BOTA

"Bundestagu miraton miliardat për mbrojtje dhe infrastrukturë", DW: Hapi i fundit, Këshilli Federal! AfD kritikon ashpër legjitimitetin e vendimit

n.f Përditësimi i fundit 18 Mars 2025, 18:53

"Bundestagu miraton miliardat për mbrojtje dhe

GJERMANI- Pas debatesh të gjata dhe polemikave të ashpra, Bundestagu më në fund miratoi me dy të tretat e votave një ndryshim kushtetues që do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si financohet mbrojtja gjermane. Me këtë vendim, frena buxhetore nuk do të kufizojë më shpenzimet për ushtrinë. Për ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë votuan pro 513 deputetë, ndërsa 207 votuan kundër; nuk pati asnjë abstenim.

Pjesë e këtij vendimi historik ishte edhe miratimi i një fondi special prej 500 miliardë euro për investime në infrastrukturë dhe klimë, të cilat do të shtrihen në 12 vitet e ardhshme. Investimet synojnë modernizimin e rrugëve, sistemeve energjetike, por edhe shkollave. 

Merz: "Është një luftë edhe kundër vendit tonë që ndodh çdo ditë"


Friedrich Merz, kandidati për kancelar nga CDU dhe arkitekti kryesor i kësaj pakete, e paraqiti vendimin si një hap të domosdoshëm për sigurinë kombëtare dhe evropiane, kondicionuar nga lufta e Putinit ndaj Ukrainës. "Është një luftë edhe kundër vendit tonë që ndodh çdo ditë, me sulme ndaj rrjeteve tona të të dhënave, me shkatërrimin e linjave të furnizimit, me zjarrvënie, me vrasje të porositura në territorin e vendit tonë, me spiunim të kazermave dhe me fushata dezinformimi që mashtrojnë shoqërinë tonë," paralajmëroi Merz.

Merz këmbënguli se Gjermania duhet të jetë e përgatitur për një epokë të re sfidash globale. "Tani duhet ta rindërtojmë aftësinë tonë mbrojtëse thuajse nga e para, me strategji të reja, me armatim të teknologjisë së lartë, me sisteme të automatizuara dhe me mbikëqyrje të pavarur satelitore evropiane, me kontrata të besueshme dhe të planifikueshme që u jepen mundësisht prodhuesve evropianë" tha ai. 

Pistorius: "Kjo është një epokë e re për Evropën dhe Gjermaninë"


Në një fjalim që synonte të qetësonte skeptikët, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius (SPD), theksoi se ky vendim nuk bëhet për të militarizuar vendin, por për ta mbajtur atë të sigurt. SPD, e cila mund të jetë partnere në qeverinë e ardhshme, kishte kërkuar që krahas borxheve për mbrojtjen, të miratohej edhe borxhi për infrastrukturën. "Po hyjmë në një epokë të re për Evropën, për Gjermaninë, për NATO-n dhe për brezat e ardhshëm. Sot bëhet fjalë mbi të gjitha për sigurinë e fëmijëve dhe nipërve tanë. Prandaj po propozojmë një paketë të plotë financimi. Kjo siguron që aftësia jonë mbrojtëse të forcohet, pa rrezikuar kohezionin tonë shoqëror," tha Pistorius.

AfD kritikon ashpër legjitimitetin e vendimit

Shumë deputetë, shumica nga Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) u përpoqën ta ndalonin këtë vendim me kërkesa urgjente në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se Bundestagu i mëparshëm po përdorej për të cementuar pushtetin e qeverisë së ardhshme. Bundestagu i ri do të konstitutohet të martën e ardhshme, më 25 mars 2025 dhe një e treta e deputetëve të tij përbëhet nga AfD dhe E majta. Këto dy parti e kundërshtojnë fuqimisht këtë paketë, secila për arsye të ndryshme.

Kryetari i AfD-së, Tino Chrupalla, kritikoi vendimin me tone të ashpra: "Bundestagu i 20-të i zgjedhur më parë po përdoret për të forcuar qeverinë e ardhshme federale, sepse vetëm këtu ata kanë shumicën. Edhe pse shumica e deputetëve të rinj janë të pranishëm sot, ky proces mund të ishte bërë me ta," tha ai. Chrupalla vuri në pyetje legjitimitetin e vendimit. "Dhe ne duhet të pyesim: Ku është Olaf Scholz? Ai ende drejton qeverinë sipas Kushtetutës. A nuk është kjo një farsë?"

Hapi i fundit: Këshilli Federal

Pas miratimit në Bundestag, paketa ligjore duhet të kalojë me dy të tretat e votave edhe në Këshillin Federal, ku pritet të shqyrtohet dhe të hidhet për miratim miratohet të premten e ardhshme, më 21 mars 2025./DW 

gjermani bundestag plani per mbrojtjen dhe infrastrukturen

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë