BOTA

Britania e Madhe këtë vit është mikpritësja e Samitit të Procesit të Berlinit, Starmer: Ballkani vendi ku vendoset siguria e kontinentit

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Tetor 2025, 09:09

Britania e Madhe këtë vit është mikpritësja e Samitit

Kryeministri Starmer e cilëson Ballkanin Perëndimor vendin ku vendoset siguria e kontinentit. Në ditën e Samitit të Procesit të Berlinit Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj bandave të trafikantëve nga Ballkani.

Britania e Madhe këtë vit është mikpritësja e Samitit të Procesit të Berlinit.  Në Londër janë ftuar liderët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova. Ndërsa hapi të mërkurën, (22.10.) bisedimet me udhëheqësit ballkanikë në Londër, të cilat u përqendruan kryesisht në mënyrën si të përballohet sfida e migracionit,  Kryeministri britanik Keir Starmer u shpreh për Ballkanin Perëndimor si "pika kritike" e Evropës, citon agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Rajoni është përshkruar si udhëkryqi i Evropës, por është edhe vendi ku "siguria e kontinentit tonë vihet në provë", tha Starmer.

Në bisedimet e Samitit të Ballkanit ishin gjithashtu edhe Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kancelari austriak Christian Stocker së bashku me ministrat e Jashtëm nga Franca, Greqia dhe Italia dhe e ngarkuara e BE për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas nga Komisionit Evropian.

Starmer tha se bisedimet kësaj here përqendrohen tek siguria, migracioni dhe rritja ekonomike. Po ashtu liderët ballkanikë  diskutojnë si të trajtojnë "ndikimin keqdashës" të Rusisë, çrrënjosjen e korrupsionit dhe çështjet e përbashkëta të migracionit, shkruan agjencia AFP.

Sanksione ndaj bandave nga Ballkani

Britania e Madhe të mërkurën vendosi sanksione ndaj bandave dhe financuesve me bazë në Ballkan që ndihmojnë në lehtësimin e kalimeve në det me anije të vogla, pasi mbërritjet e migrantëve këtë vit përmes Kanalit të La Manshës pritet të tejkalojnë totalin e vitit 2024. Sanksionet e fundit të Mbretërisë së Bashkuar, merren në një kohë, kur Kryeministri Keir Starmer përballet me presion të madh në vend për të ndaluar hyrjet ilegale në MB. Ato u bënë të ditura, ndërsa Starmer priste udhëheqësit evropianë në samitin e Ballkanit Perëndimor.

Duke detajuar masat e reja, Ministria e Jashtme britanike tha se ato godasin rrjetin Krasniqi dhe krerët e tij, të cilët i përshkroi si "një grup i krimit të organizuar me bazë në Kosovë, përgjegjës për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara dhe furnizimin e tyre me bandat kriminale". Po ashtu sanksionohet Nusret Seferoviçin, udhëheqës i dyshuar i një bande kroate që furnizonte bandat ballkanike me pasaporta të falsifikuara kroate "për të lehtësuar hyrjen në vendet evropiane".

Lufta në Ukrainë përshpejtoi proceset integruese

Mbretëria e Bashkuar po ashtu kërkon të gjendet një marrëveshje për masa të mëtejshme për të ulur numrin e migrantëve që mbërrijnë ilegalisht në këtë vend. Mbretëria e Bashkuar është në bisedime e sipër me disa nga vendet për të pritur të ashtuquajturat qendra kthimi, ku Mbretëria e Bashkuar mund të dërgojë azilkërkuesit e refuzuar, përpara se të dëbohen. Përpara samitit, u tha, Kosova se ka shprehur gatishmëri për të pritur qendra të tilla migrantësh, ndërsa kryeministri i Shqipërisë përsëriti refuzimin e tij ndaj tyre dhe ai i Malit të Zi duket se sugjeroi se vendi i tij nuk po planifikonte të priste, por mund të ndikohej nga investimet në infrastrukturën e saj hekurudhore.

Samiti po mbahet si pjesë e Procesit të Berlinit, i nisur në vitin 2014 për të mbajtur gjallë integrimin dhe shpresën e vendeve të Ballkanit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që iu bashkua BE-së në më shumë se një dekadë është Kroacia, e cila u bë anëtare në vitin 2013. Progresi i integrimit për vendet e tjera ngeci me vite. Aspirantët janë në faza të ndryshme të udhëtimit drejt BE.

Që nga agresioni rus ndaj Ukrainës në vitin 2022 BE e ka gjallëruar procesin e integrimit me Ballkanin Perëndimor dhe është hapur më tej për të pranuar edhe anëtarë të rinj, si Ukraina. Ka mjaft shqetësime në BE se lufta në Ukrainë dhe konfrontimi në thellim i Rusisë me Perëndimin mund të përhapen në një rajon ende të prekur nga konfliktet./DW

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë