BOTA

Britania e Madhe mban zgjedhjet parlamentare

E.D Përditësimi i fundit 4 Korrik 2024, 18:48

Britania e Madhe mban zgjedhjet parlamentare

BRITANIA E MADHE- Votuesit në Britani të Madhe votojnë sot në zgjedhje parlamentare që pritet të largojnë nga qeverisja partinë konservatore pas katërmbëdhjetë vitesh në pushtet. Sipas anketave, Partia Laburiste pritet të fitojë bindshëm në një sfond të zymtë të gjendjes ekonomike, mosbesimit ndaj institucioneve dhe një strukture të rrënuar sociale ndërkohë që votuesit po kërkojnë ndryshim pas një periudhe që u shoqëruar me përplasje të brendshme dhe përçarje që çuan në ndryshimin e pesë kryeministrave brenda një periudhe tetëvjeçare.

Pas një dekade e gjysmë të qeverisjes nga konservatorët, votuesit britani po votojnë të enjten për të zgjedhur se kush do të qeverisë Britaninë e Madhe. Këto janë zgjedhjet e para që po mbahen që nga viti 2019 dhe anketat gjatë tërë fushatës në gjashtë javët e fundit kanë treguar epërsi të thellë të Partisë Laburiste të qendrës së majtë, e cila për herë të fundit ishte në pushtet në vitin 2005.

Votuesit shprehën shpresë për ndryshim dhe qëndrueshmëri ndërkohë që zgjodhën 650 ligjvënësit, në zgjedhjet parlamentare për një mandat pesë vjeçar.

“Kam shpresë, por nuk jam shumë optimiste. Po mundohem të jem optimiste, por jo të kem shpresa shumë. Dua një ekonomi më të mirë për të dobëtit, një qeveri më të mëshirshme dhe njerëz më të sinqertë,” thotë votuesja Leah Stewart.

“Unë jam optimist. Ishin 10, 12, 14 vite të tmerrshme andaj po ndihem mjaft besimplotë,” thotë votuesi Kingsley Craven.

Nëse rezultati i zgjedhjeve pasqyron epërsinë e anketave, udhëheqësi laburist, 61 vjeçari Keir Starmer mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë.
Zoti Starmer, një ish avokat që përqendroi fushatën e tij në gjendjen e sektorit të shëndetësisë, arsimit dhe kostos së jetesës, do të përballet me një mori sfidash në shumë fronte dhe burime të kufizuara për t’u dhënë atyre përgjigje.

Punonjësja sociale Natalie Wills, thotë se është koha për ndryshim.

“Shërbimet lokale janë shkatërruar nga konservatorët dhe duhet t’i japim një mundësi zotit Keir Starmer. Kam shpresë se do të ketë përmirësim nga ajo që kemi përjetuar në 14 vitet e fundit gjatë të cilave shërbimet janë dobësuar tërësisht,” thotë votuesja Natalie Wills.

Konservatorët kanë pranuar se laburistët duket se po shkojnë drejt fitores dhe u kanë kërkuar votuesve që të mos i japin partisë një "supershumicë". Partia konservatore përballet me kritika për rritjen e kostos së jetesës dhe krizës në Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë.

“Asgjë nuk eci si duhet në 14 vitet e fundit dhe mendoj se është shumë me rëndësi të kemi një rezultat të drejtë. Po shoh mundësi për një ndryshim të thellë,” thotë votuesi James Erskine.

“Ndryshim. Na duhet ndryshimi. Nuk do të gjykoj qeverinë aktuale, por mendoj se me të vërtetë na duhet ndryshim. Për mua, këto zgjedhje nuk kanë të bëjnë me politikat, por mundësi për të krijuar më shumë stabilitet, pragmatizëm dhe për të sjellë në qeveri njerëz të arsyeshëm,” thotë votuesi Roberto Martins.

40,000 qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në 10 të natës me orën lokale. Rezultatet pritet të shpallen në orët e para të së premtes./VOA

britania e madhe zgjedhjet parlamentare

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë