BOTA

Bundestagu gjerman rrëzon mocionin e debatuar për emigrantët

M.B. Përditësimi i fundit 31 Janar 2025, 22:04

Bundestagu gjerman rrëzon mocionin e debatuar për emigrantët

GJERMANIA- Lehtësimi ishte i madh kur nënkryetarja e Bundestagut, Petra Pau, shpalli rezultatin e votimit të premten në mbrëmje: Një fitore e ngushtë për ata që donin të ruanin distancën nga e djathta ekstreme. Me vetëm 12 vota më shumë, mocioni për "kufizimin e fluksit të emigracionit”, i propozuar nga CDU/CSU, u refuzua. Në total, 349 deputetë votuan kundër, 338 pro dhe 5 abstenuan. 

Ky projektligj synonte të ashpërsonte rregullat e migracionit dhe t'i jepte policisë federale më shumë kompetenca për dëbime. Por drama e vërtetë nuk ishte tek përmbajtja e tij, por tek mënyra se si CDU/CSU e paraqiti në parlament.Ishte e qartë që kjo nismë mund të kalonte vetëm me ndihmën e votave të AfD-së, diçka që deri më tani kishte qenë tabu në Bundestag. Për dekada, partitë kryesore kishin ruajtur një distancë të fortë nga e djathta ekstreme, por ky votim e sfidoi këtë rregull të pashkruar. 

"Një njollë që do t'ju ndjekë gjithmonë"  

Në sallën e Bundestagut, temperatura politike ishte në maksimum. Debati filloi katër orë me vonesë, pati shumë ndërprerje të gjata dhe fjalimet ndërpriteshin për shkak të akuzave të ndërsjella. Kreu i grupit parlamentar të SPD-së, Rolf Mützenich, e quajti këtë një moment historik, por jo në sensin pozitiv. "Nëse Unioni mbështetet në votat e AfD-së, kjo do të jetë një njollë që do t'i ndjekë gjithmonë”, paralajmëroi ai. 

Konservatorët e kryesuar nga Friedrich Merz, i cili është jo vetëm kryetar i grupit parlamentar CDU/CSU dhe i partisë CDU, por edhe kandidati kryesor per kanclear,  i hodhën poshte akuzat. "Askush në partinë time nuk i shtrëngon dorën AfD-së,” tha ai me ton të vendosur. "Kjo parti minon themelet e demokracisë sonë dhe ka synimin të shkatërrojë CDU-në.”

AfD: "CDU/CSU ka kopjuar programin tonë” 

Annalena Baerbock, ministrja e jashtme (Të Gjelbrit), kujtoi se parashtrimi i mocionit për ndryshimin e ligjit te migracionit u bë pikërisht më 29 janar, kur Bundestagu përkujtoi edhe viktimat e Holokaustit. "Dita e mërkurë filloi me një përkujtim të viktimave të nazizmit dhe përfundoi me të djathtët ekstremë që qeshnin dhe festonin në parlamentin tonë. Kjo është një thyerje e rëndë e tabuve,” tha ajo. Mesazhi ishte i qartë: CDU/CSU kishte shkelur vijën e kuqe dhe tani duhej të përballej me pasojat.  

Deputetët e AfD-së, që me në krye Alice Weidel, si kandidate për kancelare, kanë kohë që po përpiqen ta tërheqin CDU/CSU nga vetja, nuk e fshehën kënaqësinë as të premten: "Një ndryshim i vërtetë në politikën e migracionit mund të vijë vetëm me AfD-në. CDU/CSU e ka kopjuar programin tonë, prandaj po e mbështesim.” 

Opinioni publik pro kufizimit të migracionit, kundër bashkëpunimit me AfD

Megjithëse projektligji u refuzua, çështja që la kjo javë të hapur është se deri ku është e gatshme të shkojë CDU/CSU për të siguruar pushtetin. Sidoqoftë, ky episod i jashtëzakonshëm në Gjermaninë e pasluftës, për momentin duket se nuk ka ndryshuar preferencën e gjermanëve për votim: 

Ndërsa 23 shkurti i zgjedhjeve parlamentare sa vjen e afrohet, sondazhet më të fundit vijojnë të kenë në krye: CDU/CSU me 30%, pasuar nga AfD me 20%. SPD dhe të Gjelbrit me 15%, dhe Aleanca Sahra Wagenknecht që arrin në 5%. FDP dhe E majta (Die Linke) rrezikojnë të mbeten jashtë parlamentit, pasi qëndrojnë nën pragun prej 5%. 

Një sondazh i shpejtë i televizionit publik gjerman, ARD-së, tregoi se shumica e gjermanëve janë pro shtrëngimit të politikave të migracionit, por po aq gjermanë janë edhe kundër çdo lloj bashkëpunimi me AfD-në./ DW

gjermania

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë