BOTA

Burimet: Presidenti Biden do të marrë emërimin e partisë përmes një votimi virtual përpara kuvendit

n.f Përditësimi i fundit 16 Korrik 2024, 07:45
Burimet: Presidenti Biden do të marrë emërimin e partisë
Biden

SHBA- Brenda disa javësh Presidenti Joe Biden do të marrë emërimin e Partisë Demokrate përmes një votimi virtual, pavarësisht thirrjeve për t’u tërhequr nga gara presidenciale, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters katër individë të përfshirë në proces. Emërimi virtual bëhet në prag të mbajtjes së kuvendit kombëtar demokrat në Çikago në fund të gushtit,

Zakonisht, demokratët dhe republikanët i shfrytëzojnë kuvendet kombëtare për të emëruar zyrtarisht kandidatët e tyre presidencial. Por demokrati Biden do të marrë emërimin zyrtar disa javë përpara se partia e tij të hapë kuvendin kombëtar në Çikago më 19 gusht.

Nuk është e qartë se si do të funksionojë saktësisht procesi i emërimit të hershëm, thanë zyrtarët demokratë.

Votimi virtual është një "ide e keqe”, thotë Aaron Regunberg, anëtar i komitetit drejtues të grupit demokrat “Pass the Torch”, duke shtuar se kjo, “do të minonte thellësisht moralin e demokratëve, delegatëve, vullnetarëve, organizatorëve, donatorëve dhe votuesve të zakonshëm, në situatën më të keqe të mundshme”.

THIRRJET PËR TËRHEQJEN E ZOTIT BIDEN NGA GARA

Presidenti Biden, 81 vjeç, përballet me një trysni të vazhdueshme nga disa ligjvënës, donatorë dhe aktivistë për t’u tërhequr nga gara presidenciale pas paraqitjes së tij katastrofike në debatin presidencial, çka ka ringjallur pikëpyetjet në lidhje me shëndetin e tij mendor.

Zyrtarët e fushatës së Presidentit Biden thanë se presin që përpjekja për vrasjen e rivalit republikan Donald Trump të shtunën, të ulë trysninë ndaj zotit Biden për t'u larguar nga gara.

Presidenti Biden ka këmbëngulur në mënyrë të përsëritur se nuk do të tërhiqet nga gara dhe se është i përgatitur më së miri për të mundur republikanin Trump.

Marrja e emërimit të Presidentit Joe Biden si kandidat zyrtar i Partisë Demokrate për zgjedhjet e nëntorit, përmes një votimi virtual, mund të përshpejtojë procedurën dhe mënjanojë sfiduesit e mundshëm.

Por konfuzioni rreth procesit virtual pasqyron kaosin që ka përfshirë demokratët, ndërsa udhëheqësit e lartë përpiqen të shpëtojnë kandidaturën e zotit Biden, thanë burimet. Nuk duket të ketë ndonjë përpjekje të përcaktuar mirë për të kaluar mbështetjen e delegatëve tek një kandidat tjetër përpara votimit virtual.

Emërimi i hershëm është i nevojshëm pasi një ligj i shtetit Ohajo kërkon që kandidatët për president në fletën e votimit të kenë marrë emërimin zyrtar të partive deri më 7 gusht, përpara zhvillimit të kuvendit demokrat në Çikago.

Megjithatë, në muajin maj, guvernatori i Ohajos Mike DeWine, nënshkroi një ligj për të siguruar emrin e zotit Biden në fletën e votimit, pas një projektligji të miratuar nga legjislatura republikane e atij shteti.

Votimi virtual mënjanon mundësinë e një beteje të drejtpërdrejtë në sallën e kuvendit në Çikago që mund ta vërë zotin Biden në siklet dhe shkaktojë kaos për fushatën e tij presidenciale.

Shumë nga detajet e votimit virtual do të përcaktohen mes datave 19 dhe 21 korrik, thanë zyrtarët. Disa zyrtarët të lartë të partisë dhe të fushatës së Presidentit Biden thanë se votimi virtual do të jetë i ngjashëm me kuvendin e vitit 2020, gjatë kohës së pandemisë së COVID-19.

Në kuvendin demokrat do të marrin pjesë 4,532 delegatë. Për të marrë emërimin, një kandidat për president duhet të sigurojë mbështetjen e shumicës së delegatëve ose rreth 1895 prej tyre gjatë raundit të parë. Në të kundërt, superdelegatët, të cilët kanë të drejtë të votojnë sipas dëshirës, do të marrin pjesë në raundit pasues për të ndihmuar në emërimin e një kandidati zyrtar.

NË RAST TË TËRHEQJES SË ZOTIT BIDEN NGA GARA

Nëse zoti Biden tërhiqet nga gara pas emërimit zyrtar, 435 anëtarët e Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC) do të zgjidhnin një kandidat të ri, përmes një seancë të posaçme.

Anëtarët janë të ndarë afërsisht në mënyrë të barabartë mes burrave dhe grave, si dhe grupeve të ndryshme elektorale, përfshirë përfaqësuesit e LGBTQ dhe pakicave racore./ VOA

biden shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë