BOTA

Burimet e sigurisë: Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Ibrahim Aqil

n.f Përditësimi i fundit 20 Shtator 2024, 18:46
Burimet e sigurisë: Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Ibrahim
Foto ilustruese

IZRAEL- Izraeli vrau të premten një komandant të lartë të Hezbollahut në një sulm ajror në periferi të Bejrutit, në pjesën jugore të tij, njoftuan dy burime të sigurisë në Liban. Ky zhvillim përshkallëzon edhe me ashpër konfliktin njëvjeçar mes Izraelit dhe grupit të mbështetur nga Irani.

Objektiv ishte komandanti i operacioneve të Hezbollahut, Ibrahim Aqil, i cili shërbente në organin më të lartë ushtarak të grupit, thanë të njëjtat burime si dhe radio e ushtrisë izraelite. Ibrahim Aqil u vra së bashku me anëtarët e njësisë elitare të Hezbollahut 'Radwan', teksa po mbanin një takim, tha një nga burimet e sigurisë. Sipas shifrave paraprake të bëra të ditura nga ministria e Shëndetësisë e Libanit, gjatë sulmit u vranë tetë persona dhe u plagosen 59 të tjerë.

Sulmi shkaktoi një tjetër goditje ndaj Hezbollahut pasi grupi pësoi një sulm të paprecedentë në fillim të kësaj jave, gjatë të cilit pajisje elektronike të njohura si bipër si dhe radio dore, të përdorura nga anëtarët e grupit shpërthyen duke vrarë 37 persona dhe plagosur 3 mijë të tjerë. Sulmi besohet gjerësisht se është kryer nga Izraeli, i cili as nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij.

Ushtria izraelite tha se kishte kryer një "sulm me objektiv të përcaktuar" në Bejrut, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Kjo është hera e dytë në më pak se dy muaj që Izraeli vë në shënjestër një komandant ushtarak të Hezbollahut në Bejrut. Në korrik, si pasojë e një sulmi ajror izraelit, u vra Fuad Shukr, komandanti më i lartë ushtarak i grupit.

Për kapjen e Ibrahim Aqil, Shtetet e Bashkuara kishin vendosur një shpërblim prej 7 milionë dollarësh, për shkak të lidhjeve të tij me bombardimin e përgjakshëm të marinsave në Liban, në vitin 1983, thuhet në faqen e internetit të Departamentit amerikan të Shtetit.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se ai nuk ishte në dijeni të ndonjë njoftimi nga ana e zyrtarëve izraelitë bërë Shteteve të Bashkuara përpara sulmit në Bejrut. Ai shtoi se amerikanëve i është kërkuar me forcë të mos udhëtojnë drejt Libanit ose të largohen nëse janë aktualisht atje.

"Lufta nuk është e pashmangshme dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta parandaluar atë", tha zoti Kirby.

Ky zhvillim vjen pasi Izraeli kreu nje ditë më parë një nga sulmet më intensive ndaj Libanit në një vit, që prej fillimit të konfliktit në Gazë. Ushtria izraelite njoftoi se avionët e saj goditën rreth 100 sisteme raketahedhësish në pjesën jugore të Libanit, që sipas saj, do të përdoreshin për të goditur Izraelin.

Ndërkohë sot transmetuesi publik izraelit ‘Kan’ njoftoi se Libani kishte lëshuar rreth 150 raketa drejt Izraelit. Ushtria izraelite tha se 120 raketa ishin lëshuar në Lartësitë e Golanit, dhe se e disa prej tyre ishin interceptuar. Deri tani nuk ka patur njoftime për viktima.

Hezbollahu njoftoi se kishte kryer shtatë sulme ndaj objektivave izraelite. Zhvillimet e fundit pasojnë shpërthimet e së martës dhe së mërkurës në Liban, të pajisjeve të pajisjeve të komunikimit të njohura si bipër, si dhe radiove të dorës që përdoreshin nga Hezbollahu. Këta të fundit kanë akuzuar Izraelin se qëndron pas shpërthimeve. Izraeli as nuk i ka mohuar dhe as pohuar këto akuza.

Sulmet e fundit e kanë pershkallëzuar edhe më tej konfliktin mes dy vendeve. Shtëpia e Bardhë tha se një zgjidhje diplomatike ishte e arritshme dhe urgjente.

“Përkushtimi ynë, ndaj sigurisë së Izraelit është i hekurt. Ne jemi të palëkundur – ndaj të gjitha kërcënimeve që mbështeten nga Irani, përfshirë Hezbollahun. Por ajo që kemi thënë është se zgjidhja diplomatike është e arritshme dhe padyshim urgjente”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre në një konferencë për shtypin të enjten pasdite.

Thirrjeve për një armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hezbollahut iu bashkua edhe Britania e Madhe dhe Franca. Presidenti francez Emmanuel Macron garantoi mbështetjen e vendit të tij për Libanin.

“Mes këtij pështjellimi dhe pikëllimi, Franca qëndron në krahun tuaj sepse lufta nuk është e pashmangshme. Franca nuk do të pushojë së këmbënguluri se e ardhmja e Libanit duhet të shkruhet në Liban, nga populli libanez”, tha ai.

Shpërthimet e së martës dhe të mërkurës të pajisjeve të komunikimit dhe radiove të dorës në Liban, që përdoreshin nga grupi Hezbollall, shkaktuar vdekjen e 37 personave dhe plagosjen e mbi 3 mijë të tjerëve.

Ajo që vazhdon të mbetet mister është se si u vendos lënda shpërthyese brenda këtyre pajisjeve dhe si u komandua shpërthimi i tyre në distancë. Përpjekjet për përgjigje kanë përfshirë Tajvanin, Bullgarinë, Norvegjinë dhe Rumaninë.

Sot autoritetet në Tajvan dhe Bullgari mohuan përfshirjen në zinxhirin e furnizimit të mijëra bipërve që shpërthyen të martën në Liban.

Hezbollahu i lidhur me Iranin është zotuar se do të hakmerret ndaj Izraelit. Konflikti mes Hezbollahut me Izraelin daton prej dekadash, por u ndez vitin e kaluar paralelisht me luftën në Gazë mes Izraelit dhe grupit të militantëve të Hamasit, duke rritur shqetësimet për një luftë të gjerë rajonale./ VOA

komandanti i lartë i hezbollahut ibrahim aqil

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë