James Cleverly
BRITANI- Britania do ta dëbojë atasheun e mbrojtjes të Rusisë, do të heqë statusin diplomatik për disa prona si dhe do të limitojë kohëzgjatjen e vizave diplomatike, në përgjigje të asaj që sekretari i Brendshëm, James Cleverly, e cilësoi si “aktivitet malinj” të Moskës.
Britania është në mesin e disa shteteve evropiane që ndërmorën masa më 8 maj kundër Rusisë. Estonia thirri në bisedë kreun e Amnasadës ruse për të protestuar ndërhyrjen në sinjalin e GPS-it dhe Polonia tha se ishte shënjestuar nga një sulm kibernetik nga një grup i lidhur me Rusinë.
Javën e kaluar, shtetet e NATO-s thanë se janë “thellësisht të shqetësuara” lidhur me sulmet e fundit që ata ia atribuuan Rusisë, që shënjestruan Republikën Çeke, Estoninë, Gjermaninë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë dhe Britaninë, përfshirë edhe një rrjet spiunazhi, që hetuesit çek zbuluan se qëndronte prapa një media online.
Gjatë një adresimi para Parlamentit, Cleverly tha se Britania veçse “është një mjedis operativ jashtëzakonisht sfidues për shërbimet ruse të inteligjencës”, por masat “do të shërbejnë për të forcuar qëndrueshmërinë tonë ndaj kërcënimit rus”.
Britania ka vendosur disa runde sanksionesh ndaj kompanive dhe individëve rusë që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës dhe Cleverly tha se Qeveria konservatore nuk do të tërhiqet nga mbështetja që i ofron Kievit.
“Ne do të dëbojmë atasheun rus të mbrojtjes, i cili është një oficer i padeklaruar i inteligjencës ushtarake. Ne do të heqim statusin diplomatik nga disa ndërtesa të lidhura me rusët në Mbretërinë e Bashkuar... Do të vendosin kufizime të reja ndaj vizave diplomatike ruse, përfshirë shkurtimin e kohëzgjatjes të qëndrimit të diplomatëve rusë në Mbretërinë e Bashkuar”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se Rusia do të “kundërpërgjigjet” ndaj vendimit të Britanisë.
Ajo po ashtu akuzoi Gjermaninë se po përdor mite të pabaza për hakerët rusë për të përshkallëzuar tensionet, duke shtuar se vendimi i Berlinit më herët gjatë javës që të tërheqë ambasadorin e saj për konsultime do të përkeqësojë edhe më shumë raportet./REL
james cleverly
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
8 Maj20:54
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ VLEN: Nuk ishin demokratike, opozita shqiptare fiton ndërsa BDI shkon në izolim
Izet Mexhiti
SHKUP- Koalicioni opozitar shqiptar VLEN, ka thënë se zgjedhjet në Maqedoni të Veriut ishin jodemokratike, sipas tyre, k...
E.D
BOTA
8 Maj20:53
LSDM pas mbylljes së vendvotimeve: Zgjedhjet ishin demokratike
Bogdanga Kuzeska
MAQEDONIA E VERIUT- Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë së Veriut (LSDM) tha pas mbylljes së vendvotimeve se di...
E.D
BOTA
8 Maj20:52
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
foto ilustruese
SHKUP- Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar për daljen në votime në zgjedhjet e dy...
E.D
BOTA
8 Maj19:46
Mes tensioneve në rritje për luftën në Gaza, qëllohet kanadezi për vdekje në Egjipt
foto ilustruese
EGJIPT- Një kanadez me prejardhje izraelite është qëlluar për vdekje gjatë një grabitjeje në qyteti...
e. d
BOTA
8 Maj19:30
Tre miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, BE-ja do t’ia dhurojë Ukrainës
foto ilustruese
UKRAINË- Diplomatët e Bashkimit Evropian ranë dakord të mërkurën të përdorin të ardhurat nga a...
e. d
BOTA
8 Maj18:58
Tentoi të qetësonte klientin e McDonalds por e pësoi vetë, qëllohet për vdekje avokati në Teksas
foto ilustruese
SHBA- Një avokat në Teksas është qëlluar për vdekje nga një klient i zemëruar për porosin...
S.B
BOTA
8 Maj18:57
Gjasat për ta kapur janë një në dy milionë, karavidhja e rrallë blu shfaqet në brigjet britanike
Karavidhja blu
BRITANI- Një karavidhe e rrallë blu ka zbarkuar në brigjet jugore të Cornish, Britani. Peshkatari Chris Puckey e gj...
S.B
BOTA
8 Maj18:56
U shitën për 55 mijë paund, letrat e rralla të Pokemon morën interes nga e gjithë bota, datonin nga viti 1990
foto ilustruese
SHBA- Një koleksion i madh i kartave të rralla Pokemon është shitur në ankand për më shumë se ...
E.D
BOTA
8 Maj18:29
Sulmi rus godet stadiumin e shkollës, plagosen katër fëmijë në Kharkiv të Ukrainës
foto ilustruese
UKRAINË- Një sulm ajror rus goditi një stadium shkolle në Kharkivin verilindor të Ukrainës të mërku...
E.D
BOTA
8 Maj18:28
Dreka fatale me tre të vdekur/ U shërbeu kërpudha helmuese, 49-vjeçarja australiane nuk pranon krimin kundër të ftuarve
foto ilustruese
AUSTRALI- Erin Patterson, 49 vjeç, u deklarua e pafajshëm në një gjykatë australiane të martën pë...