milionë euro. Sipas BQK-së, vlera e investimeve direkte jashtë Republikës së Kosovës për këtë periudhë ishte 84.14 milionë euro.

“Investimet direkte në Kosovë deri në fund të majit 2024 ishin 341.22 milionë euro, që paraqesin një rritje prej 10.00% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 84.14 milionë euro”.

Eksporti i mallrave për këtë muaj shënoi vlerën e 373.86 milionë eurove. Kurse, importi i mallrave ishte 2 miliardë e 207.79 milionë euro. BQK njofton se llogaria e shërbimeve shënoi vlerën e 439.60 milionë eurove, ndërkaq dërgesat preliminare nga mërgata deri në muajin maj 2024 ishin 512.96 milionë euro.

Bilanci i pagesave deri në fund të muajit maj 2024 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 556.39 milionë eurosh, i cili tregon rritje prej 101.88 milionë eurosh krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Bilanci tregtar në mallra deri në fund majit 2024 shënoi deficit në vlerë 1,833.93 milion euro, i cili është për 8.04% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti për këtë periudhë shënoi vlerën 373.86 milionë euro, që përfaqëson rritje prej 4.14%, ndërsa importi i mallrave shënoi rritje prej 7.36%, duke arritur vlerën 2,207.79 milionë euro.

Llogaria e shërbimeve, e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, deri në fund të majit 2024 shënoi vlerën e 439.60 milionë eurove, që është për 0.33% më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Të ardhurat parësore deri në fund të majit 2024 shënuan bilanc pozitiv prej 65.79 milionë euro, të cilat në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishin vlerë 32.21 milionë euro duke treguar një rritje prej 104.28%.

Të ardhurat dytësore mbeten kontribuueset kryesore në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Deri në maj 2024 kjo llogari shënoi bilanc pozitiv prej 772.16 milionë eurosh, e cila paraqet vlerë pothuajse të njëjtë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në maj 2024 shënoi 512.96 milionë euro, që paraqet rritje prej 9.56 milionë euro ose 1.90% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin qershor 2024 ishin rreth 119.71 milionë euro, duke arritur kështu vlerën për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 në 632.67 milionë euro (preliminare). Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit qershor kanë qenë përmes IFJB 60.14%, përmes bankave komerciale 15.50% dhe kanaleve tjera 24.36%.

Asetet në llogarinë financiare deri në fund të majit 2024 kanë shënuar bilanc negativ për 21.47 milionë euro. Ndërsa, detyrimet financiare kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë  prej 352.01 milionë euro.

Asetet rezervë deri në fund të majit 2024 janë rritur për 99.31 milionë euro, e cila përfaqëson rritje prej 52.70% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Rritjes së aseteve rezervë i ka kontribuar rritja e depozitave të cilat gjatë periudhës janar-maj 2024 u rritën për 192.29 milionë euro. Ndërsa, investimet në letra me vlerë gjatë kësaj periudhe u zvogëluan për 92.98 milionë euro për shkak të maturimit të disa prej letrave me vlerë./ Monitor

kosove investime bqk

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë