BOTA

Bundestagu mblidhet sot dhe vendos për çështjen e votëbesimit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz

n.f Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2024, 12:42
Bundestagu mblidhet sot dhe vendos për çështjen e
Olaf Scholz

GJERMANI- Të hënën Bundestagu vendos për çështjen e votëbesimit që shtron kancelari gjerman, Olaf Scholz. Zgjedhjet e parakohshme janë planifikuar më 23 shkurt.  Për zgjedhjet e parakoshme të planifikuara më 23 shkurt debatohet kudo në Gjermani. Por zhvillimi i tyre kërkon ndjekjen e procedurave të caktuara të lidhura me kuadrin ligjor zgjedhor të Gjermanisë. Hapat kryesorë: Kancelari shtron së pari çështjen e votëbesimit në Bundestag,  dhe duhet ta humbasë atë, gjë që pritet të ndodhë të hënën. (16.12.) Më pas presidenti federal shpërndan parlamentin. Si pasojë duhet që brenda 60 ditësh të mbahen zgjedhjet e reja.

Si funksionon procesi i votëbesimit, çfarë ndodh pas tij?


Në përputhje me nenin 68 të ligjit themelor gjerman, kancelari federal paraqeti një mocion në Bundestag për të kërkuar votëbesimin ndaj tij. Olaf Scholz e bëri këtë me shkrim më 11 dhjetor 2024 dhe ia dërgoi Presidentes së Bundestagut, Bärbel Bas.

Sipas nenit 68 paragrafit 2 të ligjit themelor gjerman, votimi për kërkesën e kancelarit mund të bëhet jo më herët se 48 orë pas pranimit të saj. Votëbesimi zhvillohet të hënën në Bundestag. Nëse kancelari nuk do merrte një shumicë absolute prej 367 votash pro në këtë votim, do të thotë se e humb votëbesimin. Abstenimet e mundshme nga deputetët do të kishin të njëjtin efekt si një votë kundër. Duhet të bëhet një votim me emër, dhe dihet publikisht se cili deputet dhe si ka votuar. Pas humbjes së votëbesimit, kancelari mund t'i sugjerojë Presidentit Federal që të shpërndahet Bundestagu. Scholz tashmë ka njoftuar se do ta bëjë këtë. Presidenti federal duhet ta bëjë këtë nga e hëna brenda 21 ditësh.

Presidenti federal, Steinmeier mund ta bëjë këtë, por jo patjetër. Kriteri kryesor është nëse krijohet një situatë e  paqëndrueshme politikisht. Në fjalimin e tij më 7 nëntor 2024, menjëherë pasi u prish koalicioni, Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier tha, se një mazhorancë e qëndrueshme dhe një qeveri e aftë për të vepruar do të jenë pikë referimi për vendimin e tij. Nga kjo mund të konkludohet, se ai anon drejt shpërbërjes së Bundestagut.

Nëse Presidenti Federal shpërndan Bundestagun, duhet të ketë zgjedhje të reja brenda 60 ditëve nga shpërbërja e tij. Kështu thuhet në nenin 39, paragrafi 1, fjalia 4 e ligjit themelor. Dita e zgjedhjeve federale përcaktohet zyrtarisht nga Presidenti Federal në përputhje me Ligjin Federal Zgjedhor. Në Gjermani është përcaktuar 23 shkurti.

A do të vazhdojë kancelari detyrën pas humbjes së votëbesimit?


Humbja e votëbesimit dhe shpërbërja e Bundestagut nuk e ndryshojnë faktin që kancelari dhe qeveria e tij janë në detyrë si zakonisht. Funksioni i kancelarit federal përfundon vetëm kur një Bundestag i ri mblidhet pas zgjedhjeve të reja (neni 69 i ligjit themelor). Edhe atëherë, kancelari Scholz qëndron në detyrë me kërkesë të Presidentit Federal, derisa një Bundestag i sapozgjedhur të ketë zgjedhur kancelarin e ri./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë