BOTA

Britania kërkon ndihmë nga Italia për çështjen e emigrantëve

n.f Përditësimi i fundit 18 Shtator 2024, 16:53
Britania kërkon ndihmë nga Italia për çështjen e
Foto ilustruese

ANGLI- Grupet e të drejtave të njeriut i kanë kërkuar Britanisë të mos kopjojë qasjen e Italisë në përpjekjen për të ulur numrin e emigrantëve që mbërrijnë në brigjet e saj. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgewell, Kryeministri britanik Keir Starmer shkoi në Romë këtë javë për të mësuar më shumë rreth suksesit të Italisë për trajtimin e migracionit, pasi një numër i madh njerëzish mbërrin me varka të vogla në Britani përmes Kanalit të La Manshit.

Në një kamp të improvizuar afër portit francez Calais, një grup emigrantësh, kryesisht sudanezë, presin për mundësinë e parë për të shkuar në Britani. Javën e kaluar tetë persona u mbytën duke kaluar Kanalin e La Manshit me varka të vogla. Emigrantët, të cilët kërkuan të mos identifikohen, thonë se janë të vendosur për të shkuar në Britani.

“Të gjithë këtu kanë frikë, por ne duhet ta përballojmë këtë rrezik, sepse duam të arrijmë në Britani. Nuk ka asnjë rrugë tjetër”, thotë një emigrant sudanez.

Më shumë se 22 mijë emigrantë e kanë bërë këtë vit udhëtimin me varka të vogla përmes Kanalit të La Manshit. Më shumë se 800 njerëz mbërritën të shtunën e kaluar.

Kjo është kthyer në një çështje të madhe politike. Kryeministri Keir Starmer shkoi në Itali të hënën për të mësuar nga suksesi i saj në uljen e emigracionit nga Afrika e Veriut.

“Ju keni bërë përparim të jashtëzakonshëm duke punuar me vendet përgjatë rrugëve të migracionit, duke u marrë me nxitësit e migrimit në vendet prej nga vijnë emigrantët dhe duke luftuar bandat. Si rezultat, ardhjet e parregullta në Itali nga deti janë ulur me 60% që nga viti 2022. Pra, jam i kënaqur që po thellojmë bashkëpunimin tonë”, tha Keir Starmer, Kryeministër i Britanisë.

Italia ka bërë marrëveshje shumë milionë dollarëshe me Libinë dhe Tunizinë për të ndaluar emigrantët të largohen nga brigjet e tyre. Organizatat për të drejtat e njeriut i akuzojnë këto vende për abuzim me emigrantët.

Roma nënshkroi gjithashtu një marrëveshje me Shqipërinë vitin e kaluar për të dërguar mijëra azilkërkues atje.

“Nëse funksionon, siç shpresoj se do të ndodhë, kjo mund të bëhej një mënyrë e re për t'u marrë me fluksin e migracionit”, thotë Giorgia Meloni, Kryeministre e Italisë. Kritikët vënë në dyshim qasjen e Italisë.

“Organizata ‘Amnesty Internationa’l ka dyshime nëse qasja italiane është në përputhje me detyrimet e saj ligjore ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut. Ajo që ne shpresojmë është se vende si Britania e Madhe të kenë një sistem funksional azili, një sistem që do t'i shqyrtonte kërkesat siç duhet, por me shpejtësi dhe do të trajtonte në mënyrë njerëzore emigrantët, që në shumë raste, po ikin nga situata të tmerrshme”, thotë Sacha Deshmukh, drejtues i organizatës “Amnesty International” në Britani.

Britania do t’i jap Francës afro 600 milionë dollarë për tre vjet për të rritur kontrollin e brigjeve franceze. Megjithatë, numri i emigrantëve vazhdon të rritet. Kryeministri Starmer tha se qëllimi kryesor mbetet kthimi i emigrantëve, që nuk i kanë plotësuar kushtet e azilit, në vendet e tyre të origjinës. Ai gjithashtu përmendi se qëllim mbetet edhe ‘shkatërrimi’ i bandave të kontrabandës./ VOA

britania e madhe italia meloni

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë