“Protestoj për të ardhmen e fëmijëve të mi”/ Qytetari: Jam shoqëruar disa herë nga policia, por nuk tërhiqem
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
TURQI - Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në Stamboll dhe në qytete të tjera nëpër Turqi për natën e pestë radhazi të dielën, pasi rivali kryesor politik i presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan, Ekrem Imamoglu u arrestua formalisht dhe u akuza për korrupsion.
Polica ka përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe topa uji kundër protestuesve, të cilët po valëvitnin flamuj turq dhe po mbanin në duar pankarta pro-opozitës. Thuhet gjithashtu se ka pasur përleshje mes policëve dhe protestuesve.
Imamoglu, kryetar i Stambollit, pritej të zgjidhej gjatë një votimi më 23 mars si kandidat i Partisë Republikane Popullore (CHP) për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi, të planifikuara për vitin 2028.
Por, Imamoglu dhe dhjetëra të tjerë, përfshirë politikanë, gazetarë dhe sipërmarrës u ndaluan më 19 mars si pjesë e një hetimi kundër korrupsionit.
Kryetari i njohur i Stambollit u arrestua formalisht më 23 mars dhe u akuza për “themelimin dhe menaxhimin e një organizate kriminale, marrjen e ryshfetit, përvetësimin” dhe vepra të tjera penale.
Imamoglu - i cili është anëtar i CHP-së, partisë kryesore opozitare kundër aleancës qeverisëse të Erdoganit - ka mohuar akuzat kundër tij, duke i përshkruar ato si "akuza dhe shpifje të paimagjinueshme".
"Nuk do të përulem kurrë", shkroi Imamoglu në X para se të arrestohej.
Arrestimi i Imamoglut shihet si akt i motivuar politikisht për ta larguar atë nga gara presidenciale. Megjithatë, qeveria këmbëngul se gjykatat e vendit janë institucione të pavarura.
Bashkëshortja e Imamoglut, Dilek Kaya Imamoglu, iu drejtua protestuesve pranë bashkisë së Stambollit në mbrëmjen e së dielës, duke u thënë se "padrejtësia" që ka përjetuar bashkëshorti i saj ka "prekur çdo ndërgjegje".
Arrestimi i Imamoglut dhe të tjerëve ka përshkallëzuar më tej tensionet politike dhe ka nxitur protesta në mbarë Turqinë, me demonstrues që janë mbledhur në të paktën 55 provinca për të shprehur mbështetjen e tyre për të.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, shkroi në rrjetet sociale se mbi 340 persona u arrestuan gjatë protestave në qytetet kryesore.
"Nuk do të ketë tolerancë për ata që kërkojnë ta prishin rendin shoqëror, ta kërcënojnë paqen dhe sigurinë e popullit dhe mbjellin kaos e provokime", tha ai, duke përmendur qytetet, mes të cilëve Stambolli, Ankaraja, Izmiri, Adana, Antalia, Çanakale, Eskishehiri, Konia dhe Edrene.
Megjithatë, kryetari i Bashkisë së Ankarasë, Mansur Yavas, i cili është gjithashtu anëtar i CHP-së, u tha gazetarëve të dielën se burgosja e kolegut të tij është turp për sistemin gjyqësor.
Kryetari i CHP-së, Ozgur Ozel, e dënoi arrestimin e Imamoglut si "përpjekje për grusht shteti kundër presidentit tonë të ardhshëm".
Disa vende evropiane kanë shprehur shqetësim për zhvillimet në Stamboll, duke thënë se kanë frikë për pasojat ndaj demokracisë pas këtij veprimi.
"Arrestimi i kryebashkiakut është thellësisht shqetësues", tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
"Turqia duhet t’i respektojë vlerat demokratike, veçanërisht të drejtat e zyrtarëve të zgjedhur", shtoi ajo.
Imamoglu kryeson ndaj Erdoganit në disa sondazhe. Erdogani e ka arritur kufirin e dy mandateve si president, pasi më parë ka shërbyer si kryeministër i vendit.
Nëse ai kërkon të garojë përsëri, siç pritet, duhet ose të shpallë zgjedhje të parakohshme ose ta ndryshojë Kushtetutën./REL
TURQI- Dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë Turqinë kanë protestuar kundër arrestimit të kryebashkiakut t&eum...
SHBA- Një gjykatë amerikane mban sot një seancë për padinë e Radios Evropa e Lirë kundër Agjencisë Amerikane p&eu...
bernie sanders SHBA- Senatori amerikan Bernie Sanders është shprehur se turneu i tij "Luftimi i oligarkisë" është një pë...
SHBA- Ish-komandanti Suprem i NATO-s, Wesley Clark ka reaguar në lidhje me raportimet që administrata e presidentit Donald Trump po konsideron ndrys...
SHKUP- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Volkovë të Shkupit. Mësohet s...
GJERMANI- 150 persona humbën jetën më 24 mars 2015 kur një aeroplan i Germanwings u rrëzua në alpet franceze. Deri më sot k...
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu akuzoi sot kreun e Shin Bet se ka kryer hetime pa leje për ministrin e Sigurisë Komb&eum...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me portretin e tij zyrtar në Kapitolin e Shtetit t&...
KOSOVË- Presidentje e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në "Facebook" në 26-vjetor...
TURQI- Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu ka ndarë një mesazh nga burgu përmes avokatëve të tij duke thënë se ë...